I nderuar njeri i interesuar, person ose personazh,
Si pjese e misionit te saj disa vjecar, per ndergjegjsimin e masave me tru te pashplara nga propaganda bajate dhe pa logjike qe jashteqit mekanizmi informativ ordiner perdite, KokQepa ju fton te beheni pjese e nismes se saj me te re, nje vrapi masiv ose maratone me moton: “Ti Shqipëri më bën derr, me jep emrin derbederr.”
Sikurse e ka treguar dhe historia, ikja nga Shqiperia eshte sherbimi me i vyer qe i bejme vetes sone, dhe Shqiperise. Vrapi duhet te filloje me vrull nga kudo ndodhesh ne kete grope plehrash te quajtur “atdhe”, dhe te ndale kur te kesh arritur sa me larg prej atje.
Dhe mos e kthe koken mbrapa se mos pengohesh e bie ne grope dhe integrohesh ne materialin fekalor te saj sikurse dhe vendi jone, Shqiperia, integrohet dite per dite me vetveten.
S’ka rendesi nese mberrin ne Bruksel, Nju Jork, Filadelfia ose Rome. Mjafton te mos jesh ne asnje meter katror te keti 28 mij kilometershi katror.
Kete thirrje natyrisht ua bejme te gjithe lexuesve te KokQepes, tek te cilet kemi besim te plote qe do te ndermarrin veprimin e duhur, ngaqe lexuesi jone eshte normalisht jo-analfabet dhe tip qe zhytet ne mendime, gje qe e ben ate me te meta te caktuara emocionale per te mos qene ne gjendje te perballe kete boten tone te vogel pa e filtruar ate me nje jashmak te njome sarkazme.
Keta njerez me shpirt te sakatosur, i referohen nganjehere ketij jashmaku te vetmbrojtjes si “sens humori,” dhe ne evidentojme me trishtim serioz se ky eshte i vetmi institucion i pavarur qe u ka mbetur te gjithe krijesave qe mbajne ne xhep pashaporten biometrike shqiptare.
Vrapi me kete pashaporte ne xhep te zgjat jeten dhe cilesine e saj, po mos harroni qe me te mberritur ne destinacion mire eshte qe ajo te flaket sa me pare me te njejtin vrull.
Perpara se te nisni vrapin, merrni me vete lengje te mjaftueshme per te shplare mendjen nga ndonje iluzion se “gjerat mund te ndryshojne.”
E vetmja gje qe mund te ndryshoje eshte mendja jote aq sa ndryshon mendja e lopes qe ripertyp barin e ulur sa gjate e gjere ne mes te rruges. Gjithashtu, kushdo qe te ngul ne mendje si hu gardhi slogane te tipit si “Shqiperia po Ndryshon”, “Qeverria po Ndryshon”, “Ndryshimi po Ndryshon”, e keshtu me rradhe; eshte si demi qe ia fut asaj lopes qe sapo permendem.
Per shkak te aftesive tona te kufizuara financiare, nuk mund te shperndajme cmime signifikante per vrapuesit e kesaj maratone qe mberrijne sa me larg sa me shpejt.
Kokqepa nuk eshte si te tjeret. Ndryshe nga ta, ne nuk i perkulemi nocioneve injorante dhe prepotente te censures. Nuk perkulemi as perpara presionit te komunitetit te kokqepeve te cileve u dedikojme shumicen e shkrimeve tona, pervec rastit kur fitimi eshte teper i madh.
Me pak fjale ne refuzojme te manipulohemi, influencohemi dhe mbi te gjitha refuzojme ketegorikisht te kthehemi ne idioter qe rrine ne vend numero.
Ka gjithashtu shume mundesi qe te kemi nje perbuzje intensive ndaj njerezve. Ky ka shume mundesi qe te jete i vetmi pasion qe kemi, pervec vrapit.



…zemren ti ma nakatose,
plot me peshtire dhe me vrer…
iku dielli, doli hena
ikni se po na qihet nena