Horoskopi i Javes se trete te Gushtit


nga Koço Koqethati

Nga Dashnor Bualli, Piktor ne pension

 

Dashi Mars 21 – Prill 19

Dhimbja e kokes do te te pushoje fatmirsisht kete jave, se bashku me çdo lloj aktiviteti tjeter mendor.

 

Demi  Prill 20 – Maj 20

Do ti vesh se te ka ardhur. Hap fletoren. Do i çosh sa te ka sjelle.

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Kete jave do te jesh ne ngritje. Do te te rritet pensioni, tensioni i gjakut, fatura e drites. Per te pakten njeren nga keto do ta paguash goxha shtrenjte.

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Kur vendose te beje pushime ne mal, kishte shume gjera qe nuk i dije. Tani do te kesh shume gjera qe me mire te mos i dije.

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22

Ne leter ti dukesh nje njeri i kompletuar: 1 diplome universiteti, 3 mastera, nje numer i panumerueshem specializimesh, patente per drejtim automjeti. Do te duhet me shume me teper se kaq per tu futur ne ndonje fletore.

 

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Nje i panjohur do te te afrohet duke te thene qe frika qe ke qe te tjeret te lexojne mendimet eshte e pabaze.

 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Vetmia, izolimi dhe depresioni do te vazhdojne ne jeten tende per nje kohe kaq te gjate sa te mesohesh me to, keshtu qe kur te ikin do te te marre malli.

 

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Kjo eshte nje jave e shkelqyer per anen tende krijuese; si rezultat direkt i kesaj, do te vazhdosh te jesh i papune.

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Dikush do te perpiqet te te thote dicka, duke te bere zile te vazhdueshme ne celular. Per fat te keq ti nuk e kupton alfabetin Morse.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Kur dikush te ben qejfin me ndonje kompliment, ktheja dyfish. Vetem keshtu do te shpetosh nga njerezit qe tallin bythen me tya.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Po nuk ia dole ta blesh lumturine, shiko mbase e merr me qera.

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Do te perjetosh nje episod te pakendshem pas nje grindje banale me te dashuren ne shtrat. Keshtu eshte kur nuk bini dakord per çmimin qe me pare.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s