….edhe megjithate peticionet vazhdojne…
Kohet e fundit te gjithe i jane versulur ligjit te rregjistrimit te popullit tone te lashte, mbi bazen e origjines etnike dhe fese. Qe nga aleanca kuq e zi, djemte tek llotosporti, berberi i lagjes e deri tek vllehet, greket, arixhinjte dhe minoritetet e tjera qe perbejne shumicen e popullsise shqiptare sot, megjithese nuk bien fare ne sy.
Me se fundmi pasi hengren mire e mire ca qiqra te pjekura ne hell per bajram, me energji te reja e hedh qylafin bashke me callmen ne rink dhe komuniteti mysliman shqiptar nepermjet nje peticioni.
Duke iu lutur allahut qe te dalin me shume se 70% myslimane pas rregjistrimit, ata thone qe neqoftese dalin me pak se 70%, do ta bojkotojne procesin fiks pasi te jete rregjistruar dhe myslimani i fundit si jo-mysliman, i cili jam une: Aqif Kopertoni ateist i patundur ne bindjet e mia fetare megjithese tim ate e quanin Kopuk dhe time meme Mahmudije.
sipas rrufepriteses se minarese:
Myslimanët e Elbasanit kanë firmosur një peticion drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar , nëpëmjet të cilit i kërkojnë qeverisë që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë.
Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesi , ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.
Myslimanët e Elbasanit kanë kërkuar që procesi i regjistrimit të monitorohet në mënyrë të rreptë nga ata, për të shmangur, siç shprehe ata, abuzimet.



Nje pergjigje per qiqra te pjekura ne hell