Greva e Urise del nga nentoka, vijon ne det


Greva e Urise del nga nentoka, zhvendoset ne det
Greva e Urise del nga nentoka, zhvendoset ne det

Duke pare se i gjithe opinioni publik eshte aktualisht i zhvendosur ne bregdet me pushime, dhe askush spo e rruan fare qe 14 minatore ne Bulqize po vdesin te uritur nen toke, minatoret greviste jane duke shqyrtuar te disa opsione ekstreme per pershkallezim te protestes se tyre legjitime ne menyre qe me ne fund edhe po vdiqen, te pakten te merret vesh.

Te indinjuar per faktin qe te gjithe gazetat kane nje jave rresht qe po shkruajne per rekordin e qendrimit te kryeministrit ne det, ndersa per ta pothuajse nuk ka shkruar askush, te pakten dy minatore permenden opsionin qe greven e urise ta vazhdojne ne det.

Ideja eshte shume e thjeshte, te rrine ne uje, pa uje, pa ushqim, pa rroba, pa afat perpara pushuesve te shumte nga vendi dhe bota prane, deri ne plotesimin e kerkesave te tyre ose ne vdekje.

Nen toke, ne toke a ne det, si tia bejme?
Nen toke, ne toke a ne det, si tia bejme?

“Greva urie jan ba boll aq sa jan bo bajat” thote kryetari i sindikates se minatoreve Tare Urithi, “duhet me shpik nji grev ma ekstreme, ndryshe kemi vojt per lesh ktu 2000 metra posht nivelit te detit ku po ban not Sal Berisha.”

“Aty n’det kemi me ndenjt, jo 130 minuta si ai, po me dite te tera, derisa tna haj nonji peshkaqen, ose ta hame ne.” e mbyll Z. Urithi i zymte dhe i ndergjegjshem per veshtiresite e kesaj ideje te re.

Pasi u diskutua thelle, gjer e gjat kjo ide, pati vetem nje detaj i cili u harrua nga minatoret greviste. Asnje prej tyre nuk di not, dhe biles asnje prej ketyre njerezve te varfer nuk ka bere as edhe nje here pushime ne bregdet, keshtu qe shume prej tyre nuk e kane pare as detin ndonje here me sy. Ky territor i panjohur i tremb minatoret me shume sesa uria qe po i fik jetet e tyre nje nga nje.

protest ne det
protest ne det

Ketij problemi u duk sikur Z. Urithi i propozoi nje zgjidhje te aresyeshme: “minatoret mund te rrine ne det ne thellesi deri ne gryke, keshtu qe mungesa e aftesive notuese nuk paraqet problem.”

Po si do te na dallojne valle nga plazhistat e tjere qe jane aty per qejf?

“Eh, duket qejfi prej hallit bre burr.” – thote Urithi, “Duhet te ngreme kemben dhe kazmen per te marre kete hap ekstrem, perndryshe na mori lumi e na mbyti ne det.”

Advertisements

Një mendim mbi “Greva e Urise del nga nentoka, vijon ne det

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s