Këmbësorët më të këqinj janë ata që ngasin biçikleta


Raporton nga Bulevardi i qytetit bregdetar të Vlorës, Aqif Kopertoni.

aqif kopertoni
aqif kopertoni

 

Në mes të sezonit turistik, një shqetësim i përgjithshëm i drejtuesve të automjeteve janë kembësoret.

Ata mbijne ngado, majtas, djathtas, para, mbrapa, në tentativë për të kaluar rrugën, të hutuar nga vapa, dhe mbi të gjitha lëvizin me shpejtësi mjaft të vogël, duke shkaktuar kështu rëndim serioz në trafik.

I pyetur në lidhje me këtë problem, drejtori i policisë rrugore Rexhep Dymilekshja tha qe: “jemi të ndërgjegjshëm për problemet që shkaktojnë për turistët, dasmorët dhe automjetet e tjera, ata që banojnë këtu gjithë vitin po s’kane mundësi financiare për të patur dhe ata një automjet. Policia rrugore po merr masa për ndalimin dhe gjobitjen e këtyre këmbësorëve që e shkelin rrugën dhe ligjin me këmbë.”

Ekzistenca e një numri të madh këmbësorësh është më evidente në mbrëmje, kur shumica e këtyre krijesave dalin nga zgavrat ku banojnë, të veshur me rrobat më të mira që kanë, për të lëvizur lart e poshte ne bulevard pa ndonjë qëllim të qartë. Ekziston gjithashtu dhe një minoritet i këtyre qënieve, ata që mund të quhen “aristokracia e këmbësorëve”, që në këtë orë dalin me biçikleta.

Këto mjete me dy rrota dhe pa fuqi motorike, janë një rrezik serioz në rrugë, për shkak të mungesës së kontrollit dhe shpejtësisë pak më të madhe që mund të arrijnë në krahasim me këmbësorët e tjerë.

Kosta Barkderri, pronar i një makine Porsche Cayenne te prodhuar ne Austri në vitin 2011, është viktima më e fundit e një këmbësori biçikletist, i cili doli sikur mbiu nga dheu kur Kosta po bënte një parakalim në trotuar, duke i shkaktuar automjetit dëme të mëdha financiare, si disa të gërvishtura në parafango dhe një pasqyrë të shtrembëruar.

Këmbësori Loni Kotherja, drejtuesi i biçikletës 28tshe të prodhimit Kinez të vitit 1974, nuk mund të intervistohesh ngaqë nuk ishte në gjëndje për të folur në ato momente dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ne u përpoqëm të flisnim me pronarin e automjetit të dëmtuar në lidhje me incidentin në fjalë, Zotin Barkderri, po ai u mjaftua vetëm me disa të shara për këmbësorin dhe nuk na dha më shumë informacion.

Ndërkohë, Polici i thjeshtë i trafikut rrugor, Gole Kokpreshi, u përpoq ta ngushëllonte viktimen, por pronari i automjetit zoti Barkderri, megjithëse i futi Goles në xhep një 5 mij lekshe në shenjë mirënjohje për fjalët e tij ngushëlluese, ishte megjithatë absolutisht i pa ngushëllueshëm për shëmtimin e shkaktuar ndaj automjetit te tij të dashur dhe të shpejte, që arriti të nxjerr rreth 100 kilometra në orë në atë trotuar tërë gropa dhe këmbësorë me sy të zgurdulluar.

Policia rrugore në vendngjarje veproi shpejt dhe me profesionalizëm, në mbjedhjen e shpejtë të mbeturinave të biçikletes.

Më pas Kosta u largua me shpejtësi me automjetin Porsche Cayenne, pamja lluksoze të cilit do të mbajë mbi finishin e tij të bukur ngjyrë vishnje, gjurmët e këtij incidenti të tmerrshëm derisa të shkojë në servis për tiu bërë një lyerje e re.

Ndërkohë, sezoni turistik vazhdon me incidente jo të pakta mes masës laramane të këmbësorëve dhe makinave, që konkurrojnë pa pushim për atë pak rrugë të kalueshme që ka mbetur nga gropat e shumta dhe pucetat qe u jane vjedhur kapakët.

Të ndërgjegjshëm për këto probleme, bashkia dhe policia rrugore u bën thirrje dhe njëherë të gjithë këmbësorëve të qytetit të rrinë brenda në shtëpite, zgavrat dhe kasollet e tyre, dhe të dalin vetëm kur është absolutisht e nevojshme, si në rastin e ndonjë emergjence mjeksore, ose kur janë duke ngordhur për bukë dhe u duhet të furnizohen me sende ushqimore.

Dhe në ato raste kur të dalin, të ecin brinjasi në anë të rrugës, dhe në asnjë menyrë me mjete të rrezikshmërisë së lartë në trafik, sic janë biçikletat.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s