Qent e Rruges ne Udhekryq


Zagar Zagari
Zagar Zagari: e di qe jam qen bir qeni, po ti ske te drejte te me vrasesh vetem per kete

Kemi probleme vellezer dhe motra, problemet me te medha qekur na polli bushtra.

Bashkia ka vendosur te na vrase. Qe ne 100 ditet e para, Basha eshte zotuar te na heqe qafe. Dhe ky eshte nje kercenim real, sepse ky eshte nje njeri qe ka vrare edhe me pare. Dhe ka vrare njerez te races se tij, pale neve qe na vret tamam si qen rruge, me cdo kuptim te fjales.

Nese deri tani jemi verdallosur te lire nen sundimin liberal te piktorit, tani rrezikohemi seriozisht nga snajperat e benjaminit te baba qaforrit.

Nje ekip “task force” i perbere nga snajperat me te mire te gardes, me eksperience ne ksi punesh, del naten vone, dhe gjuajne vellezerit dhe motrat tona neper rruget e qytetit. Ky eshte nje problem serioz. Problemi me i madh ekzistencial qe kemi hasur ne historine tone te gjate dhe te mundimshme si qen rruge.

Nuk eshte faji jone qe sna ka adoptuar dikush, ndonje zoteri trendi ose ndonje zonjush qe te na laje me shampo e te na krehe bishtin, si shume e shume qener me fat. Ose si disa te tjere qe kane zene ndonje pune si qen roje, ose si quhen ndryshe ata “qen me zanat.” Qeni i pa adoptuar dhe qeni pa zanat nuk e kane te gjat! Aq me teper me kete bimBash bashkie qe na ka ardhur!

E pate si e ben dashin kurban? Ne ishim aty dhe as nje koqe dashi nuk na hodhen! Vajten e hengren te gjithe Dashin vet, dhe kockat su muarr vesh nga vajten. Do i ket ngren ndonje nga ata qente qe jane ne pushtet, qen me zanat ose qen qe i rrine lepe peqe ketyre kurbanxhinjve.

Ne ne kohe paqe
Ne ne kohe paqe

Nejse, mire qe sna japin asnje kocke dhe na shtypin me makina kur tentojme te kalojme rrugen, po tani keta po dalin dhe me pushke snajperi me dylbi qe ska shanse te beje rikoshet, po ta rras direkt ne mish.

Sikur tua kemi ne fajen per krizen politike dhe ekonomike.

Per ne u mblodh qeverria javen e kaluar. E kemi pisk. Pasi u fol gjer e gjate per fruta dhe agrume, u moren vetem me ne. “E vetmja rruge eshte te vrasim qent e rruges” tha kryeministri. E hengrem!

Me vendim qeverrie duhet te ngordhim. Dhe po s’gjetem ndonje rruge-dalje, ne kete udhekryq pa semafore, si qen rruge qe jemi, do ta hame edhe ne kocken e plumbit.

Shume shpejt do te harrohemi si pucistat e 21 janarit. Per 6 muaj sdo flase me njeri per neve, ashtu si nuk flet njeri per ata tani.

Prandaj duhet te lehim fort, te gjithe se bashku, qe te degjohet zeri jone edhe njehere perpara se te shkrepe pushka dhe te bjere qetesia qe kerkon qeverria.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s