Bimët dhe Shqiptarët

16 Shtator, 2012
bimet dhe shqiptaret, nje veper shkencore

bimët dhe shqiptarët, një vepër bimore

TIRANE — Prof. Lufter Xhuveli, një personalitet i shkencës dhe bimësisë, ka paraqitur punimin e tij të fundit, “Bimët dhe Shqiptarët” në ambientet e akademisë së shkencave dhe bimëve të Shqipërisë.

“Shqiptarët janë shumë të lidhur me bimët, që nga bari, hithësat, ferrat, kanabis sativa e deri tek lakrat, hudhrat e qepët” tha Prof. Xhuveli gjatë kumtesës së tij të ndjekur me vëmendje nga një audience njerëzish që vegjeton në mes të llumit dhe plehut akademiko-shkencor shqiptar.

“Ka disa që i paragjykojnë shqiptarët për shkak të kësaj lidhjeje” – shtoi profesor Xhuveli, “mirëpo ata nuk e kuptojnë se këto bimë kanë rrënjë të thella në identitetin tonë kombëtar, të plehëruar me kujdes nga gjenerata të tëra bimëtarësh.”

pamje nga konferenca

Bimë

Pas konferencës, u servir një darkë e lehte për të pranishmit, në menunë e të cilës ra në sy prezenca e një elementi të vetëm ushqimor, Sallatë.

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS

Comments

comments

4 Pergjigje per Bimët dhe Shqiptarët

  1. morri
    16 Shtator, 2012 at 17:10

    Pas ketij libri do te dale libri “Bimet dhe amerikanet” dhe pas ati sipas rendesise, “Bimet dhe gjermanet”, “Bimet dhe Kinezet”, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *