Idioti behet Deputet


Burime te sigurta nga brenda Partise, raportojne qe Idioti A. Mullai do te behet Deputet.

idioti
idioti

Ky eshte nje tjeter konfirmim qe ambicia e nje idioti nuk ka kufi, dhe partia eshte ajo qe ben realitet cdo lloj ambicie. “Nuk na duhet per mend po per boks” deklaron per mediat kureshtare nje zyrtar i larte dhe anetar me peshe i grupit rreth kryetarit. “Parlamenti modern ka ndryshuar, dhe nuk kerkohen me njerez me PHDi”.

“Kerkohen idiot te bindur si ky, qe te luftojne per ate qe nuk na takon neve te tjereve”.

I egzaltuar nga kjo rritje e shpejte idioti nuk kishte fjale, biles as belbezim te kursyer per te na dhene njefare ideje se si ndihej.

Kur e pame qe nuk kishim ndonje koment nga idioti, filluam te pyesim ata qe e njohin me mire se cfare mendonin mbi rritjen stratosferike te idiotit ne karriere.

“Aureli do ta bej kete pune me mire se cdo idiot tjeter” thote Qazim Qylo Qurrashi, nje nga pedagoget e universitetit ky idioti kryen studimet e larta. “Ky eshte nje idiot konsistent, qe kur i thua nje gje, e ben! Po ti thuash, eshte gati te haje librin me dhembe!”

Ne provimin e fundit pikerisht kete veprim beri. Vuri bast me pedagogun Q.Q.Q. gjate provimit i cili i tha: “Nuk e ha dot ti lenden time”, dhe idioti sa degjoi kete fjale, filloi te haje fletoren e provimit.

Sa te sqaronte pedagogu si ishte puna Aureli e kishte gelltitur fletoren e tij dhe po hidhte syte rrotull per sfida te tjera. “Isha i detyruar ti vija 10 sigurisht!” perfundon pedagogu Q. Q. Qurrashi duke krruajtur hunden.

Si ky incident ka dhe shume te tjere qe e vecojne kete idiot ne nje pedestal me te larte idiotsie, dhe i hapin rrugen per te lene histori mbi te cilat mund te shkruhet bibla e idiotsise.

Po aje qe e dallon Mullain nga idiotet e tjere, eshte aftesia per ta fituar cdo argument me cilindo idiot tjeter duke bertitur me fort. Eshte nje aftesi qe nuk ka vajtur pa u vene re. Kur dy ose me shume idioter debatojne, fiton gjithmone idioti qe debaton me ze me te larte. Aureli i la pa mend nje panel analistesh ne nje debat televiziv mbi vlerat e demokracise, aq sa dhe kameramanet u detyruan te vendosnin tapa veshi nen kufje.

Ne lidhje me shpalosjen e ardhshme te ketyre vlerave ne Parlament, per kete nuk ka dyshim me askush. “Partia ka besim te plote tek idioti” shton zyrtari i lartpermendur. “Sepse vetem me idiote me vlera te spikatura merr me shume jete shprehja qe [cthote partia bejn idiotet,  dhe bejn idiotet si do partia]”.

“Jua garantoj une qe, sa ti japim ne sinjal, ky idiot ka per te ngrene parlamentin me dhembe!”

nje dite e zakonshme pune ne parlament
nje dite e zakonshme pune ne parlament

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s