KokQepa e te Dieles, Edicion i Jashtezakonshem: Emigranti i seksit mashkull kthehet ne Shqiperi per tu martuar (e perditsuar)


Makina qe solli emigrantin
Makina qe solli emigrantin duke i rene bories

Duke iu bashkuar nje shtegtimi tanime te pervitshem, emigranti mashkull me origjine shqiptare dhe banim ne Lamia te Greqise, Jorgo (Dritan) Meta, u nis sot ne oret e para te mengjesit nga Lamia me makinen e tij tip mercedes, drejt qytetit te tij te lindjes Peqinit, ku do te takohet me nje femer ne moshe reproduktive seksuale me te cilen edhe mund te martohet dhe te prodhoje kesisoj njerez te tjere me te njejtin mbiemer dhe ngjajshmeri fizike dhe psikologjike me ate vete.

Ky fenomen social eshte bere tanime nje nga tiparet dalluese te kombit shqiptar qe jeton jashte shtetit shqiptar kryesisht ne emigracion.

Disa nga karakteristikat kryesore qe emigrantet meshkuj pretendojne tek femra me te cilen do te bejne dasem, jane: mosha sa me e re, niveli estetik i paraqitjes fizike, virgjeria, prejardhja familjare. Neqoftese nje nga keto karakteristika mungon, ekziston nje probalilitet shume i larte qe martesa te mos zgjase pertej nates se pare.

Me keto parametra ne mendje, te afermit e Jorgos, kane evidentuar disa vajza per te cilat mendohet se i permbushin te gjitha keto kritere baze.

Material Martese
Material Martese

Njera prej kandidateve me te forta, duke i pare fotografite qe ka ne dispozicion emigranti, eshte nje vajze bjonde me buze te kuqe, sise te plota dhe vithje bujare. Kjo vajze e ka bere emigrantin te masturboje me shpesh nga te gjitha te tjerat, pra paraqet nje kandidate me te vertete te forte per nje martese te gjate dhe e lumtur.

Jorgua
Jorgua

Dritani (Jorgua) eshte nje mashkull i moshes rreth 30 vjec qe ka emigruar ne shtetin helen para 20 vjetesh me prinderit e tij, dhe ne 17 vjetet e fundit te ketij intervali kohor eshte angazhuar ne nje rutine te njejte ne benzinatin e dashurise duke perdorur vetem pompen e vetsherbimit.

Ai po vjen ne vendlindje si shume emigrante te tjere meshkuj te cilet ndjekin thirrjen e natyres per tu kthyer ne muajt Korrik-Gusht per tu martuar.

“Cdo vit me mijra meshkuj shqiptare nga mbare bota kthehen ne qytetin ose fshatin e tyre te lindjes me qellimin e vetem per te gjetur nje femer me te cilen te bejne dasem, cka perben nje nga fenomenet me interesante te natyres”, thote profesor Dashnor Bualli i departamentit te peshkimit detar ne Universitetin e Vlores.

Karpenisi
Vendi ku banon emigranti ne momentin e nisjes

“Megjithese shume prej tyre mund te kene dekada pa u kthyer ne vendlindje, te gjithe keto specie e gjejne drejtimin me saktesi te mahnitshme, pa patur nevoje tju tregoje dikush rrugen” vazhdon profesor Bualli.

“Eshte me te vertete cudi se si e ndjekin thirrjen e natyres per tu shtuar!”

Shenja te tjera qe tregonin se koha per Jorgon kishte ardhur per kryer kete ritual, ishin pakesimi i numrit ne flokeve, rritja e diametrit te barkut dhe ulja e nivelit te kenaqesise qe sjell vetsherbimi rutinor i deshirave riprodhuese natyrore ne dhomen e tij pa dritare ne Ipojion e nje Polikatiqie ne Lamia ku ai banon 12 vjtetet e fundit me prinderit e tij.

Pas nje pritje ne rradhe per 13 oresh ne piken kufitare te Kakavijes e cila ne keto dite perjeton nje fluks te madh shqiptaresh me destinacion Shqiperine, Dritani (Jorgua) i dha gaz ne token shqiptare makines se tij unikale te markes benz-mercedes dhe u drejtua me shpejtesi drejt destinacionit te dasmes duke i rene here pas here bories.

“Eshte nje vecori e ketyre especimeneve qe te gjejne mundesite e marteses pikerisht ne vendin e lindjes” perserit profesor Bualli. “Me gjithe veshtiresite e shumta qe u paraqiten, ata gjithmone e gjejne rrugen”.

Rruga
Rruga

“Ne s’me beson, Pyet gruan time!” perfundon profesor Bualli duke fshire ballin e djersitur me kurrizin e pellembes se dores.

Pamje nga Peqini
Ka Peqini vajza plot

Makina hyri me shpejtesi ne rruget e Peqinit, ku mashkulli ne fjale leshoi syte te kullosnin me veshtrime shigjetore mespermes pluhurit ne bulevard mbi trupat femerore qu u ndodhen aty rastesisht.

