Kur nxiu një natë


Pasi zbardhi një ditë, e u panë të gjitha vemjet lakuriq, lindi një shpresë, u venit, perëndoi një shprese, shkuam të flemë pa të dhe nxiu një natë.

Nje nga video cimkat me mbreselenese. Kryeveper!
Një nga video çimkat më mbresëlënëse. Kryevepër!

Në këto rrethana, kombi shqiptar po shpreson për një videoskandal të ri.

Kaluan mbi 6 muaj nga videoskandali i fundit i atij kokmishit të lsi, i cili jo vetem që na argëtoi pa masë, po dhe na dha nje mundësi të marrim vesh direkt nga goja e njërës prej këtyre vemjeve të stërshëndosha, se çfarë bëjne, si mendojnë dhe mbi të gjitha se si funksionojnë në habitatin e tyre natyral, pushtetin.

Kemi dëgjuar se të gjithë keto sub-specie të ndyra të rraces njerëzore, e filmojne pa pushim njëri tjetrin gjate procesit të gjakpirjes, prandaj mund të ekzistojnë me qindra video çimkash që janë në po atë nivel të lartë artistik që ishte ajo çimka e mbi 6 muajve më parë. I famshmi videoskandal që i frymëzoi njerëzit ti mbushin çadrat me helm dhe ti sulen kryeministrisë.

Ah, sikur të bëhet tani një festival filmi i video-çimka-skandaleve.

Të shikonit se çdo të ndodhte athere! Do të lëviznin në varr nga kureshtja, ata katër protestues të pafat që u vranë në 21 Janar, mbasi nuk do të kishin mundesinë të shikonin me sy e dëgjonin me zë aktivitete të tjera kaptivuese të këtyre vemjeve parazite që na e kanë ngulur thellë thumbin të gjithëve.

Mjafton të shofim gjendjen anemike të shtetit, që të imagjinojmë pak se çfarë janë në gjëndje të bëjnë këto lloj vemjesh kur nuk shikon e as degjon njeri. Pale ti shofësh e ti dëgjosh me zë e figurë të qarte pa patur nevojë për ekspert gjykate.

Kemi dëgjuar për pushtetarë-vemje që vrasin e rrëmbejne, vjedhin e dëfrejnë, së bashku me gjykatës-vemje plehrash të të gjitha kategorive. Mirepo kemi një mungesë të theksuar videokasetash, që dokumentojne pa montazh e pa diskutim, ate që duket qartë nga deduktimet logjike dhe faktuale të aktivitetit të këtyre krijesave që mbjellin vetëm sëmundje dhe epidemi.

Vërtet që nuk është e lehte të filmohen këto lloj bishash gjatë momentit të ushqimit. Në këtë aspekt ia kalojnë edhe pumës së zezë braziliane, njërës prej krijesave më reklusive që ka krijuar natyra. Puma e zezë braziliane del për gjah vetëm kur ka një natë pa hënë, dhe nuk qëndron shumë orë jashtë strofkullës së saj. Fotoreporterët e Discovery Chanel janë përpjekur me vite të tëra pa sukses ta filmojnë këtë kafshë, po nuk ia kanë dalë dot, keshtu që janë mjaftuar vetëm me evidencën e jashtëqitjeve të saj për të dokumentuar dicka më tepër rreth saj.

Njësoj si ata entuziastët e natyrës se egër, edhe ne ngulemi para televizorit kur ka zgjedhje, apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me aktivitetin e vemjeve në pushtet, dhe të atyre që duan të vijnë në pushtet.

Vdiqëm për njëçik videoskandal te ri! Vetëm pak duam, pak!

Nuk shtyhet dot më kjo vapë.

Në këtë natë skrop të zezë, pa yje e pa hënë, vendi jonë nuk ka nevojë për asgjë tjetër.

As për intelektualë, as për faktor ndërkombetar, as për opozitë. Populli do ta marrë ne duart e veta këtë situatë dhe do ti japë drejtim. Vetëm e vetëm, sikur te kishim nje tjeter videoskandal….

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s