Kete jave ata do te vazhdojne te luajne me ndjenjat e tua, si me telat e nje kitare te çakorduar.
Â
Aq njerez sa kane qare per shkakun tend ne kete bote, po aq veta do te qeshin kur te ikesh prej saj.
Ajde prap neser dhe lexo “10 lutje qe mund te terheqin vemendjen e zotit”
Kete jave do te perpiqesh te zgjidhesh problemet e ndotjes akustike me ane te ndotjes akustike.
Do te te pushojne nga puna po nuk pate 2 mije euro per deputetin e zones brenda ores 11 te dites se marte. Merre kete paralajmerim shume seriozisht!
Gjithe jeten tende je mesuar te hash ate qe te vene ne pjate. Kete jave do te te heqin pjaten.
Ti i peshon mire fjalet perpara se ti thuash, mirepo kandari te eshte prishur prej kohesh.
Megjithese do te te filmojne kete jave gjate aktit me skandaloz te perversiteteve te tua, kur te dale videoja, do tu mbushesh mendjen te gjitheve qe cdo gje eshte video-montazh me lehtesisht nga sa e kishe menduar fillimisht.
Ki kujdes kete jave. Ne momentin qe do te harrosh kete keshille, diçka do te te ndodhe.
Mendja nuk ka per te tu mbushur kurre, dhe as vendin nga rrjedh nuk ke per ta gjetur ndonjehere.
Une e di çfare te duhet ty, po nuk ia vlen qe te ta them.
Po te ishim ne diktature puna jote do te ishte shume me e thjeshte. Sidoqofte eshte humbje kohe te mendosh per mundesite qe nuk i ke me.



Fol