turk hesapi – kur te pjell belaja e mbarsur me telashin


Nepermjet Ministrit te Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer, Turqia ka filluar tu kerkoje disa vendeve balkanike si Kosoves dhe Shqiperise, ndryshimin e teksteve te historise, qe nga koha e Skenderbeut e ketej. Ne ato tekste turqit e dikurshem nuk shikohen me nje sy pozitiv.

Gjithashtu, brenda mundesive dhe me kismet, na kerkohet te ri-shikojme dhe disa elemente te folklorit qe flasin per turqit si prsh: “Koka ne Stamboll, Trupi ne Janine”, e shume kenge dhe vjersha te tjera qe i portretizojne turqit si koketurku, kokepreres, dallkauker, edepseza,  e ne pergjithesi pushtues inferiore ne krahasim me pushtuesit e tjere qe kemi patur (Italianet, Gjermanet, etj)

Ne Shqiptaret e kemi patur tradite diskrimimin e pushtuesve historike te vendit tone mbi baza etnike dhe fetare.

Edhe sot e kesaj dite mbeturina nga kultura dhe fjalori turk, ose perdoren kryesisht ne menyre derogative ne fjalorin tone, ose kur shprehin emocione negative (qemanexhi, budalla, satrap, hajvan, hale, pisllek, turkoshak, ejvallah, sakllam).

Ndersa fjalor dhe kulture e huazuar nga ish-pushtues e kolonizatore te tjere si Italia, Gjermania, Franca kane nje status shume me teper te privilegjuar ne gjuhen dhe kulturen tone te sotme (Pianist, Inteligjent, Tolerant, Tualete, WC, Pardon, Dakord.)

Hej bela, na vute ne siklet goxha te madh more turk efendi. Edhe kete telash kishim mangut tani.

Ketu me poshte keni dhe nje fjalor te shkurter te huazimeve nga gjuha turke ne ate shqipe, qe i gjetem ne internet, facebook ose te zhgaravitura ne ndonje bunker ose mur haleje:

Facebook – Surrat Qitap, Surrat Defter

Kompjuter – Qerrata dollap

Aeroplani – Hava lezet

TV – haber kuti, aheng dollap

Altoparlant – Muhabet oturak

Gazetë – telendar qitap

Kinema – Kallaballek sehir

Teleskop- Sehir hava

Prezervativi – shyqyr këllëf

Recipeta/Sutjena – Cica rehatllëk

Orgji- Kallaballëk lezet

Emigrant- Sikter milet

Pasaportë- Kurbet defter

Karte Identiteti – Surrat Tapi

President- Kolltuk pasha

Dhembje koke- Tepelek siklet

Ndihmë ekonomike- Fukarallëk sevap

Autostradë – Hyxhym xhade

Demonstata, Miting – Kallaballëk gjullurdi

Zezak – Katran milet

Fundi i botes – Dynja qamet

Boksier – Dajak esnaf

Kallashnikov – Batërdi dyfek

Grataçielë – Xhamllëk kala

Mashkull Gay – Biçim hanëm

Impotencë – Qejf meazallah

Marrëveshje paqeje – Rehat ujdi

Psikiatër – Budallallëk Usta

Psikolog – Budallallëk Esnaf

Seks – Qejf marshallah

Dëshirë seksuale – Qejf ishallah

Burg – Edepsëz xhehnem

Qeveri – Edepsëz xhehnet

Film porno – maskarallëk sehir

Reviste porno – maskarallek defter

Sekretaria telefonike – Hazër xhevap

Diarré – Mender siklet

Robocop – Teneqe xhandar

Gjarpër – Llahtar ushkur

Shtëpi publike – Han birinxhi maskarallek qamet

Proletarë të gjitha vendeve bashkohuni – Bujrum dynja, hyxhym milet

Frigorifer – Kallkan dollap

Lavatriçe – Gjullurdi kazan

Shërbim 24 orësh – 24 sahat hyzmet

No comment – Hiç muhabet

Mashkull që bën striptease – Jazëk efendi

Femër që bën striptease – Lezet Hanëme

Film erotik – Sevda sehir

Rroba banjo – Lemeri benevrek

Ftesë për darkë – Qyl pilaf

Grek – Jazëk milet

Italian – Gallatë milet

Serb – Kopuk milet

Amerikan– Gjullurdi milet

Shqipëria në periudhë tranzicioni – Çorap vatan

Advertisements

Një mendim mbi “turk hesapi – kur te pjell belaja e mbarsur me telashin

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s