Vendim i Këshillit të Ministrave: Një godinë me më shumë se 6 libra, këtej e tutje do të gëzoje statusin e universitetit


“Ndryshimet ne sistemin e arsimit te larte do te kthejne shumicen e banesave me leje ose pa leje te shqiptareve ne universitete te licensuara per te dhene diploma. Ka ardhur koha per cilesi dhe sasi. Universitetet, Diplomat qe ato japin, Shtepite dhe Paret e Shqiptareve jane te pastra dhe te shumta e nuk ka piktor qe ti prishe apo ti lyej me boje.” (nga fjala e Kryeministrit ne ikje gjate mbledhjes se qeverrise ne largim)

Libra
Libra

Konfirmohet nga burime te sigurta dhe te mire informuara, qe cdo shtepi shqiptari e cila permban te pakten 6 libra, do te marre me kete vendim te posacem te keshillit te ministrave, statusin e nje universiteti te akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne ikje (MASHi) dhe do te jete kesisoj e licensuar te ofroje diploma te arsimit te larte.

Ky vendim, eshte i ideuar dhe i propozuar me inisiativen personale te kryeministrit ne detyre Sali Berisha, keto pak dite qe i kane ngelur ne detyre.

Ne pritje te zbatimit te ketij vendimi, tani kerkohet te vet-deklarohet numri i librave qe ka cdo shqiptar ne shtepi, si edhe titujt e tyre, ne menyre qe te legalizohen urgjentisht sa jemi akoma ne kohe. Natyrisht qe te gjithe ata qe bejne deklarime te rrema do te mbajne pergjegjsi penale, keshtu qe nuk mendohet qe do te kete te tille dhe te gjithe universitetet e reja do ta meritojne plotesisht kete status..

Abdulla Qitapi
Myqerrem Qitapi

Kesisoj, nga vetdeklarimi i permbajtjes se bibliotekes qe ka ne dhomen e tij te pritjes, qytetarit Myqerrem Qitapi, i lind e drejta qe shtepine e vet ta shpalle Universitet qe ofron dy diploma te ciklit te pare tre vjecar, nje ne “Zoologji” dhe tjetra ne “Studime Fetare”.

Te drejten per te pranuar studente me nje tarife prej 2000 euro per vit akademik ne degen e Zoologjise e fiton pasi ne perberje te bibliotekes se vet ka tituj te tille si “Bota e Kafsheve”, “Luanet e Savanes” dhe “Kuriozitete nga Cirku.”

Ndersa per Studimet fetare kete te drejte ia japin librat “Kurani”, “Bibla” dhe “Komploti Zionist per boten.”

“Shpresoj te shtoj dhe nje diplome ne artet figurative vitin tjeter,” thote Z Qitapi, Dekani i vetshpallur i Qitapi University / Universiteti Qitapi, “Kam dhe nja ca revista te mfshehura ne fund te sendukut…”

Vendimi i keshillit ne ikje te ministrave nuk parashikon revistat si material mesimor, por ka patur rekomandime te shumta nga akademike dhe profesore te panumert, qe cdo lloj reviste, qofte dhe ato revista qe kane vetem fotografi, te perfshihen ne ligjin e ri.

Mund te bej vaki qe Qitapi University te ofroje Artet Figurative dhe Pikture qe kete semester, keshtu qe mos humbisni shpresen, po shkoni te rregjistroheni qe tani pa humbur kohe pasi kuotat e pranimit ne dhomen e pritjes me siperfaqe rreth 12metra katrore te Z. Qitapi jane te kufizuara.

Ndersa Nora Byreku, nje tjeter perfituese e ketij vendimi, e ka quajtur universitetin e saj “Mesonjetorja” e frymezuar nga filmi me te njejtin emer te cilin e ka pare me dhjetra here dhe vazhdon ta shofe me shume kenaqsi sa here ri-jepet nga nje televizion lokal.

Si poseduese e disa librave te Kuzhines, shume optimiste per diplomen e Mikrobiologjise te ofruar nga universiteti i saj, Zonja Byreku u uron te gjithe studenteve te rinj nje vit te mbare akademik dhe shton midis te tjerash:

“Syllabusi jone ka nje element gjithperfshires se shkences se bukur e te madhe te biologjise se vogel. Ne vend qe te fokusohemi ne elemente te tille si qelizat, perberjet organike dhe mikroorganizmat, ne marrim nje pozicion me pergjithsues duke u fokusuar tek fasulet, domatet, kosi dhe gjellet e ndryshme qe gatuen me to.”

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s