nga Andon Ledhi.
Pas 6 muajsh dhe 200,000 eurosh, ndermarja gjermane e matjes se cilesise “Wari Lescht” e nxorri listen, ose renditjen, ose rankimin, ose si te duash vete, te 62 universiteteve me te mira ne Shqiperi.
1. Ne vend te pare doli Universiteti “100 Vitrinat” .
Drejtori i kompanise gjermane Frank Ziegele dhe Zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj u prezantoi me kete rast nje pllake me mbishkrimin: “Fshati qe duket, s’do kallauz”. Gjate prezantimit te cmimit Znj Malaj shtoi se ajo vete eshte gjithashtu nje admiruese e sapun operes me te njetin emer.
Me pas u ndane dhe cmimet e tjera ne renditjen e rankuar si vijon:
2. Universiteti Kristal mori cmim te pare per cilesine dhe sasine e parkimit.
3. Universiteti Nju Jorkut ne Tirane per ajrin me te mire te kondicionuar.
4. Universiteti Europian i Tiranes per larjen me te mire te xhamave te fasades.
5. Universiteti UFO per emrin me te shkurter.
6. Universiteti “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë” per emrin me te gjate.
7. Universiteti Nderkombetar, si me kombetari
8. Universiteti Metropolitan si me popullori ne fshatrat e thella dhe te ngushta malore.
9. “Tirana Buisnes University” per emrin me te bukur.
10. Universiteti Galaktik per faktin qe askush nuk mund ta mendonte qe mund te ekzistonte dicka e tille ne planetin tone.
11. Universiteti Nderplanetar per sloganin me te bukur “Me ne do veni prapa diellit.”
12. Universiteti Bujqesor i Kamzes si me Bujqesori.
13. Universiteti i Tiranes si universiteti ku ke me shume opsione per te pire kafe.
14. Universiteti Amerikan si me amerikani.
15. Universiteti Afrikan si me i riu.
… e keshtu me rradhe. U gjet nga nje kualitet i vecante per cdo universitet. Dhe te gjithe e gjeten nje vend ne renditje, kush me poshte e kush me larte e kush me ngritje.
Ne ceremonine e rastit moren pjese dhe shume figura te shquara te shkences dhe intelektit si veterinere, peshngrites, agronom, peshkatare dhe zooteknik duke vecuar ketu Myqerrem Tafajn, Gudar Beqirin, Halit Shamaten, Bardhyl Musain e ndonje tjeter.
Kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria ka nevojë për investime në arsim më shumë se cdo vend tjetër, por njëkohësisht dhe universitetet kane nevoje per kualitete te vecanta si ato me te cilat u vleresuan universitetet e mesiperme.”
“Universitetet tona ekzotike se bashku me turizmin malor, fushor dhe kodrinor na vecojne ne nga bota!” Vazhdoi kryeministri. “Arsimi i lart ketu tek ne eshte si nje makine me drita te gjata ne nje nate pa hene dhe nje rruge te erret plot gropa” e thelloi me tej mendimin e tij kryeministri duke iu kthyer pastaj atyre qe ishin prezent.
“akademikët dhe studentët kërkojnë sa më shumë cilësi sasiore, prandaj se shpejti dhe numri i universiteteve do ta kaloje nje qindshin”. Nga ana tjetër, “edhe renditja apo rankimi duhet të jetë periodike për universitetet, si ata qe ishin, ata qe jane sot, dhe ata qe do te jenë” – tha ai.
Nga fundi i listes binte ne sy dhe Universiteti i Vlores “Ismail Qemali” i cili vitin qe shkoi u rendit si universiteti me i mire ne Shqiperi nga nje organizate boterore e rankimeve ne saje te faqes ueb me te bukur dhe disa gjera te parendesishme si “puna shkencore.” Per ata qe mbajne mend ky event koincidoi edhe me fillimin e nismes se lartpermendur per te mos i lene rankimet te behen mbi baza te cilat nuk nxjerrin te preferuarit e qeverrise ne krye.
Kesaj rradhe Universiteti i Vlores “Ismail Qemali” u vleresua nga fundi i listes vetem per programin me cilesor ne “Peshkim Detar.”
Me kaq u mbyll dhe kjo pune. Vitin Shkollor qe vjen te shkoni te gjithe ne universitet, me KUÇ e me MAÇ, si thone ata nga Vlora. Tani e dini dhe rënkimin e arsimit te larte keshtu qe zgjidhni me mend ne koke e me koke ne xhep!




