ndodhi

2 Janar, 2012
nuk duhet te ndodhte

nuk duhet te ndodhte

“21 Janari nuk duhet te kishte ndodhur” – deklaroi solemnisht ne deklaraten e tij te fundit publike per vitin 2011, solemn si peshku qefull ne akuarium, presidenti Bamir Topi.

“Gjithashtu Te afermit tuaj nuk duhet te kishin vdekur” vazhdoi mendimin e tij presidenti, duke shtuar pas nje pauze te shkurter: “nuk duhet te kishin vdekur ne 21 Janar.” duke iu drejtuar keshtu familjareve te viktimave te puçit, i cili gjithashtu nuk duhet te kishte ndodhur neqoftese me te vertete ndodhi diçka ne daten 21 te muajit Janar te vitit qe shkoi qe mund te quhej puç.

Menjehere pas kesaj deklarate rreagoi kryeministri Sali Berisha ne adresen e tij per kombin, duke thene midis te tjerash qe:,” ay zoteria i bulevardit tha nje gje me te cilen jam absolutisht dakord.” “Biles” shtoi Saliu, “jo vetem data 21 po i gjithe muaji Janar 2011 nuk duhet te kishte ndodhur fare!”

Dhe une si shefi juaj do te bej dicka per kete pune. Do ta fshi fare daten 21 nga Kalendari i muajit Janar. Keshtu nga 20 data do te kaloje direkt ne 22, dhe per te mbajtur rradhen e diteve te tjera Janari ketej e tutje do te perfundoje ne daten 32 Janar, e jo 31 si me pare.

aqif kopertoni

aqif kopertoni

I ngulur para televizorit per te pare urimet e vitit te personaliteteve dhe burrave shteterore, roja i nates Aqif Kopertoni, shtoi nga vetja qe edhe vjedhja me dhune e bankes te cilen ai ruan i armatosur ne turnin e trete, nuk duhet te kishte ndodhur gjithashtu. Madje jo vetem kjo, po edhe pushimi subsekuent i Aqifit nga puna nuk duhet te ndodhte fare!

Keto mesazhe te vitit qe kaloi nuk lane pa prekur telat e zemres delikate te Ilir Metes, i cili gjithashtu rreshtoi nje sere gjerash qe nuk duhet te kishin ndodhur. Duke tundur koken e tij te gjere si nje kove me llaç duke u terhequr lart me çikrik, Iliri rreshtoi nje numer te gjate rastesh ku ai vete ishte angazhuar aktivisht ne vjedhjen e fondeve publike, te cilat nuk duhet te kishin ndodhur!

I pyetur ne lidhje me nismen e shefit te qeverrise per fshirjen e dates 21 Janar nga kalendari, Meta ishte krejtesisht dakord, dhe jo vetem kaq, po ai shtoi qe duhen fshire gjithashtu te gjitha pamjet filmike qe vertetojne qe data 21 Janar ka ndodhur ndonjehere ne historine e ndodhive te kombit tone.

Edi Rama nuk tha gje nese demonstrata e dhunshme duhet te kish ndodhur apo jo, po pati shume ne partine e tij qe u shprehen qe as ai manifestim i njerezve te armatosur me çadra dhe stilolapsa me helm, nuk duhet te kishte ndodhur.  Mirepo, shtoi Edi, ai dashi tek bashkia defenitivisht nuk duhej te ishte therrur. “çdo gje mund te duroja, po ate jo! ai dash ma sosi durimin” perfundoi lideri i opozites qe nuk duhet te kishte duruar aq sa ka duruar qe nga mbyllja e kutive e ketej.

Edhe ju neqoftese duke e lexuar kete artikull dhe qeshet nuk duhet te kishit qeshur, neqoftese ju erdhi per te qare nuk duhet tju kishte ardhur per te qare, dhe ne qoftese nuk ndjete asnje emocion nuk duhet ta kishit ndjere ate.”

Duke e mbyllur, po shtojme, qe pervec deklaratave te mesiperme, te cilat nuk duhet te kishin ndodhur, ne fund te fundit edhe autori i ketij artikulli mendon qe ai nuk duhet te ishte shkruar.

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS

Comments

comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *