Ministria e Ekonomisë: Të përfundojë greva e minatorëve, nuk mund të luhet me pasuritë e pushtetareve


Keta luajne me pasurite tona
Keta luajne me pasurite tona

Ministria e Ekonomisë ka rreaguar në lidhje me grevën e urisë të minatorëve, të cilët janë ngurjuar prej ditësh 1400 metra nën dhe, në minierën e Bulqizës, dhe kunder cdo pershkallezimi te mundshem te saj.

Ministria ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje mes palëve dhe greva të përfundojë, pasi sipas saj, askush nuk mund të luajë më pasuritë e pushtetareve qe i kane fituar ato me kaq shume nga mundi dhe djersa juaj.

“Miniera e Bulqizës është pasuri e Metes, Berishes, Nanos e shume e shume te tjereve, qe kane dhene jeten e tyre per te qeverisur kete vend kromashësh, dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri”, thuhet në deklaratë e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria ka kërkuar gjetjen sa më shpejt të një marrëveshjeje dhe fillimin e punës në minierën e Bulqizës ne menyre qe pronaret e saj pushtetare te realizojne edhe kete vit fitime me tejkalime ne krahasim me fitimet e viteve te shkuara, pasi dhe nevojat per para kete vit i kane me te shtuara per shkak te krizes se tejzgjatur politike dhe disintegrimit me evropen.

“A e dini ju se sa i keni stresuar pushtetaret dhe ish-pushtetaret me greven tuaj? Nano dje nuk ka vajtur ne kazino ku humbi fitimet e nje viti nga miniera juaj brenda nje dite te vetme. Keto humbje duhen ri-kuperuar qe ish kryeministri te vazhdoje i qete jeten e tij ne Viene. Po per Ilirin, qe duhet te paguaje nje thes me lek qe ti shpetoje burgut, nuk mendoni juve? Duhen nje milion ton krom per te blere nje gjykates te gjykates se larte keto dite! Po Saliu qe ka ikur i deshperuar dhe e kalon gjith diten me not per te harruar problemet ekonomike te familjes? Ndaj boll me greva, rrokni kazmat dhe lopatat se qeverria ka halle!”, thuhet në deklaratë.

Advertisements

Një mendim mbi “Ministria e Ekonomisë: Të përfundojë greva e minatorëve, nuk mund të luhet me pasuritë e pushtetareve

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s