erdhen prap ata


Po Vijne
Po Vijne si Turista

Raporton nga Dhermiu ku eshte me pushime, Dullë Deti.

Dulle Deti
Dullë Deti

Jemi ne ate periudhe te vitit kur rriten ndjeshem ardhjet e emigranteve per te pushuar ne mretereshen e turizmit, Shqiperine, te cilen ata e lane pas keto 20 vite tranzicioni duke u rropatur nga toka dhe nga deti, me kembe, autobusa, makina, qerre, kuaj, gomer, duke u zvarritur barkazi, ose me kurriz, me anije, gomone, voza, qypa, me trap, komerdare zisi, govate, ose me not.

Turiste ne Det te Trazuar
Turiste ne Det te Trazuar

100,000 turiste te tille zbriten nga nje anije e vetme sot ne portin e Durresit.

Atdheu i vjeter i pret me krahe hapur ne sqetullen e tij te ngrohte te gjithe rrefugjatet e dikurshem dhe turistet e sotem, qe me frymezim dhe guxim cajne mes permes pluhurit dhe plehrave per te mberritur ne detin jon dhe adriatik te brigjeve tona.

Po kthehen me cdo menyre
Po kthehen me cdo menyre

Ne kete situate kryeministri ka urdheruar qe te vihet ne dispozicion cdo traget, varke, anije, vapor, rimorkiator, legen, kove, top, gomone, varka peshkimi, skafe, traper etj, qe asnje emigrant te mos mbetet pertej detit, po te vije ti beje pushimet ketu sikurse ia do dhe zemra qe i rreh fort per kete fanar ndricues dhe relaksues ku mund te shplodhen ne mes te krizes ekonomike qe ka mberthyer boten ku ata jane te detyruar te jetojne dhe punojne.

me not
me not

Jo vetem kaq, po Kryeministri eshte i gatshem te vere ne dispozicion edhe helikopterin e tij personal, ose makinen e tij te re anti-plumb, per te sjelle ne atdhe edhe ndonje turist emigrant ish-rrefugjat qe per fat te keq ka mbetur akoma ne getot e Greqise ose ne brigjet e Italise.

Ketu po behet qejf origjinal
Ketu behet qejf origjinal
Advertisements

Një mendim mbi “erdhen prap ata

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s