Burri i qendron besnik gruas per 30 vjet rresht, nga halli!


Raporton Valon Suma:

Burime te ndryshme pohojne sot ne 30-vjetorin e marteses qe qytetari Sotir Sotiri nga qyteti i Vlores, i ka qendruar besnik gruas se tij, Drita Sotiri, per 30 vjet rresht!

“Eh, sa deshire do te kisha te gjeja nje dashnore,” deklaron Sotiri, “po deri tani nuk me ka ecur, keshtu qe dua-sdua…, nga halli me kuptoni? .”

Kur mendoj diten e pare te ketyre 30 vjeteve, si vajtem ne kampin e punetoreve per muajin e mjaltit dhe perpjekjen time te pare ne rolin tim te ri si burre i sapo-martuar per te patur nje lidhje te shpejte me pastruesen e dhomes, me vijne lot ne sy..

Kur me gjeten Driten me mbleseri, une isha shume optimist, sepse isha i bindur qe ky do te ishte fillimi i suksesit tim me femrat, por spaska qene e thene!

Keshtu qe ato muajt e pare me Driten ne krevat enderroja qe kur do te filloja edhe une i ziu te shifja nje dite te bardhe, kurre sme vente mendja qe pas tridhjet vjetesh do te mendoja pikerisht te njejten gje!

Pastaj Drita ngeli me barre, dhe 9 muaj me vone lindi Arbeni, djali jone, eh.. cte te them dhe per te.

Mendoj se gjithe keto vite perpjekjesh per te zene dashnore, rezultuan vetem ne krijimin e nje gjallese te re shume te ngjajshme me mua….

Me vjen Beni nje dite duke bertitur per te me kerkuar celesat e makines, te cilen une nuk ia dhashe. ehe, ky kerrici im mendon sesiozisht se benzi im 240-tsh eshte e vetmja gje qe i duhet per ta nxjerre nga halli i vete represionit seksual.

eh… psheretin Sotiri kur shikon ndonje femer te kaloje ne bulevard. Shih me sy dhe plas me zemer I thone kesaj pune nga populli…

I pyetur nese Drita, e shoqja, eshte ne dijeni te ketyre orvatjeve te deshtuara per ta tradhetuar, Sotiri pranon se nuk e ka diskutuar kete problem asnjehere me te shoqen.

Njehere ne fakt, Drita duhet te kete dyshuar dicka kur gjeti nje buqete lule qe Soriti e kishte blere me qellim per tia dhuruar komshies qe i ishte vardisur per me shume se 1 vit. Drita kujtoi se keto lule ishin per te, dhe e ngazellyer priste momentin qe Sotiri tia jepte asaj, por kjo gje nuk ndodhi.

Sotiri nuk e gjeti dot kurajon per ti cuar lule objektit te vertete te epshit te tij, dhe keshtu qe lulet u vyshken ne dollap ku Sotiri mendonte se i kishte fshehur,..

Me ne fund, Drita nuk duroi dot me dhe i tha qe na kane mbire lule ne dollap; dhe keshtu Sotiri u detyrua te bente nje shaka klishe, duke thene qe kane mbire atje, sepse perjashta kane frike se i hane gomaricat.

Ne fakt, orvatjet e romancave te deshtuara te Sotirit kane treguar nje gje dhe vetem nje; qe Tirua (si i therrasin me perkedheli miqte dhe shoket) eshte nje burre qe nuk dorezohet kollaj, madje edhe pas ofendimeve dhe poshterimeve qe perjeton nga refuzimet e vazhdueshme te avancimeve te tij seksuale ndaj nje numri te madh krijesash te seksit tjeter.

Njehere pershembull, duke u futur ne autobus, Tirua u shtir sikur u pengua dhe kapi per bythe nje specimen ne tille, te ciles ia kishte vene syrin qe para gjysem ore ne rruge.

Mirepo nuk e parashikoi rreagimin e kesaj te fundit, qe nje veprimi kaq te paster dhe feminor romantik iu pergjigj brutalisht, ashtu sic dine te pergjigjen vetem femrat shqiptare, e sidomos ato vlonjate….

Nuk e marr vesh kete pune , perse femrat me bejne te vuajme kaq shume!  Kam faj une qe kam lindur njeri romantik? A do te kete te njejtin fat geni im?

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s