lajme nga bota


Bukuroshet
Bukuroshet

RIYADH (AFP) – Bukuroshja nga Arabia Saudite, Aya Ali al-Mulla, triumfoi mbi 274 rivale per te fituar titullin Miss “e ndershmja” e Arabise, pa treguar ne asnje moment fytyren e saj, ne qytetin lindor Safwa ku u zhvillua konkursi i bukurise femerore, i pari i ketij lloji ne mbreterine konservatore islamike.

Bukuroshet ne tur
Mullai duke fotografuar grat e tia

Me perçen qe i mbulon krejtesisht fytyren dhe trupin zonjusha al-Mulla, gruaja e ardhshme e 4rt e pjesetarit te jurise klerikut Mulla Ibrahim Ali Saleh bin Khalifa, konkuroi denjesisht dhe moralisht perpara nje jurie te perbere nga 12 hoxhallare te nderuar dhe perpara miliona teleshikuesve qe e ndoqen konkursin ne televizion dhe votuan per fituesen me ane te mesazheve sms.

Si nje shenje e qarte e liberalizimit dhe modernizimit qe po perfshin Arabine Saudite keto vitet e fundit, konkursi i bukurise “Miss Arabia e ndershme”, beri jehone ne mediat lokale dhe nderkombetare. Megjithese pati shume kundershtues, madje edhe kercenime nga ekstremiste islamiste per sulme vetvrasese me bomba gjate ketij eventi kulturor, show-i kaloi pa asnje incident.

Miss Morali Ne Plazh
Miss Morali Ne Plazh

Sipas mediave lokale, bukuroshja al-Mulla u kurorezua “Mbreteresha e Moralit”, ne mbremjen e fresket te se Dieles se kaluar, nje dite perpara fillimit te muajit te madherishem te Ramazanit. Perveç kurores ajo gjithashtu fitoi nje udhetim turistik ne Malajzi, para dhe shume bizhuteri.

Nuk pati parade te konkurrenteve me rroba plazhi, pas presionit te qarqeve konservatore te cilat e kishin kundershtuar fuqishem kete. (ketu djathtas po ju japim nje pamje nga plazhi te nje nga konkurrenteve me rroba plazhi qe nuk u lejua gjate konkursit)

Nje nga kriteret kryesore per te vleresuar fituesen ishte gjithashtu nje vleresim 3-mujor i devotshmerise se zonjushes al-Mulla ne sherbim te famijles, si dhe aktivizmin e saj per promovimin dhe forcimin e vlerave dhe paqes islamike ne boten e pa zhvilluar dhe te trete. Kjo perfshiu dhe veprimtarine politike te Zonjushes al-mulla per te ndihmuar motrat e saj muslimane, te cilave u mohohen te drejtat e tyre bazike njerezore ne vende te ndryshme perendimore.

Vellua eshte liria e grave
Perçja eshte çlirimi i grave
al-Mulla ne krye te levizjes se grave
al-Mulla ne krye te levizjes se grave

Kjo perfshin dhe aktivitetin e saj per kundershtimin e ligjeve kunder perçeve qe po kalojne ne ligj parlamentet e vendeve evropiane , vende keto te mbytura nga mekati qe mbajne te shtypur nje minoritet gjithmone e ne rritje muslimanesh per shkak te pjellshmerise se larte te ketyre te fundit.

 

Gjithashtu sipas te perditshmes Al-Watan, procesi i vleresimit te fitueses perfshinte nje rrebesh pyetjes personale, kulturore, sociale dhe teste te ndryshme psikologjike.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s