Do kesh kohe boll per tu menduar mbi sistemin kapitalist kete jave, kur te te ngece kollarua tek zinxhiri i pantallonave.
Mushkonja qe te kendon ne vesh, nuk eshte gje tjeter vecse nje nga ata qe duan dicka nga ty, ne rastin konkret gjakun tend.
Boll u ankove qe nuk do tia dije njeri nese ti rron apo vdes. Kjo eshte vetem gjysem e vertete.
Buzeqesh! eshte dikush ne kete bote qe te dashuron. ose, tani qe po e mendoj, me mire mos buzeqesh.
Dikush do te insistoje te te beje te besosh ne zot kete jave. Beja qejfin, falu e lutu me te, qe te marresh vesh se ku a ka hallin, pastaj ktheja me te njejten monedhe.
Kot mundohesh te ri-shkruash fatin tend. Eshte e shkruar.
Ka pak gjera qe mund te parandalojne ate qe eshte caktuar per ty kete jave, sidoqofte mos dil jashte pa jelek antipumb.
Do te te quajne “manjak seksual” megjithese vesi jot nuk ka fare lidhje me njerezit e tjere.
Te qenit militant partie me nje besnikeri te verber me ne fund to te jape frutet e deshiruara duke te punesuar si pilot i avionit qe do te transportoje shume figura te shquara te partise per nje takim ne Bruksel. Akoma me mire qe nuk e ke idene nga kjo pune.
Kete jave kombi Shqiptar do te vazhdoje te injoroje mendimet e tua mbi situaten aktuale politike ne vend.
Kete jave do te merret vesh qe jeta jote eshte plagjiature e jetes se dikujt tjeter.
Do te humbesh entuziazmin qe nuk tu ftoh asnjehere.
