Lajmi mbi zbulimin e “therrimes se zotit” nuk ngjall asnje rreagim per publikun apatik shqiptar

14 Korrik, 2012
Therrimja e Zotit

Therrimja e Zotit

Eshte tanime legjende apatia tipike e shqiptarit tipik. Ky i fundit as a ve ujin ne zjarr, kur i digjet atdheu, qyteti, lagjja, shtepia dhe as edhe vete jorgani i tij.

Me te njejten apati e priti Shqiptari tipik edhe lajmin e zbulimit te “therrimes se zotit” sic e quajten mediat ne mbare boten, ose “bozonit higgs” sic e quajten shkencetaret.

“Eshte me te vertete depresuese sesa pak interes ngjall nje lajm i tille ne Shqiperi” – thote  Laze Llafazanati, nje analist i njohur brenda Shqiperise i shypit te perditshem shqiptar. “Te gjithe po mbajne frymen te marrin vesh se sa minuta do notoje Saliu sivjet. Per bozonin nuk e rruan e as e qeth njeri”.

Nje e vertete kaq e madhe shkencore nuk ka sesi te ngjalle asnjefare interesi ne nje popull krejtesisht te painteresuar ndaj cfaredolloj te vertete.

Dhe kjo eshte mese e vertete, po kujt i plasi qofte edhe nje therrime trapi?

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS

Comments

comments

2 Pergjigje per Lajmi mbi zbulimin e “therrimes se zotit” nuk ngjall asnje rreagim per publikun apatik shqiptar

  1. bozoni leshit
    17 Korrik, 2012 at 14:23

    cbozon more! asnje rresht nuk u shkrua ketu. edhe une nga kokqepa e mora vesh. kokqepa ka ngelur i vetmi burim lajmesh shkencore ketu tek ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *