i bien lapsit


Lapsi qe i bien te gjithe
Lapsi qe i bien te gjithe

Duke mare shkas nga publikimi i koheve te fundit i kuotave per transferime nga universitetet private ne ato publike, nga dy universitetet publike me te medha ne vend, burime nga bota akademike raportojne qe Rektori i universitetit me te madh ne vend, Dhori Kule, eshte nje nga ata qe i “bie lapsit.”

Kjo ben qe Dhori mos te jete asnjehere ne gabim, dhe gjithmone te dale me per-fitim. Edhe homologu i tij, Rektori i universitetit politeknik Jorgo Kacani i bie lapsit gjithashtu, megjithese shumicen e kohes eshte xurxull tap me raki. Sidoqofte, si njeri si tjetri, nga keta te dy burra te lapsit, i bien atij ne cdo mundesi qe u jepet.

“Akademiku i vertete duket kur i bie lapsit edhe ne gjendje te rende intoksikimi” thote qe mik i vjeter i te dyve, ish zooteknik, me detyre aktuale minister arsimi.

“I bien keta, i biem edhe ne kalemxhinjte e tjere” – vazhdon Myqerremi, “dhe i biem mire qe te gjithe. Qe nga une i pari, Shamataja qe si bicim poeti e ke gjith diten me laps ne dore, e Nora qe u bie shume lapsave njeheresh, e deri tek ai mesuesi i fundit i fshatit Kalemisht.”

I pyetur nga reporteri jone nese te gjithe perdorin te njejtin laps, Myqerremi beri nje lapsus te vogel kur shkeli syrin dhe tha qe “flasim per lapsin metaforik”, dhe ferkoi gishtin e madh te dores se djathte me gishtin tregues te te njejtes dore. “Kemi 25,143 kok nxenes universitar kete vit!”

Me shume nuk arritem te marrim vesh nga keto deklarata kriptike, keshtu qe me kaq po i biem edhe ne lapsit tone.

Advertisements

2 mendime mbi “i bien lapsit

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s