Zbutja e Gruas se Zakonshme


 Lajme nga fronti Anthropologjik

nga Koço Koqethati
nga Koço Koqethati

Dikur jeta e burrit ka qene e veshtire.

Ai ishte i stermunduar me pune te rende fizike ne shtepi, ne are, me parmende, po nganjehere duke e punuar token dhe pa te. Mirepo cilesia e jetes se burrit te zakonshem u permiresua dukshem me zbutjen nga ana a tij te gruas se zakonshme.

Ky event historik, duhet te kete ndodhur diku aty nga mijvjeçari i 3te para eres sone, disa mijra vjet pas zbutjes te shumices se kafsheve te tjera shtepiake; si lopes, gomarit, qenit, deles dhe shume pak kohe perpara zbutjes eventuale te dhise dhe kalit (mbas zbutjes se ketij te fundit filluan dhe luftrat e burrit – teme kjo qe do ta trajtojme se shpejti).

Dijetari i njohur, Koço Koqethati, ka studiuar me vemendje depiktime te grave ne muret e shpellave ku burri prehistorik kalonte shumicen e kohes perpara 3 mije vjetesh, dhe ka konkluduar defenitivisht qe zbutja e gruas erdhi gradualisht derisa ajo u vendos krejtesisht nen urdhrat e burrit, ne nje periudhe relativisht te shkurter.

Dikur te lira te endeshin neper kontinentin e Euroazise, Afrikes, Amerikes dhe Australise, keto krijesa te mrekullueshme e te egra te natyres u veshen me rroba, zbukuruan me bizhuteri dhe u vune ne pune.

Gra Shtepiake te zbutura dhe domestikuara
Gra te zbutura Shtepiake

“Nje qenie me shume vlere, e dobishme per nje game te gjere perdorimesh, gruaja ka luajtur nje rol kyç gjate historise njerezore,” shton profesor Koqethati. “Jo vetem qe ajo mund te stervitej per te kryer nje mori punesh, po sapo shpirti i lire i saj u thye dhe energjia e saj u vendos nen kontroll, gruaja mund te kuptonte dhe me pas te zbatonte cdo lloj urdheri te burrit me perpikmeri.”

Gruaja ne Parmende
Gruaja ne Parmende

“Jane me te vertete krijesa te mrekullueshme,” perfundoi Koçua duke fshire pellemben e djersitur me shami. “Nje komoditet me vlere te paçmuar dhe perdorime nga me te ndryshmet…”

Me kalimin e kohes, grate u bene nje pjese shume e vlefshme dhe e pandare e posesioneve te burrit, derisa nje dite ato u mirepriten brenda ne shtepine e burrit, dhe u bene sikur te ishin pjese e familjes.

Antropologu Neritan Caku thote qe per te penguar tendencen e tyre per tu larguar, burri e kufizoi lirine e gruas se zakonshme duke e stervitur dhe trainuar kete te fundit qe te qendronte brenda shtepise per periudha te gjata kohore. Sipas Cakut, mosbindja ndaj ketyre rregullave nuk kalonte pa u ndeshkuar, qe nga ndeshkimet fizike e deri tek ato psikologjike. Çdo lloj veprimtarie ose mendim i pavarur i gruas ndeshkohej shume rrept si me ligje te shkruara, si me ligje te pashkruara.

Frika dhe Turpi ishin dy instrumentet me efikase per te arritur kete qellim, dhe paten efektin e konsolidimit te gruas si komoditetin me te çmuar te burrit.

Gruaja me Barre
Gruaja me Barre

Me kalimin e kohes edhe vlera financiare e gruas pati vetem rritje, disa here me larte sesa inflacioni. Midis te tjerash, Gruaja kishte edhe aftesine per te ngelur me barre dhe per te lindur mesatarisht nje vajze ne vit.

Nje burim i sigurt te ardhurash, vlera e vajzave te burrit kuotohej qe nga 7 napolona flori ne fejese e nje ne martese, e deri ne nje kope me 200 krere dhen, ne vartesi te shendetit dhe tipareve te bukurise trupore te vajzes, e cila me vone kthehej nga bleresi ne nje grua me prodhimtari te plote.

Keshtu, vetem nga shitja e njeres prej vajzave te tij, burri mund te siguronte ushqimin per nje vit te tere!

Duke pare vleren ne rritje te grave dhe vajzave ne pronesi te tij, burri shpiku dhe shume metoda per tu treguar te gjithave, si te medhajave dhe te voglave, se kush ishte pronari. Keshtu duke perdorur uniforma qe nga perçja e burkha te praktikuara kryesisht nga burrat orientale e deri tek vellua e korseja ne vendet perendimore, veshja e grave dhe vajzave u standartizua per te kontrolluar marketimin e vleres se tyre me lehtesisht ne treg.

Keshtu ne shumicen e vendeve te botes, si ne lindje e po ashtu ne perendim, deri aty nga mesi i shekullit te 20-te, fale ketyre rregullave shteterore, ligjore dhe kulturore, grate nuk treguan ndonje shenje nga natyra e tyre e dikurshme e eger dhe u sollen shume te mira materiale burrave ne mbare boten.

Mirepo ne keto 50 vjetet e fundit ka patur disa zhvillime te reja. Nje pjese e grave arriten te dalin ne pune per llogari te tyre, dhe ti binden gjithmone e me pak rregullave te shkruara e te pashkruara. Shume nga keto nuk kishin as sensin e frikes as te turpit, e megjithese burri i etiketoi si “kurva”, “buce”, “te perdala”, etj, ato perseri vazhduan ne rrugen e ri-kthimit ne origjine.

Kjo beri gjithashtu qe nje pjese e madhe grash te ikin pa leje nga shtepia e burrit te cilit i perkisnin deri ne njefare momenti, dhe disa prej tyre madje te binin dhe ne dashuri dhe te mos ktheheshin me.

Shumica e ketyre grave akoma, edhe sot e kesaj dite, nuk jane kthyer mbrapa ne shtepine e te zotit te dikurshem.

Nje grua e zbutur ne pune
Xha Sulua para 10 vitesh

“Do te kthehen, ke per te pare” thote Sulo Kapedani nje burre qe ka aq konsiderate per ish gruan e tij, sa ka frigoriferi per lavatriçen.

“edhe Ajo imja qe iku para 10 vjetesh, prap ketu do ta sjelle koken. Dhe veç mos me ardhte prape, pastaj do ta shikoni juve xha Sulon.”

 

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s