Manifesti i KARIT TË MADH

3 Shtator, 2012

Nga Karafil Karafili, Karikaturist dhe Kryekar Partie.

 

Një spektër qëndron i ngritur lart. Spektri i Karizmit.

Lëvizja për të drejtat e karit sot shënon një ditë historike.

Parlamenti Shqiptar me konsensus unanim pozitë-opozitë-depozitë, në seancë plenare do të votojë ndryshimet kushtetuese që të njohin cilindo Kar, si qytetar të Republikës së Shqipërisë me të gjitha të drejtat dhe obligimet, si të drejtën e pronës, të lëvizjes së dorës dhe të votës.

Tani e tutje, Kari nuk do të jetë më thjesht një vegël, i kontrolluar dhe i manipuluar nga masat.

Gjithë këto vite djerse, sperme dhe gjaku, më në fund do të kurorëzohen në fitore dhe drejtësi.

Rrofshin karat ngado që janë, të kujtdo që janë e të çfarëdolloj madhësie qofshin.

Rroftë pushteti i rrotes së karit.

Rroftë diktatura e karit!

Ky manifest i përpiluar nga Karafil Karafili, së bashku me shokët e idealit: Bilal Rroku, Koço Koqethati, Vullnet Dajaku, Vullnet Doraci, Dashnor Bualli, Llesh Qimja, Kollokotron Preshi, Ramadan Derri, Shpat Palla, Dylber Qaniu, Proletar Panxhari, Beso Kocka, Hajdar Kandari, Lango Langaraqi dhe Nevojtor Haleja; ka shërbyer dhe shërben si manual dhe frymëzim për lëvizjen e të drejtave të karit në botë, si për kara të rinj po ashtu dhe për konsipratorë të vjetër. Shpresojmë që ky botim të bëhet pjesë e vlefshme e bibliotekës suaj personale dhe një udhërrëfyes për ju e familjen tuaj ndër gjenerata të tëra karash.

~~~

Unë kam një KAR.

Një rrotë mishi që mbin mbi lesh e mbaron në një kokë ngjyrë rozë pa lesh

e me dy koqe që i varen poshtë si dy kok qepe për të prishur syrin e keq.

Emri që dikush i vë karit është i rëndësishëm

shumë i rëndësishëm

për shembull një shoku im

(i cili nuk është në asnjë mënyrë shok intim!)

e ka quajtur karin e tij “Komandar Atdhetar Revolucionar”

një tjetër shok i ka vënë karit pseudonimin “Gjeneral i Ushtrisë së Vdekur”

nje i tretë i flet karit me emrin “Kryeminister Mistriçe Misri”

Kari im e ka emrin “Zoti i Majtë i Djathtë”

(sepse lëkundet majtas-djathtas kur dal lakuriq.)

çdo kar duhet të ketë një emër

një kar pa emër është si një njeri pa përkatësi politike, fetare, krahinore, kombëtare

pa pasaportë, pa punë, pa prespektivë, pa identitet

nuk mund të bëhet kurrë kar i vërtet.

i pagëzuar në mes duarve të djersitura “Zoti i Majtë i Djathtë” është sa krahu kur zgjohet, sa kofsha kur fle përgjat këmbes

si i tille ai është një kar mesatar, as i vogël as i madh

të jesh mesatar ka rëndësi të madhe

të gjithë e respektojnë një kar mesatar

madhesia e karit është e një rëndësie të dorës së parë

madhesia e karit reflektohet në çdo veprim dhe mendim të burrit

është periskopi i shpirtit

madhesia e karit përcakton se sa i suksesshëm është burri

sa inteligjent

menyrën se si ecën, si të jep dorën, si flet, cilës parti politike i përket

sa dashnore ka, sa lek.

nëqoftëse kari jot është i vogel, gjithë jetën tënde do të jesh i përbuzur

i mohuar nga fisi, nga fshati, nga qyteti i lindjes

sepse nuk ka qytet ose fshat shqiptar që pranon origjinën e një karvogëli

do të persekutohesh nga të gjithë ata qe të njohin ty dhe karin tënd të vogël

do të jesh i lejuar të shoqërohesh vetëm me njerëz të tjerë karvegjël

gjithmonë pas liste do të jesh, i fundit në çdo fshat ose qytet

në autobus do ti lëshosh vendin dhe gruan e përdalë një kari më të madh

një kari të vogël nuk i lejohet te ketë as dinjitet

të gjithë e pështyjnë dhe e mohojnë karvoglin me një pasion qe nuk e kuptojnë as ata vetë

më mirë të jesh një njeri i vogel sesa një kar i vogël

vogëlsia e karit e bën burrin të parëndësishëm, pa personalitet, pa karakter

pa vlerë.

Ndërsa një kar i madh ti hap të gjitha dyert, sado e vogël të jetë vrima e çelësit

njerëzit të shikojnë me respekt, të thërrasin karderr

