Horoskopi i javes se 4rt te Gushtit


 

nga Kokosh Kokboshi
nga Kokosh Kokboshi, Poligamist i rregjur qe te mashtron me nje kokerr misri dhe parashikues i fatit (ne pension)

Dashi Mars 21 – Prill 19

Kete jave do te te ece. Seriozisht. Ti je i vetmi per te cilin eshte bere ky parashikim, dhe i pari qe e lexon ate.

 

Demi  Prill 20 – Maj 20

Kjo do te jete java e fundit e jetes tende. Duke pare se si e kalon kohen ti, kjo nuk eshte ndonje humbje e madhe.

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Kur te thone qe: “mos u merzit, se ke gjithe jeten perpara”, ki parasysh qe jeta qe ke akoma perpara do te jete pak a shume njesoj si jeta qe ke lene pas.

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Lajmi i rreme i vdekjes tende kete jave, do te gezoje shume njerez. Asnje lajm tjeter qe ka lidhje me ty, nuk gezon kaq shume njerez, kaq shume.

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22

Mendjengushtesia dhe xhelozia e njerezve te tjere do te hyjne ne jeten tende kete jave. Kthejua me te njejten monedhe!

 

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Mos ha qofte kete jave. Bej pushime per qejf dhe mos kurse asgje! Sepse muajin tjeter te pret burgu.

 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Kete jave do te shtrish autoritetin tend te padiskutueshem mbi gjithe qeniet e gjalla qe te rrethojne, pervec peshqve te akuariumit.

 

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Nuk eshte e vertete qe askush nuk i degjon lutjet e tua. I degjojne shume mire dhe i injorojne ato.

 

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Mos u vi veshin atyre qe te thone qe asteroidet influencojne horoskopin tend. Kjo eshte e pabazuar ne shkence.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

Megjithese ke humbur pothuajse cdo gje qe ke dashuruar ndonje here, ke fituar shume e shume kile ne peshe.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

Paska qene e parathene qe e vetmja gje qe mund te besh me trupin tend, eshte te mbushesh topin e cirkut.

 

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20

Pas aksidentit te kesaj jave se shpejti do te fillosh nje profesion te ri –  te vetmin profesion qe mund te ushtrosh ne ate gjendje ne pjesen e mbetur te jetes tende, qe do te te sjelle shume e shume fitime e begati te papare financiare. Lypes ne Varreza.

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s