Idiotorial – Kurbani


Dashi shokut Salo
Dashi shokut Salo

Vazhdon të bëjë jehonë që këtu e deri në Peru, rituali i inagurimit te kryetarit Basha të bashkisë së krye qytetit te fisit të Shqiptarëve.

Një detaj i rëndësishëm i këtij rituali, nuk është as vendimi i kolegjit zgjedhor apo i kqz, apo fakti që dolen mbi 30 mij kok dhën me shume në listat e zgjedhësve, fakt per të cilin akoma protestojnë socialistat.

është rituali i kurbanit së Dashit që e therrën përpara derës së bashkisë përpara se të hynte Basha në të.

Me këtë akt disa anëtarë të Aleancës për Qytetarin, sollën defenitivisht traditat më të lashta të fshatarit, në krye qytet.

Ndoshta nuk është rastësi që Aleanca për Qytetarin fitoi kryesisht në fshatra, dhe pothuajse fitoi në një qytet kaq të lidhur ngushtë me fshatin dhe traditat e ketij të fundit, si Tirana.

U therr një Dash, dhe me gjakun e tij u spërkat e “pastrua” në sensin primitiv, një bastion i vjetër i socialistave. Ky simbolizëm nuk ngeli pa u vënë re, si nje sinjal i qartë i gjërave që do te vijnë…

Kur therret dashi në mes të Tiranës, cfarë mendoni juve se do të ndodhë në Kukësin e largët? Apo në Pukë?

Mos t’ju duket çudi kur rituali i lashtë i sakrificës njerëzore dhe i gjësë së gjallë, të bëhet një pjesë e pandarë e jetës sone dhe i festimeve pas-elektorale, sapo te behet shelegu qe lind sot, dash.

Perpara se të ndalemi në ritualin në fjalë, le të edukojmë pak lexuesin e ketyre rreshtave mbi traditën e sakrifices ose siç njihet ndryshe ne kohët moderne, kurbanit.

Gjaku dhe Zemra qe rreh
Gjaku dhe Zemra qe rreh

Ishin fiset Moçe, pararendësit e fiseve Maya të cilet njihen nga historianët si një civilizim qe e kishte sakrificen ose kurbanin njerëzor dhe të kafshëve në thelb të identitetit të vet. Deri në atë pikë sa këto fise pothuajse shfarosën krejt popullatën e tyre përbërëse, nga kurbanet masive qe bënin.

Sipas studiuesve modernë, Moçe qe kane ekzistuar mbi 10 mijë vjet para Krishtit, nganjëherë kryenin kurbane njerëzish, fshatrash ose krahinash të tëra, me rradhen e njerezve qe ecnin te dënuar drejt majës së piramidës ku u shkulej zemra ose u pritej koka, disa kilometra të gjatë.

Shume nga keto rituale rezultonin në lumenj të vërtetë gjaku që shtriheshin që nga vendi i sakrifices (Moçe ishin fise malore) e derdheshin në det.

Gjaku, dhe Zemra e viktimës së kurbanit qe rreh akoma në dorë të kurbanxhiut, ishin një element qëndror në traditat e fiseve Moçe për purifikimin dhe bekimin e objekteve që duhet të ndertoheshin (si keshtjella, rruge apo tempuj) dhe paqësimin perëndive që kontrollonin elementet jashtë kontrollit njerëzor, si fatkeqsitë natyrore. Keto rituale e forconin stabilitetin politik dhe social të perandorisë së fuqishme që arritën të krijojnë këto fise para 12 mijë vjetësh.

Në ndonjë rast të rrallë, fiset Moçe mund të bënin kurbane të tilla edhe për të purifikuar dhe bekuar ardhjen e një perandori të ri në pushtet, megjithese zgjedhjet demokratike, kolegji zgjedhor dhe faktori nderkombetar duhet të kenë patur nje rol dytësor, dhe jo te kenë qene faktorë vendimtarë në këto procese.

Pikërisht këtë gjë komentoi presidenti i Peru-së, i përmendur në fillim të ketij shkrimi, i cili shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërine, ku ruhen dhe fuqizohen traditat e lashta te paraardhesve te kombit te tij, qe mbetën gjalle për aq kohë sa të linin pasardhësit e sotëm.

