Dashi Mars 21 – Prill 19Perpiqu ta marresh veten seriozisht këtë javë. Ska për të të te marrë njeri tjetër seriozisht.
Demi Prill 20 – Maj 20
Duhet të kapërcesh friken dhe turpin, dhe ti thuash asaj vajze që e do, përndryshe do pëlcasësh. Këtë javë do pëlcasësh.
Binjaket Maj 21 – Qershor 21Do të ndjesh sikur do të bësh një udhëtim mbi uje këtë javë. Kjo nënkupton shumë gjëra, njëra prej të cilave eshtë për shëmbull, do bësh dush.
Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22Kujdes, se mos vë në jetë këshilla nga burime anonime për jetën tënde.
Luani Korrik 23 – Gusht 22Nje pickim mushkonje do të ndryshojë pergjithmonë rrjedhën e jetës tënde këtë javë.
Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22Yjet shikojne njëfare suksesi në të ardhmen tënde, po nuk mund të ta thonë se çfare suksesi do te jete me siguri të plotë.
Peshorja Shtator 23 – Tetor 23Do të gjesh mbështetje tek familja jote këtë javë, përveç rastit kur mbështetja që ti kërkon është shpirtërore, financiare, morale ose emocionale.
Akrepi Tetor 24 – Nentor 21Do të jesh emocionalisht dhe fizikisht i pregatitur për gjithcka që mund te ndodhë këtë jave, po fatkeqsisht, nuk ka për të ndodhur as edhe një gjë.
Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21Neqoftëse po e lexon këtë, ather na vjen keq dhe të kërkojmë ndjesë qe parashikuam gabim vdekjen tënde javën e kaluar. Përndryshe, mos na thuaj që nuk të paralajmëruam!
Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19
Shumica e konflikteve burojne nga gjërat qe thua, ose nga gjërat qe bën. Ne as të thamë e as bëm gjë, keshtu që për çdo gjë do të jesh vetë përgjegjës.
Ujori Janar 20 – Shkurt 18
Gjej pak kohë për veten tënde këtë javë. Dy-tre minuta mjaftojnë, pasi për një njeri si ty nuk ia vlen të harxhosh më shumë kohë.
Peshqit Shkurt 19 – Mars 20
shume te bukura