Policet ne greve. Kerkojne ngritje te rryshfeteve.”Marrim me pak se sanitaret!”


Detyrohemi te luajme kumar se nuk na del hesapi
Detyrohemi te luajme kumar se nuk na del hesapi

Policet e Fierit dhe Lushnjes ndaluan punen sot per disa ore per te kerkuar nivele me te larta rryshfetesh.

“Kemi 10 vjet qe mjaftohemi me nje 5 mij lekshe kur ndalojme nje shofer pa patente” – Deklaron kryetari i sindikates se policeve Vullnet Dajaku. “Kurse per ndalimin e nje makine qe qarkullon gjate dites me drita te fikura, ose pa rripin e sigurimit mjaftohemi vetem me 2 mij leke te qelbura” vazhdoi ai.
“Kerkojme nga qeveria ose standartizim te nivelit te rryshfetit ne linje me inflacionin, ose ligje te reja qe te na japin me shume aresye qe ti kercenojme ata qe sjapin rryshfet me heqje te patentes dhe lejes se qarkullimit”.
Disa nga propozimet e policeve perfshijne nje ligj te ri qe ndalon mbajtjen e timonit me vetem njeren dore, ose vetem me doren e majte. Ky krim do te kete nje rryshfet fix prej 3 mije lekesh, qe po te marrim parasysh qe nje polic punon 8 ore ne rruge, me 10 minuta kohe qe nevojiten per te ndaluar nje shofer qe shkel kete ligj dhe per ti kerkuar ketij te fundit rryshfetin e mesiperm, polici ne fjale do te sjelle ne shtepi ate dite rreth 150 mije leke, ose dicka te tille. (Askush nga policet e intervistuar nuk ishte ne gjendje te kryente kete llogari saktesisht, te gjitha shumat te permendura ketu jane ne leke te vjetra)
“Eshte fakt qe policet tane vjelin rryshfetet me pak te majmura ne piramiden e shtetit” – pranoi ministri i rendit Rrapo Dhjami. Po nuk duhet te pretendojne policet rrugore qe te marrin njesoj sa nje doganier, apo doktor zemre. Puna eshte qe kriza ekonomike i ka bere njerezit me pak doreleshuar ne dhenien e rryshfeteve, dhe te gjithe po vuajne, qe nga kryeministri e deri tek punetori i mbledhjes se plehrave, qe pa nja njemije lekshe nuk ta heq qenin e ngordhur nga pragu i deres.
Duhet shtuar se gjate kohes se greves qe zgjati 3 ore asnje polic nuk u ndodh ne rruge ne aksin rrugor Fier-Lushje, nje nga akset me fitimprurese per shkak te rregullave te komplikuara te kufizimit te shpejtesise qe asnje nuk mund ti respektoje. Kjo i lejoi qytetaret qe qarkullonin ne kete aks te leviznin pa rrezikun e ndalimit dhe pageses subsekuente te rryshfetit.
Qytetaret mosbesues per mosprezencen e policeve ne rruge, mbrapa ferrave, brenda bunkereve, dhe ne llogoret e kanaleve vadites ishin megjithate vigjilente per ngjyren blu te perzier me efektin fosforeshent te uniformave qe tanime kapet nga nje sens i gjashte i shofereve qe frekuentojne kete rruge. Te vetmet rreziqe ne rruge ishin qente lango qe jane shtuar se tepermi kohet e fundit duke shkaktuar nje number te madh aksidentesh nga perplasjet me makinat.
“Mos po na punojne ndonje rreng!” – tha me vete Maqo Tulla, nje perdorues i rregullt i kesaj rruge me profesion gomist. Ne cdo rast duhet mbajtur dy mij lekshja gati.
Nderkohe ne qytetin e Fierit, qe sherben dhe si qender e prefektures, greva u konkludua pa asnje incident, dhe policet qe kishin turnin u kthyen menjehere ne vendin e punes.
Duke pare shkujdesjen e qytetareve pas ikjes se rrezikut polici analfabet i trafikut Miço Buçja qeshi nen buze dhe tha nje thenie te vjeter te popullit: “Iku macja levrijne minjte!”
Nuk kaloi shume dhe ngriti shkopin lart. “Koha eshte para!”
Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s