
Per shkak te nje gabimi njerezor, policia ndertimore sot rrafshoi shtepine e Loni Kores, ne kohen kur ky i fundit dhe familja kishin dale per te mbledhur lakra dhe nuk ndodheshin ne shtepi.
Eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhe nje familje te pafajshme si kjo, po qe mund ti ndodhe kujtdo, ne nje zone me kaq shume ndertime informale, thote Gani Hekurani, drejtor i inspektoriatit te ndertimit, “Digjet i thati me te njomin si i thone punes.”
Shtepia ne fjale eshte ndertuar diku ne vitet 60, nga babai i Lonit, Miti, dhe ka biles edhe hipoteke! Tani ekziston vetem ne dokumenta dhe ne memorien e atyre qe e mbajne mend, pasi eskavatori i policise ndertimore nuk la as edhe nje tulle ne kembe.
Ishte ne fakt nje ndertim pa leje ngjitur me shtepine e Lonit, qe duhej prishur, pasi kishte blokuar nje rruge publike. Mirepo, per shkak te mungeses se sistemit te adresimit ndertimorja vajti nje shtepi me poshte me pasoja katastrofike per kete te me-poshtmin.
Tani per Lonin fillon nje rruge e gjate mundimesh, per te mare ndonje demshperblim dhe ndonje strehe provizore ku te mund te fuse koken.
“Mire shtepine, po kondicionerin qe sapo e kisha vene” – thote Loni i pikelluar per mediat qe u ndodhen ne vendngjarje. “Pse e prishen dhe ate? Ku rrihet pa kondicioner ne kete vape?”