E morret vesh besoj qe ne ca nga keto universitetet private te zhdepin ne dru paq. Ky koqja ketu poshte, qe na paska shkuar per te studiuar “Shkenca Politike” te Vitrina, nuk ndenji shume po u duk, me rezultatet e nje druri shembullor akademik.
Po ca kujtonte ky trapi, se ne shkenca politike ketu tek ne ka ndonje lende tjeter me te rendesishme sesa dajaku? Jo mor dak. Ku ka politike ka dajak. Shiko rrotull teje. Me perjashtim te Saliut i cili mund te kete ngrene ndonje shqelm bytheve kur ishte Enveri gjalle, te gjithe te tjeret e kane provuar ne nje moment ose nje tjeter trajtimin e zbutjes se kurrizit ne krahasim me barkun.
Nga lajmet me te fundit respekti jone per universitetin Vitrina eshte shumefishuar dhe ngritur ne katror. Si universiteti me i mire ne Shqiperi, sic e kemi shkruar edhe me pare, i takon pikerisht atij qe tu japi drurin me shembullor ketyre gdheve qe kerkojne nje diplome.
Dikur prinderit e tyre thoshin qe “eshte me mire te dish sesa te kesh” kurse keta thone “eshte me mire te kesh nje diplome e cila thote qe ti di.” Prandaj jo vetem qe drurin e kane hak, po duhen futur edhe ne kafaz me ariun per keto mendje qe kane.
Po ku te con mushka o gomar kur i merren kembet tek dera e nje nga 67 Universiteteve Shqiptare?
Nuk te pelqeu sasia e dajakut qe te dhane? O te vafte guri ne lume dhe drurin e hengsh edhe ne gjume!
U lumshin duart, shqelmat dhe grushtat atyre profesoreve te Vitrines! Zoti, ne dhe vetja e tyre ua shtofte inatin!
Duke e pershendetur edhe njehere Vitrinen per sherbimin shembullor qe u ka dhene ketyre pykave, po shtojme me kenaqesi te madhe qe gjithcka ne kete artikull, si ne cdo artikull tjeter te kokqepes, eshte bazuar ne ndodhi te verteta.
Ketu me poshte keni burimin origjinal te ketij lajmi.
| Studenti rrëfen: Si më rrahën bodigardët te “Vitrina” |
||
TIRANE- Fajton Ismailgeci është studenti, ndaj të cilit i është ushtruar dhunë nga truprojet e univesitetit “Vitrina”. Incidenti nisi fillimisht në ambinetet e Universitetit jo publik “Vitrina” të ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar. Njëri prej rojeve të sigurisë ka debatuar ashpër deri në ushtrim dhune ndaj studentit në vitin e parë në degën e shkencave politike. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” studenti i vitit të parë të këtij universiteti tregon si u bë pre e dhunës së badibardëve, të cilët nuk e kishin për herë të parë. Fatjon Ismailgeci ju jeni student në Universitetin Vitrina? Si ndodhi konflikti me truprojat? Çfarë bëtë më pas? Si sillesh truprojat në shkollë? Ku jeni dëmtuar? Çfarë do bëni me shkollën? |
| Dhuna te “Vitrina”, dy studentë të tjerë bëjnë kallzim penal |
||
|



