Emigranti mashkull kthehet ne atdhe per tu mbareshtuar


Duke plotesuar nje nga ritualet me interesante te natyres emigranti shqiptar me banim ne Athine, Arben (Andrea) Duka, u kthye sot ne qytetin e tij te lindjes, Fier, nepermjet pikes kufitare te Kakavijes per te gjetur nje femer ne moshe reproduktive me te cilen te mund te prodhoje specie te tjera me te njejtin mbiemer. 

I shoqerurar ne kete rrugetim nga e jema,  Shukrie (Sotirulla) Duka, mashkulli ne fjale i beri te 700 kilometrat qe e ndajne Qipselin e Athines ku ai punon ne nje benzinato me Fierin ku ai ka lindur, duke enderruar per femren ne fjale.

Duhet shtuar se ne Fier disa pergatitje paraprake jane bere nga te afermit e specimenit ne fjale per permbushjen e misionit te tij qe para mberritjes se tij eventuale, duke mbledhur informacione mbi specie vendase te gjinise femerore, dhe duke analizuar me kujdes per sejcilen prej tyre faktoret kryesore te perzgjedhjes sic jane: mosha, promiskuiteti i deritanishem seksual, paraqitja e jashtme estetike, dhe prejardhja familjare.

Arbeni (Andrea) eshte nje mashkull i moshes rreth 30 vjec qe ka emigruar ne shtetin helen para 17 vjetesh me prinderit e tij, dhe ne 17 vjetet e fundit te ketij intervali kohor eshte angazhuar ne nje rutine te njejte ne benzinatin e dashurise duke perdorur vetem pompen e vetsherbimit.

Ai po vjen ne vendlindje si shume emigrante te tjere meshkuj qe kthehen ne muajt korrik-gusht per tu mbareshtuar.

“Cdo vit me mijra meshkuj shqiptare nga mbare bota kthehen ne qytetin ose fshatin e tyre te lindjes me qellimin e vetem per te gjetur nje femer, cka perben nje nga fenomenet me interesante te natyres”, thote prefesori Ylli Ngjala i departamentit te Zoollogjise ne Universitetin bujqesor te Kamzes.

“Megjithese shume prej tyre mund te kene dekada pa u kthyer ne vendlindje, te gjithe keto specie e gjejne drejtimin me saktesi te mahnitshme, pa patur nevoje tju tregoje dikush rrugen” vazhdon profesori Ngjala. “Eshte me te vertete cudi se si e ndjekin thirrjen e natyres per tu shtuar!” 

Shenja te tjera qe tregonin se koha per Andrebenin kishte ardhur per kryer kete ritual, ishin pakesimi i numrit ne flokeve, rritja e diametrit te barkut dhe ulja e nivelit te kenaqesise qe sjell vetsherbimi rutinor i deshirave riprodhuese natyrore ne dhomen e tij pa dritare ne Ipojion e nje Polikatiqie ne Qipseli ku ai banon 12 vjtetet e fundit me prinderit e tij.

Pas nje pritje ne rradhe per 13 oresh ne piken kufitare te Kakavijes e cila ne keto dite perjeton nje fluks te madh shqiptaresh me destinacion Shqiperine, Arbeni shkeli se bashku me turmen ne token shqiptare, si nje levozhge ne mes te nje lumi i cili rrjedh me shpejtesi pas daljes nga nje gryke e ngushte, duke gjetur shpejt nje furgon te mbushur plot me
bahkekombas te djersitur, lodhur, kundermues, te pluhurosur, te hutuar, te pergjumur, e gjithsesi me optimizem per rrugen ne vazhdim dhe qellimin final te mberritjes ne destinacionin e mbareshtimit.

“Eshte nje vecori e ketyre specimeneve qe te gjejne mundesite e pllenimit pikerisht ne vendin e lindjes” perserit profesor Ngjala. “Me gjithe veshtiresite e shumta qe u paraqiten, ata gjithmone e gjejne rrugen”.

“Ne s’me beson, Pyet gruan time!” perfundon profesor Ngjala duke fshire ballin e djersitur me kurrizin e pellembes se dores.

