90% e te gjitha mburrjeve, jane sarkastike, ironike ose idiotike


Rrofshi dhe mos qofshi
Rrofshi dhe mos qofshi

Kur dikush te ben qejfin me ndonje mburrje ose kompliment, hap syte dhe veshet – ky dikushi ose eshte servil, ose ta ka me te futur!

Studimet e fundit tregojne se mbi 90% e te gjithe atyre qe te mburrin, futen ne kete kategori. Kur dikush te thote “bravo!” ta thote kete ne menyre sarkastike me probabilitet 90%, ndersa “bravo te qofte” ta thone ne menyre ironike me probabilitet 99%.

Ndersa kur dikush te thote “te lumte” e thote kete eksluzivisht ne menyre ironike me probabilitet 95%. Ndersa “te lumte bytha” i ve kapakun, 99.99% probabilitet qe ta thote me ironi. I vetmi rast kur kete shprehje nuk ta thone ironikisht eshte kur ti pjerdh gjate ndonje fjalimi politikani ne miting.

Mburrje dhe urime te tjera te cilat kane pothuajse gjithmone nje kuptim ironik ose sarkastik perfshijne midis te tjerave: “rrofsh sa malet”, “ti je i pari”, “je hero”, “je hero nacional”, “je i madh”, “je njesh”, “je gjigand”, “je kal”, “ja kalon edhe qenit me not qeni.”

Ndersa kur vet-mburresh dhe e meriton mburrjen te tjeret te quajne “mendjemadh” qe eshte menyra me elegante per tu tallur me veten. Ndersa kur vet-mburresh me gjera qe nuk i ke, kur i ben qejfin vetes kot, quhesh “mendjevogel”, dmth i fton te tjeret qe te te vene ne loje 100% te kohes, sepse je idiot.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s