Perkujtimore (ne vend te nje Idiotoriali)


Sot perkujtojme dhe vajtojme vdekjen e mikes sone te vjeter, Logjikes.

Goja ku u pertypen mbeturinat e fundit te logjikes
Goja ku u pertypen mbeturinat e fundit te Logjikes

Logjika pati nje jete te gjate dhe plot aventura, derisa erdhi nje dite qe nuk i hynte me njeriu ne pune, dhe keshtu u la ne harrese; ne libra te zverdhur me pluhur, ku dhe vdiq po u vene re nga turrmat apatike dhe injorante.

Askush nuk e di me siguri sa vjec ishte, sepse certifikata e lindjes nuk iu gjet kurre, po nje gje eshte e sigurt, Logjika ka qene ketu per nje kohe me te gjate sesa mund te kujtojme ne.

Logjika ia dedikoi jeten e saj qellimit te kryerjes se nje pune sa me mire, dhe i ndihmoi njerezit te perfundonin me sukses shkollen, te evitonin konfliktet e kota, dhe te zgjidhnin probleme te ndryshme me synim rritjen e vazhdueshme te cilesise se jetes.

Per dekada te tera institucione te caktuara si gjykatat, politikanet, militantet dhe besimtaret fondamentalist nuk kishin asnje lloj pushteti mbi Logjiken.

Ajo mbahet mend per kultivimin e mesimeve te tilla si: “Mos i shiko gunen, po punen”, “Zogu i pare e ha krimbin” dhe “Jeta nuk eshte gjithmone e drejte.”

Logjika jetoi mbi baza te shendosha politike, duke filluar qe nga politika financiare (“Shtriji kembet sa e ke jorganin”), politika sociale (“Ai qe te rreh nganjehere dhe te do”) dhe filozofike (“Nganjehere mund te dalesh dhe i dyti”.)

Si nje veterane e epokave te ndryshme historike, si Rilindja, Revolucioni Industrial, Lufta e Pare Boterore, Lufta e Dyte Boterore, Lufta e Ftohte dhe Revolucioni Teknologjik; Logjika i mbijetoi fenomeneve kulturore dhe sociale si: Fanatizmi, Komunizmi, Fashizmi, Kapitalizmi dhe shume fenomeneve te tjera qe fillojne ose me F ose me K dhe mbarojne me “izm”.

Po shendeti i saj filloi te perkeqsohej ndjeshem qe kur u infektua njekohesisht nga virusi i injorances dhe bakteri i indiferences.

Logjika filloi te humbase deshiren per te jetuar kur pa qe kriminelet trajtoheshin me mire se viktimat, kur te paaftet vleresoheshin me shume se te aftet, kur Qeveria vendosi te bente shkence, Feja u kthye ne biznes, te gjithe vendosen te behen intelektuale, dhe te kerkosh ate qe nuk te takon u kthye ne nje te drejte themelore te njeriut kokbosh.

Ajo pa me dhimbje sesi jetet e njerezve filluan gjithmone e me shume te diktoheshin nga gjykates te divorcuar me aresyetimin ligjor, dhe politikane te distancuar me te.

Ajo pa sesi u zevendesua neper shkolla procesi i te mesuarit dhe te menduarit, me ate te te kopjuarit dhe te imituarit. Sesi njerezit u fiksuan perpara televizorit per te pare jeten e njerezve te rendomte, ose fushatat elektorale.

Nuk dihet me siguri ne gojen e kujt u pertypen mbeturinat e fundit te logjikes; ne gojen e kryeministrit apo te ndonje prej kokbosheve te shumte qe popullojne kafenete ku debatojne me pasion mbi ceshtje per te cilat se kane fare as idene me te vogel, po nje gje eshte e sigurt, te gjithe ne si hijenat e copetuam Logjiken pak nga pak me dhembe dhe me fjale neper dhembe.

Kur nuk na ngeli me pike Logjike ne ato qe thoshim, athere iu versulem shqisave duke vene ne dyshim aftesine e tyre per te mbledhur fakte.

Syve u thame te mos shikojne ate qe duket, e vesheve te mos degjojne ate qe thuhet. Hundes i thame qe era e ndyre eshte parfum dhe tani na duhej vetem per te marre fryme.

I vetmi organ i pa-persekutuar ngeli bytha, e cila vazhdoi te pirdhte njesoj si me pare.

Logjika vdiq pasi kishin vdekur gjyshi i saj, “Mendimi” dhe gjyshja, “Aresyeja”; prinderit e saj, “E verteta” dhe “Besimi”; burri i saj, “Veprimi i lire”; vajza e saj, “Pergjegjesia”; dhe vajza tjeter, “Urtesia”.

Kane ngelur gjalle ne nje forme te mjeruar vetem tre femijet e adoptuar te saj: Gjykimi, Dyshimi, Debati.

Shume pak njerez u ndodhen sot ne varrimin e saj, sepse shume pak e kuptuan largimin e Logjikes nga kjo bote.

Ne qe u ndodhem ketu sot, i themi lamtumire Logjikes ne emer te te gjithe atyre njerezve qe do tju mungoje pergjithmone.

Nje gur i thjeshte me mbishkrimin “Ketu prehet Logjika. E pushkatuar pa gjyq.” do te lihet ketu per te informuar kalimtaret e rastesishem qe mund tu bjere rruga ketej ne te ardhmen.

I paharruar qofte kuptimi i saj.

…………

Nga Lipe Shtogu.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s