Renditje, Rankime dhe Renkime. Universitetet Shqiptare…


nga Andon Ledhi.
Pas 6 muajsh dhe 200,000 eurosh, ndermarja gjermane e matjes se cilesise “Wari Lescht” e nxorri listen, ose renditjen, ose rankimin, ose si te duash vete, te 62 universiteteve me te mira ne Shqiperi.

1. Ne vend te pare doli Universiteti “100 Vitrinat” .
Drejtori i kompanise gjermane Frank Ziegele dhe Zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj u prezantoi me kete rast nje pllake me mbishkrimin: “Fshati qe duket, s’do kallauz”. Gjate prezantimit te cmimit Znj Malaj shtoi se ajo vete eshte gjithashtu nje admiruese e sapun operes me te njetin emer.

Me pas u ndane dhe cmimet e tjera ne renditjen e rankuar si vijon:

2. Universiteti Kristal mori cmim te pare per cilesine dhe sasine e parkimit.
3. Universiteti Nju Jorkut ne Tirane per ajrin me te mire te kondicionuar.
4. Universiteti Europian i Tiranes per larjen me te mire te xhamave te fasades.
5. Universiteti UFO per emrin me te shkurter.
6. Universiteti “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë” per emrin me te gjate.
7. Universiteti Nderkombetar, si me kombetari
8. Universiteti Metropolitan si me popullori ne fshatrat e thella dhe te ngushta malore.
9. “Tirana Buisnes University” per emrin me te bukur.
10. Universiteti Galaktik per faktin qe askush nuk mund ta mendonte qe mund te ekzistonte dicka e tille ne planetin tone.
11. Universiteti Nderplanetar per sloganin me te bukur “Me ne do veni prapa diellit.”
12. Universiteti Bujqesor i Kamzes si me Bujqesori.
13. Universiteti i Tiranes si universiteti ku ke me shume opsione per te pire kafe.

14. Universiteti Amerikan si me amerikani.

15. Universiteti Afrikan si me i riu.

16. Universiteti “Hena e plote Beder” per programin me te mire master shkencor ne shkencat e riparimit te celulareve

17. Universiteti “Hena e ngrene Beder” per programin me te mire master shkencor ne lexim fati

18. Universiteti “Qeder” per shumllojshmerine e programeve te studimeve te thella ligjore, fetare, astronomike dhe astrologjike.
… e keshtu me rradhe. U gjet nga nje kualitet i vecante per cdo universitet. Dhe te gjithe e gjeten nje vend ne renditje, kush me poshte e kush me larte e kush me ngritje.

afrikani
afrikani

Ne ceremonine e rastit moren pjese dhe shume figura te shquara te shkences dhe intelektit si veterinere, peshngrites, agronom, peshkatare dhe zooteknik duke vecuar ketu Myqerrem Tafajn, Gudar Beqirin, Halit Shamaten, Bardhyl Musain e ndonje tjeter.
Kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria ka nevojë për investime në arsim më shumë se cdo vend tjetër, por njëkohësisht dhe universitetet kane nevoje per kualitete te vecanta si ato me te cilat u vleresuan universitetet e mesiperme.”
“Universitetet tona ekzotike se bashku me turizmin malor, fushor dhe kodrinor na vecojne ne nga bota!” Vazhdoi kryeministri. “Arsimi i lart ketu tek ne eshte si nje makine me drita te gjata ne nje nate pa hene dhe nje rruge te erret plot gropa” e thelloi me tej mendimin e tij kryeministri duke iu kthyer pastaj atyre qe ishin prezent.
“akademikët dhe studentët kërkojnë sa më shumë cilësi sasiore, prandaj se shpejti dhe numri i universiteteve do ta kaloje nje qindshin”. Nga ana tjetër, “edhe renditja apo rankimi duhet të jetë periodike për universitetet, si ata qe ishin, ata qe jane sot, dhe ata qe do te jenë” – tha ai.

Nga fundi i listes binte ne sy dhe Universiteti i Vlores “Ismail Qemali” i cili vitin qe shkoi u rendit si universiteti me i mire ne Shqiperi nga nje organizate boterore e rankimeve ne saje te faqes ueb me te bukur dhe disa gjera te parendesishme si “puna shkencore.” Per ata qe mbajne mend ky event koincidoi edhe me fillimin e nismes se lartpermendur per te mos i lene rankimet te behen mbi baza te cilat nuk nxjerrin te preferuarit e qeverrise ne krye.

Kesaj rradhe Universiteti i Vlores “Ismail Qemali” u vleresua nga fundi i listes vetem per programin me cilesor ne “Peshkim Detar.”

Me kaq u mbyll dhe kjo pune. Vitin Shkollor qe vjen te shkoni te gjithe ne universitet, me KUÇ e me MAÇ, si thone ata nga Vlora. Tani e dini dhe rënkimin e arsimit te larte keshtu qe zgjidhni me mend ne koke e me koke ne xhep!

menu per me studiu
menu per me studiu
Advertisements

11 mendime mbi “Renditje, Rankime dhe Renkime. Universitetet Shqiptare…

  1. eh, dil o bythe te besh sehir
    e shkaterruan universitetin e vlores, vune nje koqe kandari rektor, zotin doganjier fshatar nga alibani albert qarri, dhe vajti per lesht e p..ckes se nores ajo pune

    Pëlqejeni

  2. Oh moj shqiperi e mjere, c’te ka marre koka ere.

    Cmenduria e ketij popullit tone vazhdon. Mos harroni se nuk jemi shume te zgjuar. Ne jemi ata qe i dhame biliona dollare gjallices e vehbiut me shoke. Ne jemi kopane dhe keto gjera qe na ben kjo qeveri ne i meritojme.

    Pëlqejeni

  3. Disa kane shprehur mosbesim per emrat e “universiteteve” te permendura ketu. Prandaj po afishoj listen e plote te marre nga siti i qeverrise:

    http://www.aaal.edu.al/AL/ial_te_vler.htm

    INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË TË VLERËSUARA

    1. Universiteti i Tiranës

    2. Universiteti Politeknik i Tiranës

    3. Universiteti Bujqësor i Tiranës

    4. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

    5. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër

    6. Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër

    7. Universiteti “Fan S. Noli ” Korçë

    8. Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

    9. Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

    10. Akademia e Arteve të Bukura

    11. Universiteti i Sporteve i Tiranës

    12. Qëndra e studimeve albanologjike

    13. Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

    INSTITUCIONET PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË TË VLERËSUARA DHE TË HAPURA ME VKM
    Shkolla e Lartë Universitare ” University of New York – Tirana”

    Shkolla e Lartë Universitare “Luarasi”

    Universiteti Privat “Ufo University ”

    Shkolla e Lartë Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë ”

    Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”

    Shkolla e Lartë Universitare “Marin Barleti”

    Shkolla e Lartë Universitare “Kristal”

    Shkolla e Lartë Universitare “Justiniani i Parë”

    Shkolla e Lartë Universitare “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”

    Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Europian i Tiranës ”

    Shkolla e Lartë Universitare Universitare “Justicia ”

    Shkolla e Lartë Universitare “Aldent”

    Shkolla e Lartë Universitare “Medikadent”

    Shkolla e Lartë Universitare “Wisdom University ”

    Shkolla e Lartë Universitare “Universiteti Polis ”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Epoka ”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës ”

    Kolegji Profesional Privat, “Luigj Benussi”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “ISSAT”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Nehemia”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Europiane për Turizmin ”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”

    Institucioni i Arsimit të Lartë, “Illyria”

    Kolegji Profesional Privat , “Dentarium – AL ”

    Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë

    Kolegji Profesional Privat “IVOCLAR VIVADENT&PARTNERS”

    Shkolla e Lartë Private “Pavarësia”

    Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës

    Kolegji profesional, privat, “New Generation”

    Shkolla e Lartë Private “Vitrina”

    Kolegjet profesionale, private, “Medicom”,

    Shkolla e Lartë Private e Edukimit

    Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës

    Shkolla e Lartë Private “Logos”

    Shkolla e Lartë Private “Gjon Buzuku”

    Shkolla e Lartë Private” Universiteti Metropolitan Tirana”

    Shkolla e Lartë Private “Universiteti Elite”

    Shkolla e lartë private “Tirana Buisnes University”

    Pëlqejeni

  4. Berisha: Pranimet në universitete, një hap sasior
    http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/22/berisha-pranimet-ne-universitete-nje-hap-sasior/
    Kryeministri Berisha tha sot se rritja e numrit të pranimeve në universitete është një hap sasior.

    Pas deklarates se kryeministrit rastesisht pash nje Youtube nje spot televiziv nga Universiteti Vitrinat, dhe kjo me ngjalli interesin per te pare se si prezantohen ne reklama televizive universitetet e ndryshme te Tiranes. Me shume nga te gjitha me pelqeu “punch-line” pa lidhje i institutit te stomatologjis/infermieris Medicadent; “Medicadent: E ardhmja juaj Evropiane!” Dmth qe do gjesh pune ne Evrope? Cfare eshte konkretisht nje e ardhme Evropiane?

    http://konsumerizem.com/spote-televizive-nga-universitetet-e-shqiperise/2011/07/21/

    Epoka University

     
    Universiteti Kristal

     
    Universiteti UFO

     
    Universiteti Vitrina

     
    Universiteti Nderkombetar i Tiranes

     
    Shkolla Medicadent

     
    Uni. Marin Barleti

     

    Pëlqejeni

  5. keta te vitrines ngelen duke na derguar sms. i vajti dhe nje gjyshit qe esht 90 vjec, dhe sdinte si te lexonte mesazhin pasi e perdor celularin si telefon shtepie. “Nuk eshte akoma vone per ty” thoshte mesazhi

    Pëlqejeni

  6. Engjellushja e Universitetit “Justicia”, piramide si Sudja! (BOTUAR NE FAQE TE PARE NE GAZETE) Engjellushe Thoma, e cila zotëron 65 % të aksioneve të universitetit privat “Justicia”, që përgatit specialistë në fushën e drejtësisë, është e zhytur në borxhe. Borxhlinjtë e shumtë e kanë çuar cështjen në gjykatë dhe tashmë i janë ngrirë shtëpia, universiteti dhe çdo llogari bankare Agron Mita, i cili thotë se është vetëm njëri prej borxhlinjve të shumtë të Engjellushe Thoma, aksionerja kryesore e universitetit privat “Justicia” i është drejtuar gazetës për të bërë një denoncim publik të shkeljes së të drejtës së tij. Ai thotë se i ka dhënë borxh kësaj shtetasje plot 70 mijë USD dhe të gjitha kontratat janë nënshkruar përpara noterit dhe kanë vlerë ligjore, por pavarëisht kësaj, Thoma refuzon t’i kthejë borxhin, i cili fillon që në vitin 2006. “Unë ka më shumë se 10 vjet që e njoh, banojmë edhe në të njëjtin pallat. Në fillim kishim një marrëdhënie shumë të mirë, dhe unë i dhashë ca para borxh dhe jao mi ktheu sipas kontratës. Dhe asnjëherë nuk mund ta mendoja se ajo ishte një mashtruese. Kishte një firmë ndrëtimi si dhe universitetin privat, ndaj kisha besim të plotë. Më vonë mora vesh se unë nuk isha i vetmi person që më kishte borxh, por ishin edhe shumë të tjerë, dhe fillova të shqetësohesha. Që prej asaj kohe ka nisur një kalvar i gjatë tentaivash për t’i marrë paratë e mia, por është thuajse e pamundur. Më premton, më jep deklarata me shkrim, i noterizojmë, por pastaj refuzon sërish. Më konkretisht, me datë 15 shkurt të 2006-ës, i kam dhënë me kontratë të rregullt noterir, 50 mijë dollarë, para të cilat nuk mi ktheu kurrë. Po ashtu më 2 qershor të 2012-ës, i kam dhënë edhe një shumë tjetër prej 2.8 milionë lekë të reja, nga të cilat më ka dhënë vetëm 400 mijë lekë të reja. Dhe asnjë lek tjetër. Ndrëkohë që kontratat janë të njëpasnjëshme dhe borxhi duhet të ishte shlyer me kohë. Në këtë situatë ne nuk na mbetet rrugë tjetër veçse ti drejtohemi gjykatës, pasi ne nuk mudn t’i lëmë asaj lekët tona. Ajo paska lekë për t paguar studimet e dy fëmijëve të saj në Sorbonë të Zvicrës dhe për të mbajtur dy punëtorë shtëpie për shtëpinë e saj, ndërsa nuk paska lekë për të na kthyer borxhin. Ne do t’i kërkojmë gjykatës që t’i bllokojë aksionet e universitetit”, – shprehet Agron Mita. PROBLEMET Por duket se Agron Mita nuk është i vetmi që ka ndjekur rrugën ligjore për t’i marrë lekët e tyre që ia kanë dhënë borxh kësaj shtetasje. Kështu nga të dhënat e deklaruara në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të biznesit, janë plot tre udhra ekzekutimi nga tre shoqëri të ndryshme përmbarimore, të cilat kanë kërkuar vendosjen e masës së sekuestros konservatime mbi të gjitha aksionet (në masën 65%) që zotëron Engjellushe Thomai të këtij universiteti, me qëllim që ajo të mos i shesë dot ata. Aktualisht universiteti Justicia, ka hapur dyert për studentët e rinj, dhe e ka selinë te pallati me xhama te stacioni i Trenit. Po ashtu dy vendime të gjykatës së Tiranës të 2012-ës, njëri për një borxh prej 40 mijë eurosh, ka vendosur masën e sekuestros konservative edhe mbi apartamentin e ndodhur në Tiranë, rruga “Sami Frasheri”, Pal. 26, shk 7, kati 1, Ap. 2/1, ZK -8270, Nr.pasurie 5/94 + 1 – 2/1, në emër të Engjellushe Thoma. Ndërsa tjetri vendimi i dytë, për një borxh prej 209 mijë eurosh i ka dhënë të drejtë paditësit. Po ashtu ky sybjekt rezulton edhe në listën e debitorëve edhe në drejtorinë e tatimeve në Tiranë, që prej vitit 2011.

