jam militant, militant partie
kokëshqopë, erë dhie
kokëpakrehur, bythëpalarë
sahanlëpires i paparë
une jam i pari, i pari jam une
kam dhënë kontribute
kam vjel frute
kam dhënë prova
une jam provë
fjalëpakë
se s’di shumë fjalë
une bërtas
ulëras
ngas
makinën pa frena me shpejtësi dhe bories i bie me furi
hej, kush ishte ai? përpak shtypa njërin
kur festoj, festoj tamam
mund ta bëj ndonjë kurban
unë jam ai që jam
dhe ai kam qen gjithmonë
ju qe s’më keni njohur
do ta kuptoni shum vonë
se e ardhmja un jam
un godas, shaj, ulëras
më hapni rrugë se ju vras
jam harbut e hajdut
i lig e i pangopur
un jam ai që thon
“e ardhmja shqiptare e shqiperise, e ardhmja juaj evropiane”
na thonë te ulemi e te bisedojmë
ne bejme sikur degjojmë dhe bejmë atë që funksionon
dhe ka funksionuar gjithmonë
e keshtu dhe do vazhdojmë
nga une mbin e rritet frika
nga une çel e lulëzon tmerri
si nje krimb që del nga plehu
rrofte partia! poshte atdheu!
një ditë pa diell është si nata
një natë pa hënë është si e ardhmja
unë do behem drejtor, shef, inspektor
me makinë te re do dal në Shtator
unë jam si muti, aty, këtu, atje
si unë ka plot në çdo hale
partia ime fitoi
ndryshimi i vertete filloi
do ketë shumë ndryshime
do ec treni në rrugë makine
herë tjetër me tren do dal të festoj
hapni rrugen se do t’ju masakroj
Ky jam une. kush jeni ju?
Partia ime fitoi, mjere ju!



Nje pergjigje per jam militant