Sot, anetare vigjilent te Aleances Kuq e Zi, rruges per plazh dhe te bllokuar rastesisht ne trafik nga kamioni i grumbullimit plehrave, vune re mbishkrime ne gjuhen greke tek uniformat e punetoreve te pastertise publike – komunales.
Uniformat qe shihen qarte ketu, thone ne gjuhen greke: “Bashkia Zografu”, ndersa ne ndodhemi ketu ne cep te vorio epirit ne qytetin e Vlores. Aleanca dyshon qe ky akt provokues synon ti ndryshoje emrin qytetit te pavaresise nga emer grek “Vlore/Aulona”(prkth. Lugina) prap ne emer grek “Zografu”(prkth. Zhgaravitje).
Aleanca Kuq e Zi reagon në lidhje me këtë ngjarje duke e quajtur një provokim të radhës ndaj shqiptarëve.
“Me veshje te tilla ndermarja e komunales dhe grumbullimit te plehrave ne Vlore po sfidon ligjet dhe shtetin. Veshja e uniformave te tilla është provokacioni i radhës” deklaron AKQZ ne nje deklarate per shtyp.
Dyshimet kryesore mbi kete akt provokativ bien mbi Bollanon, qe eshte marre dhe here te tjera me pune te tilla. Pikerisht athere kur aleanca iu pervesh punes per ndryshimin e emrave te qyteteve, perfshi ketu dhe ate te Vlores ne fjalen e bukur shqipe “Lugine” (megjithe veshtiresite qe kjo krijon ne ndryshimin e toponimeve te tjera si “Lumi i Vlores/Lumi i Lugines”), vjen dikush dhe zografis nje tjeter emer grek.
Aleanca i ben thirrje komunales qe te mos e ndotin mjedisin tone te ndotur me te tjere emra grekesh. Plehrat tona nuk mund ti pastojne njerez qe mbajne mbi vete fjale provokuese ne gjuhen greke. Ka plot shqiptare te paster qe mund ta bejne kete pune edhe pa kanatiere.
“Grekët me këtë provokim po provokojnë durimin e shqiptarëve te ndalur ne trafik”, perfundon deklarata e lëvizjes Aleanca Kuq e Zi.




Fol