Vlla Sali

26 Korrik, 2011
vllai im

vllai im

Për të hequr vëmendjen nga Basha, viziton vendin tonë me ftesë të posacme të kryeministrit Berisha, gjysëm vëllai i Obamës, Mark “Cooter” Obama.

Cooter është vetëm një nga gjysëm-vëllezërit e shumtë të presidentit Obama (nuk dihet me saktësi sa gjysëm vëllezër dhe motra ka presidenti Amerikan, pasi i jati ishte poligamist dhe mendohet të ketë sirur fëmijë me të paktën 200 gra.)

Në ceremoninë e pritjes së “Cooter” Obamës, u ndodhën shumë anëtarë të familjes Berisha si dhe një pjesë e partisë demokratike dhe stafit të ngushtë të kryeministrit.

“Yo man, yo really slap around them bitches ’round here” iu drejtua Cooter Berishës me admirim per admirimin dhe servilizmin që kryeministri gëzon nga ata që i rrijnë rrotull.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për ty, dhe gjithashtu për vëllain tënd!” ia kthen Saliu duke ngritur një dolli për këtë të fundit.

“Në këtë dolli bashkohet i gjithë populli demokrat shqiptar që nuk mundi të ishte këtu në këtë ngjarje historike” – vazhdoi Saliu duke e tokur edhe njëherë gotën me shampanje.

“Statujën tënde do ta ngremë përbri Bushit, të punuar në bazalt të zi” përfundoi kryeministri me një premtim e ka zakon dhe ua jep të gjithë burrave dhe farefisit të burrave të shtetit që vizitojnë vendin tonë.

“Cool bro!” iu përgjigj Cooter – “Whatever you say.”

Cooter gjate fushates elektorale qe eventualisht beri te vellain president

Cooter gjate fushates elektorale te te vellait (nga babai)

Reklam: Kërkoj të shes veshkën për të paguar për një operacion në tëmth.

Na kontaktoni te shit@kokqepa.com për të vendosur reklamën tuaj këtu!

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS

Comments

comments

2 Pergjigje per Vlla Sali

  1. Fatlum Lummadhi
    26 Korrik, 2011 at 21:13

    kish dal krejt qeverria me e prit. dhe ai vet do jet cudit me ket, po sala i ka thon: “mos harro to thuash tat vllau qe ja ke kalu mir ktu”. ay i asht pergjigj : “po kujt vllau, se i kam do njezet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *