Aleanca Lesh e Li


ALL

ALL
ALL

Me gëzim te paparë ju njoftojmë mbi krijimin a grupimit me të madh politik në vend:

“Aleanca Lesh e Li” (ALL).

E krijuar nga bashkimi i aleatëve te shumtë, prej të cilëve ia vlen të përmendim: “AQF, Aleanca për Qytetarin dhe Fshatarin”, “LRT, Lëvizja Radikale per Tolerancë”, “AAQ, Aleanca për të Ardhmen e Qytetarit”, “AKQZ, Aleanca Kuq e Zi”, “PPS, Partia e Punës Sime”, “PPP, Partia e Patriotëve te Përkohshëm”, “PFQ, Partia e Fshatarëve ne Qytet”, “OQQQ, Organizata Qytetare për Qërimin e Qelbësirave”, “PGV, Partia e Gënjeshtrave e Vërtetë”, “PAA, Partia e Apatikëve Aktiv”, “PD, Partia e Debilave”, “PK, Partia e Kopenëve”, “PSI, Partia Socialiste pa Integritet”, “LIIII, Lëvizja Integruese per Integrim te Ingranazheve Integrues”, “LDI, Lëvizja Derivuese per Integrim”, dhe cdo lloj lëvizje tjetër.

Ne si grupim politik mbledhim pa dyshim 100% te elektoratit qe s’kanë votuar dhe as kanë ndërmend te votojnë ndonjëherë, duke parë se si votohet ketu; si dhe shumë e shumë votues te tjerë, vota e te cilëve nuk ka asnjë vlerë.

Platforma jonë gjithëpërfshirëse është si vijon:

  1. ALL urren njerezit e cekët dhe të humbur, trushplaret dhe injorantët, fodullët dhe pompozët, ata qe kane ego te stërfryra dhe xhelozinë që i shoqëron. Gjithashtu ata qe janë te trashë dhe kapadainj, te liq dhe dinakë, genjeshtar dhe tahmaqar, njerëz fallco dhe pa pasion. ALL nuk ka paragjykime, i urren te gjithë bastardët njesoj, dhe urren gjithashtu faktin qe këta bastardë ekzistojnë kur mund te ekzistonin njerëz shumë më të mirë në vend te tyre.
  2. ALL nuk ka as kryetar, as kryesi, as sekretarë, as militantë, as anëtar. Të parët jeni juve. (gjithashtu te dytët, te tretët.. e keshtu me rradhë)
  3. Te gjitha mitingjet tona fillojnë me një orë e një minutë heshtje. Pas kesaj mitingu mbyllet qetësisht dhe pa asnjë incident.
  4. Nuk japim asnjë premtim! Mos prisni t’ju fusim neper punë shteti po fituam. Askush nuk fiton gjë qyl nga ardhja jonë në pushtet. Po me ne me të vërtete fitoni te gjithë! Asgjë!
  5. Ne synojmë rritjen e cilesise se jetës suaj, pasi duke mos patur as funksionarë partie as anetarë as militantë, nuk kemi për ke tjetër ta synojmë ketë synim.
  6. Ne nuk synojmë zhdukjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor, arsimor, shëndetsor dhe shtetëror. Kjo është humbje kohe për ne. Do ta lemë në dorën tuaj zgjidhjen e këtyre problemeve me nisma si “Sot fusim gjykatësin me të korruptuar të muajit ne nje pucetë te hapur, derisa ta mbysim”. E kështu me rradhë me gjithë te tjerët. Puceta të hapura e puceta pa kapak kemi plot! Nisma “Çdo mut ne pucetë” do te pastrojë ambientin tonë nga keto lloj ndyrësirash dhe plehrash.
  7. Platforma jonë është në fakt një trampolinë nga a cila mund të hidheni drejt Europës, Amerikës, Australisë ose prapa diellit. Per ata qe nuk ua mban të hidhen, le te rrinë ketu se mirë janë.
  8. Ne nuk ua varim torbën ambasadorëve te huaj, për vijen politike qe do të ndjekim. Ata le të mbajne vendin qe kanë dhe ne do mbajmë tonin!
  9. Çdo zyrtar i lartë i shtetit, që nga kryeministri e poshtë, do të jet i/e detyruar të bëj harakiri para popullit nëqoftëse dështojnë në kryerjen e detyrave te përcaktuara qartë përpara tyre. Kjo traditë Japoneze qe ka dhene aq rezultate atje, ska si të mos japë rezultat ketu; keshtu që ky është një nga mësimet e pakta që kemi vendosur të marrim nga perëndimi i lindjes së largët.
  10. Pikën 10 plotësojeni ju! (meqë sikurse thamë më lart jeni të parët, ju takon te vini pikën e fundit mbi i)

Ky tunel ka vetëm dy dalje, dy skaje me dritë në fund të tunelit, dhe ti ke vetëm dy rrugë:

Ose Eja me ne! Ose vazhdo të rrish aty ku je!

Advertisements

3 mendime mbi “Aleanca Lesh e Li

  1. Pingback: Levizja STOP

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s