Do ta therr per Partine
Do ta therr për Partinë

Që të vijme tek ngjarjet e ditës së sotme në Tiranë, duhet të ndalemi pak dhe tek motivimi i militantëve partiakë që e morën ne duart e tyre detyrën e ri-ngjalljes së traditave të lashta që na vecojne ne nga popujt e tjerë modernë të kontinentit.

Sikurse dhe mund ta dini, sipas biblës ose kuranit, Zoti e vuri në provë Abrahamin që të shikonte a ishte ai në gjëndje të therrte djalin e tij të dashur për të. Kur Ibrahimi e kaloi këtë prove, Zoti i fali shumë privilegje.

Militanti i fotografuar këtu, e therri Dashin e tij të dashur për Partinë, dhe Partia nuk do ia lë pa ia shpërblyer.

I pyetur nga mediat që u ndodhën pranë, militanti Rrok Qypi, tha që për Partinë ai është gjithashtu gati të bëj kurban edhe një nga 7 djemtë e 5 vajzat qe ka me gruan e parë dhe të dytë, gruan e pare, babain, kalin, lopën, gomarin, madje edhe cilindo pjestar tjetër të familjes se tij.

Kjo është një shenjë akoma më e sigurt që traditat e lashta të fiseve Moçe, të kaluara në ditët tona e me pas nëpërmjet Abrahamit, dhe më së fundmi të mishëruara në militantin e thjeshtë Rrok Qypi i cili së shpejti do të filloje punë në bashki, janë ri-ngjallur dhe njeherë per ti ndryshuar njëherë e mirë fytyrën dhe drejtimin historik popullit tonë të lashtë dhe me tradita.

Po e therr per Partine
Po e therr për Partinë

Sipas parashikimeve më të fundit, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo traditë do të forcohet më tej.

çdo deputet i zgjedhur do të sjellë gjak nga nje kurban njerëzor ose kafshëror, për të spërkatur karriken e parlamentit te ri, ku ai do të kete fatin të ulë bythën për katër vjet rresht, dhe dashtë Partia, akoma më gjatë.

Në një menyrë dhe formë të ngjajshme, çdo zyrtar tjetër i lartë apo i ulet i shtetit, do të bej nga një kurban për vendin e punës i cili do ti sjellë vetëm begati dhe përfitime.

Gjaku do të rrjedhë lumë, pasi megjithë menyrën paksa jo demokratike dhe absurde të sakrifikimit të viktimës së kurbanit, si perpara 12 mij vjetësh edhe sot, kurbanet kanë sjellë stabilitet politik per shkak të efektit gjithëpërfshirës që kanë në masat e gjera të popullit. Vetëm njerezit mjerane e pa identitet do ta kundershtojne këtë nismë.

Partia në pushtet do ta kthejë çdo cep të qyteteve dhe fshatrave, në vend të bekuar për kurbane, dhe gjaku do te mblidhet në shishe plastike dhe të qelqta, për të spërkatur më të çdo gjë që ka nevojë për gjak që të qendrojë në këmbë, sic është rregjimi politik dhe social që kemi sot.

Në një rreagim mbi keto ngjarjet e sotme dhe të ardhshme, udheheqësi i opozites dhe pronari i mëparshëm i godines qe u spëkrkat sot me gjak Dashi, tha që: “Nuk mund ta djegim Shqiperinë, sado deshër, dema dhe njerëz të bej kurban Basha me shokun Salo”.

Dhe Partia do ta haje
Dhe Partia do ta hajë

“Ne do të vazhdojmë të protestojmë dhe bojkotojmë paqësisht, dhe pa bërë zhurëm këtë masakër dhe masakra e maskarada të tjera pas kësaj. Kaq paqesisht saqë nuk do ta kuptoni fare që ne jemi këtu. Derisa të vijë edhe momenti që po kaq paqësisht të na therrin edhe ne, së bashku me ju, sic u therr sot ky Dash.”

Advertisements

2 mendime mbi “Idiotorial – Kurbani

  1. nuk duhej perdorur termi – Kurban ne kete artikull….
    jo per gje por nuk ka lidhje Kurbani me ate qe ka bere ai tipi aty tek bashkia…
    ai thjesht ka therur nje kafshe ne nder te nje personi sepse ashtu iu tek…
    por nuk ka lidhje fare me termin Kurban…

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s