jam militant


militant partie
militant partie

jam militant, militant partie

kokëshqopë, erë dhie

kokëpakrehur, bythëpalarë

sahanlëpires i paparë

 

une jam i pari, i pari jam une

kam dhënë kontribute

kam vjel frute

 

kam dhënë prova

une jam provë

fjalëpakë

se s’di shumë fjalë

une bërtas

ulëras

ngas

makinën pa frena me shpejtësi

bories i bie me furi

hej, kush ishte ai?

përpak shtypa njërin

kur festoj, festoj tamam

mund ta bëj ndonjë kurban

 

unë jam ai që jam

dhe ai kam qen gjithmonë

ju qe s’më keni njohur

do ta kuptoni shum vonë

 

se e ardhmja un jam

un godas, shaj, ulëras

më hapni rrugë se ju vras

jam harbut e hajdut

i lig e i pangopur

un jam ai që i thone

“Republika e re, ore”

 

na thonë te ulemi e te bisedojmë

ne bejme sikur degjojmë

dhe bejmë atë që funksionon

dhe ka funksionuar gjithmonë

e keshtu dhe do vazhdojmë

 

nga une mbin e rritet frika

nga une çel e lulëzon tmerri

si nje krimb që del nga plehu

rrofte partia! poshte atdheu!

 

një ditë pa diell është si nata

një natë pa hënë është si e ardhmja

 

unë do behem drejtor, shef, inspektor

me makinë te re do dal në Shtator

unë jam si muti, aty, këtu, atje

si unë ka plot në çdo hale

 

partia ime fitoi

ndryshimi i vertete filloi

do ketë shumë ndryshime

do ec treni në rrugë makine

herë tjetër me tren do dal të festoj

hapni rrugen se do t’ju masakroj

 

Ky jam une. kush jeni ju?

Partia ime fitoi, mjere ju!

Advertisements

Një mendim mbi “jam militant

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s