Specimenet femra, si duket te mesuara me veshtrime te tilla, nuk treguan shume interes, megjithese mespermes fytyres se pudrosur, buzekuqit dhe qepallave te krehuara, dukesh nje ngerdheshje qe smund te ishte vec tregues i kenaqesise qe keto specie ndienin nga atencioni qe po ju kushtohej nga specimenet meshkuj te porsa ardhur ne qytet pikerisht per to.

Kete vezhgim ndaj objektit te deshires se tij biollogjike dhe martesore, emigranti mashkull e vazhdoi derisa i ngeci goma e pare ne nje bucete te hapur ne mes te rruges dhe benzi i ngelur kesisoj vetem me tre rrota u perplas me nje kazan plehrash duke i shkaktuar deme te konsiderueshme mjetit si dhe drejtuesit te tij.

Shtepia e vjeter
Shtepia e vjeter

Kur mberriti ne shtepine e vjeter, megjithe lodhjen e rruges, doren e thyer, ballin e gjakosur dhe mungesen e dy dhembeve te pare, deshira e tij per tu martuar ishte me e forte se kurre!

Ne ditet qe vijuan mashkulli u prezantua me disa nga ato specie femra qe si mijra femra te tjera ne qytetin e Peqinit qe mund te quhet kerthiza e Shqiperise, e kane jetuar cdo cast te jetes se tyre duke enderruar per kete moment.

Nuk kaloi shume dhe ndryshe nga parashikimet fillestare ai zgjodhi nje femer brune te quajtur Tatjana, nje specimen me kembe te gjata dhe me cicat te rrumbullakosura si dy dardha.

Mirese na vini ne dasem
Mirese na vini ne dasem

Me kaq processi i perzgjedhjes arriti konkluzionin dhe cifti permbushi nje ritual te quajtur martese, qellimi biollogjik i te cilit nuk dihet sakte shkencerisht, po qe perben nje ritual pothuajse identik te te gjithe ketyre specieve qe kthehen kesisoj ne vendlindje per te gjetur partner seksual me qellim martese.

Nusja me kal
Nusja me kal

Le te hedhim pak nje sy investigativ mbi kete fenomen te ashtuquajtur “Martese”. Ajo nenkupton pervec ceremonise te quajtur “Dasem” edhe:

Paraden e makinave te zbukuruara ne trafikun e renduar duke i rene papushim bories, njerez qe rezatojne papushim buzeqeshje te sforcuara, ndalesa te shpeshta per te bere fotografi, hipje dhe zbritje ne makina, kuaj, gomere, limuzina disa dite ne te cilat nje numer i madh njerezish, shumica e te cileve te panjohur per ciftin (megjithese do te pershendeten me keta te fundit disa here) do te hane dhe pine pa pushim ne mes te nje muzike me volum shume te larte dhe monotone.

Limuzina
Limuzina

Disa prej tyre edhe mund te kercejne me kete rast.

Ndodh rralle, po edhe ndodh, qe rituali i marteses te zgjase edhe nje jave rresht. Sidoqofte, kjo nuk ndodhi kete here.

Ngaqe Jorgua duhet te kthehej sa me shpejt ne pune, martesa u konkludua shpejt e shpejt dhe u kalua menjehere ne procesin e pllenimit.

Kjo ndodhi ne te dale te Peqinit, ne nje ritual qe ndodh gjithmone qe nga Shkodra ne veri deri tek kodrat me ullinj ne Konispol. Pasi manovroi trupin e tij te djersitur mbi ate te specimenit femer, mashkulli faqeskuqur Jorgo (Dritan), leshoi disa hungerrima ritmike dhe sekretoi nje leng ngjyre te bardhe brenda traktit reproduktiv te femres, duke fertilizuar kete te fundit.

“Sa gje e bukur” tha nje deshmitar okular i ngjarjes qe nuk donte te identifikohej. “Asnjehere nuk lodhem duke pare keto krijesa te mrekullueshme gjate aktit te pllenimit” psheretiu ai.

Ne muajt e ardhshem femra e fertilizuar, do te filloje jeten e saj te re ne Greqi, ne bodrumin e polikatiqise ku jeton mashkulli. Gjate kesaj kohe ajo do te filloje te pergatitet per lindjen eventuale te pjelles se zene si u pershkrua me lart. Trupi i saj do te filloje te shendoshet per te ushqyer embrionin dhe cicat do te fryhen ne anticipim te rolit te tyre te ri ushqyes.

pamje nga kufiri
pika kufitare

Tani qe vazhdimesia e fares se tij gjenetike eshte siguruar, mashkulli emigrant qe udhetoi me qindra kilometra per tu martuar, do te kthehet ne vendin ku banon nepermjet te njejtes pike kufitare, qe te mund ti kthehet punes rutine, dhe te filloje te vdese nga brenda shpirterisht.

Kjo do te ndodhe dale nga dale, derisa nuk do te ngelet asgje vec nje guaske bosh te mbushur me keqardhje, depresim dhe nostalgji per ditet perpara dites kur ai martoi gruan e pare qe i treguan.

Advertisements

Një mendim mbi “KokQepa e te Dieles, Edicion i Jashtezakonshem: Emigranti i seksit mashkull kthehet ne Shqiperi per tu martuar (e perditsuar)

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s