Furgoni u nis me shpejtesi.

Ne te hyre te Fierit mashkulli ne fjale leshoi syte te kullosnin me veshtrime shigjetore mespermes pluhurit ne bulevard mbi trupat femerore qu u ndodhen aty rastesisht.

Specimenet femra, si duket te mesuara me veshtrime te tilla, nuk treguan shume interes, megjithese mespermes fytyres se pudrosur, buzekuqit dhe qepallave te krehuara, dukesh nje ngerdheshje qe smund te ishte vec tregues i kenaqesise qe keto specie ndienin nga atencioni qe po ju kushtohej nga specimenet meshkuj te porsa ardhur ne qytet pikerisht per to.

Pamje Nga Fieri

Kete vezhgim ndaj objektit te deshires se tij biollogjike, specimeni e vazhdoi dhe pasi zbriti nga furgoni, deri sa ra brenda ne nje bucete te hapur ne ane te rruges.

Kur mberriti ne shtepine e vjeter, megjithe lodhjen e rruges, doren e thyer, ballin e gjakosur dhe mungesen e dy dhembeve te pare, deshira e tij biollogjike ishte me e forte se kurre!

Ne ditet qe vijuan mashkulli u prezantua me disa nga ato specie femra qe si mijra femra te tjera ne qytetin e Fierit qe mund te quhet sqetulla e Shqiperise, e kane jetuar cdo cast te jetes se tyre duke enderruar per kete moment.
Nuk kaloi shume dhe ai zgjodhi nje femer te quajtur Albana, nje specimen me kembe te gjata dhe me cicat te rrumbullakosura si dy dardha.

Me kaq processi i perzgjedhjes arriti konkluzionin dhe cifti permbushi nje ritual te quajtur martese, qellimi biollogjik i te cilit nuk dihet sakte shkencerisht, dhe menjehere filloi processi i pllenimit meqenese koha e shkurter e pushimeve nuk e lejonte specimenin mashkull te shpenzonte shume kohe per tu njohur me mire me femren e perzgjedhur.

Kjo ndodhi ne te dale te qytetit, ne nje ritual qe ndodh gjithmone qe nga Shkodra ne veri deri tek kodrat me ullinj ne Konispol. Pasi manovroi trupin e tij te djersitur mbi ate te specimenit femer, mashkulli faqeskuqur Andrea, leshoi disa hungerrima ritmike dhe sekretoi nje leng ngjyre te bardhe brenda traktit reproduktiv te femres, duke fertilizuar kete te fundit.

Afer vendit te ngjarjes

“Sa gje e bukur” tha nje deshmitar okular i ngjarjes qe nuk donte te identifikohej. “Asnjehere nuk lodhem duke pare keto krijesa te mrekullueshme ne aktin e pllenimit” vazhdoi ai.

Ne muajt e ardhshem femra e fertilizuar, do te filloje jeten e saj te re ne Greqi, ne bodrumin e polikatiqise ku jeton mashkulli. Gjate kesaj kohe ajo do te filloje te pergatitet per lindjen eventuale te pjelles se zene si u pershkrua me lart. Trupi i saj do te filloje te shendoshet per te ushqyer embrionin dhe cicat do te fryhen ne anticipim te rolit te tyre te ri ushqyes.

Tani qe vazhdimesia e fares se tij gjenetike eshte siguruar, mashkulli emigrant qe udhetoi me qindra kilometra per tu mbareshtuar, mund ti kthehet punes ne benzinato, dhe te filloje te vdese nga brenda shpirterisht. Kjo do te ndodhe dale nga dale, derisa nuk do te ngelet asgje vec nje guaske bosh te mbushur me keqardhje, depresim dhe nostalgji per ditet perpara dites kur ai martoi gruan e pare qe i treguan.

Advertisements

Një mendim mbi “Emigranti mashkull kthehet ne atdhe per tu mbareshtuar

  1. Kjo eshte mese e vertet dhe shkrojtur bukur me gjuhen e humorit. Kam lexuar diku qe ngjalat nga e gjithe bota per tu mbareshtruar bejne nje rruge mijra km per ne ishujt e karaibeve.

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s