Horoskopi i javes se dyte te Gushtit


nga Koço Koqethati

Nga Koço Koqethati, Skulptor ne pension

 

Dashi Mars 21 – Prill 19

Arti jot do te shkrumbohet per 5 minuta ne flaket e ndezura nga artdashesit dhe fansat e tu me te flakte. Per fat te mire, ti do tu shpetosh flakeve kesaj rradhe, po kujdes here tjeter!

 

Demi  Prill 20 – Maj 20

Kete jave do te kuptosh qe kuptimi i thenies “ska rendesi sa keq vene punet, ato mund te vene akoma me keq” eshte ekuivalente me thenien “jeta jote eshte nje pus pa fund.”

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Do tu vesh se te kane ardhur.

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Puna jote e re ne hotel do te thote qe do te lash me shume çarçafe kete muaj sesa ke lare gjate gjithe jetes tende deri tani.

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22

Kete jave do te kuptosh pse thone qe shqiptaret jane shoferet me te keqinj ne bote, kur te aksidentohesh njekohesisht nga tre makina, njera prej te cilave ishte kondravajtje, tjetra ne trotuar dhe e treta e parkuar mbi vijat e bardha.

 

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Sa do te rrish ne diell, nuk ke per tu pjekur ndonjehere.

 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

ç’kisha per te te thene, ta thashe javen e kaluar. s’kam gje tjeter per ty kete jave.

 

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Do te humbases kredibilitet kur te merret vesh qe jeta jote nuk eshte e bazuar ne nje histori te vertete.

 

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Kush harron te kaluaren do te perserise ate. Ti e mban mend shume mire se si perfundove keshtu sic je, dhe prap se prap do ta perseritesh ate.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Dieta e rrepte me kolesterol te ulet qe mban ti, nuk vlen per njerez si ty, qe jane te destinuar te mbyten ne det.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Thenia “te gjithe vdesin nje dite” nuk ka per te te ngushelluar dhe aq kete jave.

 
Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Do te gjesh ate qe kerkoje, vetem e vetem sa per te kuptuar qe nuk ishte as ajo qe doje e as ajo qe te duhet.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s