Saliu: notin e mesova nga Enveri.


Saliu dhe Enveri, nje stil noti
Saliu dhe Enveri, nje stil noti

Ne nje deklarate te sotme, kryeministri aktual i vendit zbuloi per publikun e gjere disa fakte personale te panjohura me pare.

Ngaqe kemi rreth dy jave qe komentojme pa pushim rekordet e Saliut me not, si dhe stilin e vecante te notit qe perdor ai, vet Saliu vendos ta heqe pluhurin e misterit se ku e mesoi nje stil te tille noti.

Natyrisht qe ne fshatin e tij malor te lindjes nuk kishte as uje te mjaftueshem per te lare bythen, e jo me per te marre mesime noti ne te. E pra, ku e mesoi notin Sali Djaloshi ne fillimet e tij?

“Notin ma mesoi Enveri” – thote Saliu duke mare nje pamje nostalgjike. “Gjate pushimeve familjare te familjes Hoxha, me merrnin dhe mua me vete ngaqe duhej nje doktor i besuar per cdo eventualitet.”

Nje dite, Enveri me shef qe rrija vetem, ma ben me gisht e me thote: “A di not ti mo?”

“Jo shoku Enver, nuk di” – iu pergjigja.

“Ajt se ta mesoj u.” me tha, dhe me mesoi stilin notit qe perdor edhe sot e kesaj dite per te thyer rekordet e mia dhe te tija qe i kam thyer me kohe.

Nga nje vezhgim prej eksperti, sikurse duket edhe ne foton me lart, ky stil noti nuk eshte as stil bretkose, as stil butterfly, as stil i lire, as delfin, e as stil shpinor noti.

Ky nuk eshte gje tjeter vecse not qeni.

“Eh, sa not qeni kemi bere bashk athere, une dhe Enveri.” thote Saliu me shikimin e fiksuar ne nje pike ne hapesire.

“Dhe athere nuk kishim aq shume turista si sot. E kishim detin te gjithin vetem per vete. Nuk kishte as fekale dhe plehra ne det sic ka sot.” – vazhdon kryeministri duke marre nje pamje te vrenjtur dhe qortuese.

“Mos kujtoni se nuk ju shof kur i hidhni plehrat nga tju teket ose kur dhisni ne det. Une i shikoj dhe i di te gjitha, dhe po jua them tani qe armiku i turizmit eshte armiku i popullit tim dhe do te marre ndeshkimin e merituar qe kane marre te gjithe armiqte e popullit dhe te partise deri me sot!”

Pasi devijoi pak nga tema kesisoj, kryeministri nuk na dha dot daten e sakte se kur mesoi not qeni me shokun Enver, dhe u largua pa thene gje tjeter.

Sidoqofte, Korrespondenti i KokQepes arriti te percaktoje pak a shume edhe daten ne te cilen Saliu hodhi hapat e pare te tija ne det.

Me poshte keni nje njoftim te byrose politike pak dite pasi diktatori komunist ishte kthyer nga pushimet ne bregdetin e Jonit.

Njoftimi i Byrose Politike

Tirane, Më 31 korrik 1981

“Udheheqesi jone i lavdishem Enver Hoxha, ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij ai ka pasur notin. Sot, ai zhvilloi garën e tij tradicionale me veten e tij, garë gjatë të cilës shoku Enver theu rekordin e tij të një viti më parë. Ai notoi plot 32 minuta kundrejt 27 minutave të një viti më parë. Gara filloi në ora 11.00 dhe u mbyll pas 32 minutave. Vëzhguesit e garës thanë se ajo zgjati më shumë se 32 minuta, por vetë shoku Enver preferon të deklarojë si kohë noti 32 min dhe reston ta lerë për vitin tjetër. Doktor Sali Berisha qe e ndoqi nga shume afer shokun Enver per 32 minuta rresht, raportoi qe aktiviteti kardiak i shokut Enver qendroi brenda parametrave te lejuara gjate gjithe kohes se notimit”

 

Nuk mund te rrime pa shtuar dhe nje detaj tjeter interesant. Deklaraten per shtyp te leshuar nga zyra e Saliut pak dite me pare:

Njoftimi i zyrës së Berishës

Më 31 korrik 2011

“Ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij ai ka pasur notin. Sot, ai zhvilloi garën e tij tradicionale me veten e tij, garë gjatë të cilës Kryeministri theu rekordin e tij të një viti më parë. Ai notoi plot 132 minuta kundrejt 127 minutave të një viti më parë. Gara filloi në ora 11.00 dhe u mbyll pas 132 minutave, pra në orën 13.12 minuta. Vëzhguesit e garës thanë se ajo zgjati më shumë se 132 minuta, por vetë Kryeministri preferon të deklarojë si kohë noti 132 min dhe reston ta lerë për vitin tjetër.”

 

 

Nga hulumtime te metejshme shpresojme te dalin fakte te tjera mbi keto ngjarje historike. Ketu keni disa pika te metejshme referimi:

 

 

 

Advertisements

4 mendime mbi “Saliu: notin e mesova nga Enveri.

  1. lajm i zi ma i nxi se ferri
    permi det na u cfaq Enveri
    si dikur bajloz’ i detit
    po i kall daten miletit,
    perkrah tij kucedra Sal
    si dikur kur ishte djal
    ujt e shurres ja shikjonte
    mutn e sumes ja studjonte
    not stil qeni prej kampioni
    delni popull dhe shikjoni
    Sal delfini po shkelqen
    Komandantin mallengjen
    si dikur ne krye t’varkes
    nene urdhnat e komandes
    sot porsi sokol per detin
    Enverit i ben ysmetin
    sot asht dita e shenume
    kampionati i marume
    Sala vehten desht me myt
    me kalu ne ven te dyt
    me i dhan venin e nerit
    si gjithnje vec bac Enverit…

    Pëlqejeni

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s