Horoskopi i Muajit Mars 2013

1 Mars, 2013

nga Laro Meta (Kokebolja), ish bllokmen dhe i perndjekur politik[/caption]

Dashi Mars 21 – Prill 19

E mira te vjen athere kur s’ta pret mendja, kur te jesh duke dhjere rrehat per qejfin tend, gje qe do ta ktheje gjithe ate kenaqesi ne siklet.


Demi  Prill 20 – Maj 20

Kete jave ke nevoje te flasesh me nje njeri normal. Mos fol me veten!

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Asgje nuk do te ndryshoje ne jeten tende kete jave, po do te ndihesh me mire sepse te tjeret do te jene akoma me keq.

 


Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Kete jave, pa e ditur, do te hash mish kali.


Luani Korrik 23 – Gusht 22

Kujdes me ke qesh kete jave. Njerezit ketu e marrin te qeshurit seriozisht!

 


Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Ngjarjet fatale te jetes tende kesaj jave do te vijne si shkak i forcave te cilat ti nuk i kupton, njera prej te cilave eshte forca < e gravitetit.

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Do te te shpallin njeriun e vitit ne fshatin tend te vogel me vote unanime, sepse je i vetmi njeri qe banon akoma aty.


Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Kete jave do besh nje firme piramidale per te shitur mend. Kush te jep mend ty do tua kthesh dyfish

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Kete jave do te arrish nje tjeter pike kritike ne jete, kujdes se edhe pak pika te kane mbetur.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

 Ne jete ke planifikuar per te arritur nje seri objektivash. Ne kete moment je kaq mbrapa me planin, sa qe nuk ke per te vdekur kurre.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

U mbars marsi e polli 31 dite pa asnje ngjarje ne jeten tende.


Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Yjet te harruan kete jave. Dil ndonjehere jashte qe te shohin qe je akoma gjalle. Boll ndenje ne fejsbuk.

>>Lexoni Me shume te Rubrika: <

Share and Enjoy

  • Facebook
  • Twitter
  • Delicious
  • StumbleUpon
  • Add to favorites
  • Email
  • RSS

Tags: , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *