Idioti do te postoje sot nje koment ne internet


Ne nje prononcim per mediat te bere sot heret ne mengjes mesohet se idioti Aurel Mullai do te postoje sot nje koment ne internet.

“Me vone kete mbremje, pasi te kthehem nga kafeneja, kam ndermend te futem ne internetin qe lidha dje ne shtepi, te shtyp butonin qe thote _Shkruaj një koment_ dhe te shkruaj dicka qe permban sa me pak mendim, me germa te medha dhe gabime orthografike” deklaroi per shtypin Aureli. Tema per te cilen idioti ne fjale do te prononcohet eshte ose debati mbi emrin e universitetit te Vlores, ose cmimet boterore te naftes.
idioti
Mullai eshte nje person qe rrallehere ka qene ne gjendje te formuloje nje fjali te plote ne gjuhen shqipe, e megjithate me ambicien e tij prej idioti synon te perpiqet te shkruaje nje paragraf te tere mbi nje nga temat ne fjale.

“Rezultati i keti mundimi do te jete nje shkrim me nje kombinim mahnites injorance, sharjesh vulgare dhe idiotesi te kulluar, duke sfiduar ne te njejten kohe dhe rregullat e llogjikes dhe te gramatikes.”

“Gjithe idiotet e tjere do ta kene zili ate qe do te bej une sonte ne darke!” thote zoti Mullai me ate buzeqeshjen e zakonshme prej idioti qe mban gjithmone ne fytyre kur ndermerr inisiativa te ketij lloji.

Nen emrin anomim “reli1234” idioti do te shprehet ashtu si shume idiote te tjere te cilet kane gjetur ne kete shpikje te shekullit te 21-te te quajtur internet, nje hapesire te gjere te shprehjes se mendimeve te tyre pa vlere, qe idiotet e gjeneratave te meparshme nuk e kane pasur.

“Ne ne kohen tone nuk kishim as nje biciklete” thote idioti veteran Xhevdet Mullai, xhaxhai i idiotit ne fjale. “Keta kane dhe in-turrnet!”

“Shume idiote fshihen pas emrave anonime per te publikuar jashteqitjet e tyre mendore, gje qe i lehteson idiotet ne fjale po rendon nje pjese te atyre qe marrin mundimin te lexojne biproduktet qe shkakton mungesa totale e imagjinates, llogikes, informacionit dhe sensit te humorit ne njeriun e zakonshem sot” – thote Cufe Harizi, nje historian sociollogjik. “Kjo eshte nje gje e mire per ca, dhe keq per disa te tjere.”

Kur erdhi momenti per te shkruar komentin, Mullai perdori gishtin e madh te dores se djathte per te shkruar me ane te tastieres ate qe kishte mundur te shtrydhte nga mendja gjate dites. Kur shtypi butonin u deshen disa sekonda derisa te dilte nje mesazh ne ekran qe thoshte se komenti ne fjale do te postohej se shpejti. Duke mos ditur se cfare do te thoshte kjo, Mullai iu kthye prape komentit dhe e postoi per here te dyte.

“Pasi te vendoset komenti im, do te shikoj rregullisht pergjigjet qe do te marr” – thote Mullai qe nuk ka asgje tjeter me interesante per te bere gjate dites.

Sipas kritikut te medias Spiro Godo ky lloj aktiviteti nga idiotet eshte mjaft i perhapur ne median e ashtuquajtur “online.”

“Komentet e Aurelit ne vecanti permbajne nje grade te madhe plehrash mendore, mungese te origjinalitetit dhe injorance qe mund te gjendet vetem tek me hajvanet nga te gjithe komentuesit ne internet.” tha Godo. “Ky person eshte me te vertete nje idiot i kulluar i kategorise se pare.”

Mullai e perfundoi konferencen e shtypit duke shtuar se bota nuk ka pare akoma ajken e jashteqitjes se mendjes se tij.

“Ju premtoj se ky shkrim do te jete pikerisht ai qe pritet nga nje idiot sic jam une,” thote ai, “dhe ju premtoj qe do ti pergjigjem me vullnet te pashuar te gjithe atyre qe mendojne se mund te ma kalojne mua.”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s