kari i madh i jep personalitetit tënd karizëm e karakterit tënd karakter

kari i madh të ben ty një lider

të tregon rrugën e vetme ty, kalit tënd, dhe të tjerëve qe të vijnë mbas

kari i madh hyn e del në çdo shtepi, mbyll e hap çdo kuti

kari i madh tall karin me ty

hija e karit të madh strehon poshtë saj shumë kara të vegjël

i mbron ata nga drita diskriminuese e së vërtetës

kari i madh thotë me modesti, që i pari je ti, po i pari mbetet gjithmonë ai

karit të madh i bëhen përmendore, statuja, obeliske, objekte kulti fetar, shtatore

kari i madh pjell krenari, besim fetar, komb, ide, ideologji, histori, flori 24karat

i këndohen kënge, himne, i thurin vargje, tregime, përralla e mite

kari i madh ka slogane që shkruhen me gërma të mëdha në kodra dhe në male

kombi jonë gjithmonë e ka ankoruar anijen e fatit të tij të lidhur fjongo tek rrota e një kari të madh

nuk ka vend sado të madh, për të shkruar të gjitha të mirat që të sjell një kar i madh

sidoqoftë, kur kari jot është tepër i madh

njerëzit bëhen xhelozë

dhe të quajnë:

KAR!

Kur dy burra takohen, sejcili është i preokupuar vetëm e vetëm me një gjë

se sa i madh kari i tjetrit është

në këtë aspekt unë ndryshoj nga ta

unë mendoj se sa të madh mendon tjetri që e kam

po nuk i lë të mendohen shumë sepse u jap karin në vend të dorës,

dhe me kenaqësi i shof të kundrojnë karin tim me habi

sepse ne karin tim kam shkruar nje tatuazh që thotë

“Unë jam Zoti i Majtë i Djathtë, kari i zotit Karafil, kari i kujt je ti?”

Sikurse e thashë më lartë “Zoti i Majtë i Djathtë” është një kar mesatar

as i vogël as i madh

dikush me një kar mesatar është mëse i pëlqyer në shoqëri

jeton një jetë të qetë me të gjitha të mirat që i duhen dhe që di

nje kar mesatar lehtësisht bëhet një kar i integruar urban

e pi i qetë kafen urbane pa u vënë re që megjithatë është kar

lexon gazetat, dëgjon lajmet, i diskuton ato me ndonjë tjetër kar mesatar

nuk i bën keq njeriu e nuk i bëjnë keq as njeri e as kar

nuk e fut hundën e karit aty ku nuk duhet e i jep jetës karar

është mirë e normal të kesh një kar mesatar

.

Pranoje karin tënd për atë që është

mos e diskrimino vetëm e vetëm se është kar

qoftë i vogël, i madh apo mesatar

prano vendin tënd në kandarin e karit

përulu e hapi rrugen njeriut me kar më të madh

bashkohu me ne për ti dhënë çdo kari mundësine që ta tregojë madhësinë e vet

të gjithë karët duhet të jenë të barabartë në mundësi, edhe pse jo në madhësi

bashkohuni me partinë e karit

te vetmen parti që i shërben qytetarit, fshatarit dhe karit

një kar, një anëkar, një votë

si gjithmonë nje kar do te votoni e nje kar do te merrni

Kara të të gjitha qyteteve, fshatrave, madhësive, feve dhe ideve,

që nga Karaburuni në Madagaskar

e nga Karaibet në Kandahar

bashkohuni

bashkarisht

si një kar i vetëm

deri në triumfin

e Partise se Karit

Shqipkar!

.

~~~

© KokQepa. të gjithë të drejtat e rezervuara

asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të transmetohet, riprodhohet ose kopjohet në asnjë lloj mediumi ose organi, pa lejen e autorit ose të karit të tij

ISBN: 0-9682917-0-8

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS

3 Pergjigje per Manifesti i KARIT TË MADH

  1. Karlliqe
    3 Shtator, 2012 at 14:33

    Shoke edhe shoqe
    pidh edhe koqe
    gjer kur te vdes
    KAR do therres
    Rrofte ky Kongres.

  2. Karlliqe
    3 Shtator, 2012 at 14:35

    Kenge revolucionare e koperatives:

    Kari Pidhi kane zen lesh
    ata zihen si dy desh
    Pidhi thote : ‘Hajde qij’
    Kari thote: ‘Skam fuqi.
    megjithate:
    sa te rritem edhe pak
    do ta bej ‘buzen’ me gjak
    sa te rritem edhe shume
    do ta bej ‘buzen’ me shkume

  3. Proletar panxhari
    3 Shtator, 2012 at 17:59

    Me mir diktatur e proletarit se diktatur e karit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *