Nga Gole Mballoma, Kryetar i Akademise se Shkencave.
Dashi Mars 21 – Prill 19Ka ardhur koha te besh plane per jeten pas vdekjes.
Demi Prill 20 – Maj 20
Dikush do te thote dicka qe nuk do ta mbash mend. Kjo do te te privoje nga nje fillim i ri ne jete.
Binjaket Maj 21 – Qershor 21E vetmja gje e sigurt, eshte qe jeta sot eshte e pasigurt. Jeto sikur te jete dita e fundit qe te ka mbetur, mund te dale vertet keshtu.
Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22A do te fillosh punen e re qe te kane premtuar? Ky eshte i vetmi parashikim qe te intereson, po fatkeqsisht kjo nuk eshte puna ime.
Luani Korrik 23 – Gusht 22Asnjeri nuk te kupton pervec meje dhe mikut tend imagjinar. Vetem ndonje shaka praktike do ta ndryshoje kete situate.
Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22Do te renditesh ne botimin prestigjoz “Who-is-who: 6 miliard njerezit me influencial qe jane akoma gjalle”. Bli nga nje kopje per te gjithe ata qe do te renditen me poshte se ty.
Peshorja Shtator 23 – Tetor 23Fakti qe je akoma duke lexuar horoskopin, tregon shume mbi cilesine e imagjinates tende.
Akrepi Tetor 24 – Nentor 21Dikur te kam thene dicka qe ka dale parashikimi me i sakte ne jeten tende. Nuk dua ta thyej ate rekord.
Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21Bota perreth teje eshte nje kazan me plehra. Gerrmo derisa te gjesh dicka me vlera.
Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19
Yjet thone te mbahesh fort. Jeta jote do te kete ndryshime. Je i lire ti interpretosh keto dy fjali si te duash.
Ujori Janar 20 – Shkurt 18
Te jesh nje mik i mire do te thote te tregosh te verteten, ndersa te jesh nje mik i vertete do te thote ta qepesh gojen. Kete jave do te ndodhesh para nje zgjedhje te tille.
Peshqit Shkurt 19 – Mars 20Kur jeta te duket e zymte, dhe shpresa nuk mbahet mend qe kur ka vdekur, pse nuk provon tia shkrepesh nje te qari te mire ne dush? Ne fund te fundit kjo teknike jep rezultate per burrin tend.


Fol