eh, dil o bythe te besh sehir
e shkaterruan universitetin e vlores, vune nje koqe kandari rektor, zotin doganjier fshatar nga alibani albert qarri, dhe vajti per lesht e p..ckes se nores ajo pune
ha ha, kan me te vertete peshkim detar keta te vlores.
http://www.google.com/#sclient=psy&hl=en&source=hp&q=universiteti+i+vlores+Peshkim+Detar&pbx=1&oq=universiteti+i+vlores+Peshkim+Detar&aq=f&aqi=&aql=&gs_sm=e&gs_upl=1121l5838l0l6141l24l22l0l3l3l1l530l6358l0.1.7.7.2.2l19&bav=on.2,or.r_gc.r_pw.&fp=39b0a615b729321b&biw=1280&bih=581
http://www.univlora.edu.al/?page_id=503
atje kam me e cu cunin mot
Oh moj shqiperi e mjere, c’te ka marre koka ere.
Cmenduria e ketij popullit tone vazhdon. Mos harroni se nuk jemi shume te zgjuar. Ne jemi ata qe i dhame biliona dollare gjallices e vehbiut me shoke. Ne jemi kopane dhe keto gjera qe na ben kjo qeveri ne i meritojme.
Disa kane shprehur mosbesim per emrat e “universiteteve” te permendura ketu. Prandaj po afishoj listen e plote te marre nga siti i qeverrise:
http://www.aaal.edu.al/AL/ial_te_vler.htm
INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË TË VLERËSUARA
1. Universiteti i Tiranës
2. Universiteti Politeknik i Tiranës
3. Universiteti Bujqësor i Tiranës
4. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
5. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
6. Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër
7. Universiteti “Fan S. Noli ” Korçë
8. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
9. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
10. Akademia e Arteve të Bukura
11. Universiteti i Sporteve i Tiranës
12. Qëndra e studimeve albanologjike
13. Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”
INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË TË VLERËSUARA DHE TË HAPURA ME VKM
Shkolla e Lartë Universitare ” University of New York – Tirana”
Shkolla e Lartë Universitare “Luarasi”
Universiteti Privat “Ufo University ”
Shkolla e Lartë Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë ”
Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”
Shkolla e Lartë Universitare “Marin Barleti”
Shkolla e Lartë Universitare “Kristal”
Shkolla e Lartë Universitare “Justiniani i Parë”
Shkolla e Lartë Universitare “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës ”
Shkolla e Lartë Universitare Universitare “Justicia ”
Shkolla e Lartë Universitare “Aldent”
Shkolla e Lartë Universitare “Medikadent”
Shkolla e Lartë Universitare “Wisdom University ”
Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Polis ”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Epoka ”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës ”
Kolegji Profesional Privat, “Luigj Benussi”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “ISSAT”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Nehemia”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Europiane për Turizmin ”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”
Institucioni i Arsimit të Lartë, “Illyria”
Kolegji Profesional Privat , “Dentarium – AL ”
Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë
Kolegji Profesional Privat “IVOCLAR VIVADENT&PARTNERS”
Shkolla e Lartë Private “Pavarësia”
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
Kolegji profesional, privat, “New Generation”
Shkolla e Lartë Private “Vitrina”
Kolegjet profesionale, private, “Medicom”,
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës
Shkolla e Lartë Private “Logos”
Shkolla e Lartë Private “Gjon Buzuku”
Shkolla e Lartë Private” Universiteti Metropolitan Tirana”
Shkolla e Lartë Private “Universiteti Elite”
Shkolla e lartë private “Tirana Buisnes University”
Per nje moment ndjeva se cdo shqiptari i takonte nje universitet……paskim arrit nje standart te ri!
Berisha: Pranimet në universitete, një hap sasior
http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/22/berisha-pranimet-ne-universitete-nje-hap-sasior/
Kryeministri Berisha tha sot se rritja e numrit të pranimeve në universitete është një hap sasior.
Pas deklarates se kryeministrit rastesisht pash nje Youtube nje spot televiziv nga Universiteti Vitrinat, dhe kjo me ngjalli interesin per te pare se si prezantohen ne reklama televizive universitetet e ndryshme te Tiranes. Me shume nga te gjitha me pelqeu “punch-line” pa lidhje i institutit te stomatologjis/infermieris Medicadent; “Medicadent: E ardhmja juaj Evropiane!” Dmth qe do gjesh pune ne Evrope? Cfare eshte konkretisht nje e ardhme Evropiane?
http://konsumerizem.com/spote-televizive-nga-universitetet-e-shqiperise/2011/07/21/
Epoka University
Universiteti Kristal
Universiteti UFO
Universiteti Vitrina
Universiteti Nderkombetar i Tiranes
Shkolla Medicadent
Uni. Marin Barleti
keta te vitrines ngelen duke na derguar sms. i vajti dhe nje gjyshit qe esht 90 vjec, dhe sdinte si te lexonte mesazhin pasi e perdor celularin si telefon shtepie. “Nuk eshte akoma vone per ty” thoshte mesazhi