    Pëlqejeni

  7. Ëngjëllushja e Universiteti Justicia – Piramidë si Sudja!!!

    Ëngjëllushe Thomai , e cila zotëron 65 % të aksioneve të Universitetit privat Justicia , që përgatit specialistë në fushën e drejtësisë, është e zhytur në borxhe. Borxhlinjtë e shumtë e kanë çuar cështjen në gjykatë dhe tashmë i janë ngrirë shtëpia, universiteti dhe çdo llogari bankare.
    Agron Mita, i cili thotë se është vetëm njëri prej borxhlinjve të shumtë të Ëngjëllushe Luli Thomai , aksionerja kryesore e universitetit privat “Justicia” i është drejtuar gazetës për të bërë një denoncim publik të shkeljes së të drejtës së tij. Ai thotë se i ka dhënë borxh kësaj shtetasje plot 70 mijë USD dhe të gjitha kontratat janë nënshkruar përpara noterit dhe kanë vlerë ligjore, por pavarëisht kësaj, Luli Thomai refuzon t’i kthejë borxhin, i cili fillon që në vitin 2006. “Unë ka më shumë se 10 vjet që e njoh, banojmë edhe në të njëjtin pallat. Në fillim kishim një marrëdhënie shumë të mirë, dhe unë i dhashë ca para borxh dhe jao mi ktheu sipas kontratës.
    Dhe asnjëherë nuk mund ta mendoja se ajo ishte një mashtruese. Kishte një firmë ndrëtimi si dhe universitetin privat, ndaj kisha besim të plotë. Më vonë mora vesh se unë nuk isha i vetmi person që më kishte borxh, por ishin edhe shumë të tjerë, dhe fillova të shqetësohesha. Që prej asaj kohe ka nisur një kalvar i gjatë tentaivash për t’i marrë paratë e mia, por është thuajse e pamundur. Më premton, më jep deklarata me shkrim, i noterizojmë, por pastaj refuzon sërish. Më konkretisht, me datë 15 shkurt të 2006-ës, i kam dhënë me kontratë të rregullt noterir, 50 mijë dollarë, para të cilat nuk mi ktheu kurrë. Po ashtu më 2 qershor të 2012-ës, i kam dhënë edhe një shumë tjetër prej 2.8 milionë lekë të reja, nga të cilat më ka dhënë vetëm 400 mijë lekë të reja. Dhe asnjë lek tjetër.
    Ndrëkohë që kontratat janë të njëpasnjëshme dhe borxhi duhet të ishte shlyer me kohë. Në këtë situatë ne nuk na mbetet rrugë tjetër veçse ti drejtohemi gjykatës, pasi ne nuk mudn t’i lëmë asaj lekët tona. Ajo paska lekë për të paguar studimet dhe jetën luksoze të dy fëmijëve të saj në Paris të Francës dhe për të mbajtur dy punëtorë shtëpie për shtëpinë e saj, ndërsa nuk paska lekë për të na kthyer borxhin. Ne do t’i kërkojmë gjykatës që t’i bllokojë aksionet e universitetit”, – shprehet Agron Mita.
    -PROBLEMET
    Por duket se Agron Mita nuk është i vetmi që ka ndjekur rrugën ligjore për t’i marrë lekët e tyre që ia kanë dhënë borxh kësaj shtetasje. Kështu nga të dhënat e deklaruara në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të biznesit, janë plot tre udhra ekzekutimi nga tre shoqëri të ndryshme përmbarimore, të cilat kanë kërkuar vendosjen e masës së sekuestros konservatime mbi të gjitha aksionet (në masën 65%) që zotëron Ëngjëllushe Thomai të këtij universiteti, me qëllim që ajo të mos i shesë dot ata.
    Aktualisht Universiteti Justicia, ka hapur dyert për studentët e rinj, dhe e ka selinë te pallati me xhama te stacioni i Trenit. Po ashtu dy vendime të gjykatës së Tiranës të 2012-ës, njëri për një borxh prej 40 mijë eurosh, ka vendosur masën e sekuestros konservative edhe mbi apartamentin e ndodhur në Tiranë, Rruga “Sami Frashëri”, Pal. 26, shk 7, kati 1, Ap. 2/1, ZK -8270, Nr.Pasurie 5/94 + 1 – 2/1, në emër të Ëngjëllushe Thomai. Ndërsa tjetri vendimi i dytë, për një borxh prej 209 mijë eurosh i ka dhënë të drejtë paditësit. Po ashtu ky subjekt rezulton edhe në listën e debitorëve edhe në drejtorinë e tatimeve në Tiranë, që prej vitit 2011.
    BËNI KUJDES MOS U MASHTRONI NGA KJO PIRAMIDË SKEMË E MIRËFILLTË MASHTRIMI!!!
    KJO NDYRËSIRË E KA VENDIN VETËM NË BURG!!!

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s