rritet prodhimi bruto i djerses ne vend


Megjithese krizen e thelle ekonomike qe ka kapluar vendin, burime nga ministria e ekonomise vecojne nje ze te prodhimit te vendit i cili ka shenuar rritje te ndjeshme muajt e fundit, djersen.

Rritja e ketij prodhimi eshte cilesuar si nje lajm pozitiv dhe nje rreze drite ne nje vend te lodhur nga kriza e gjate politike, ekonomike, shoqerore dhe temperatura relativisht te larta te shoqeruara me mungesen e ajer-kondicionimit adekuat.

Nje lende e pare me shume vlere, ky leng i pasur me kripera dhe minerale, nuk eshte thjesht nje regulator i temperatures se trupit te njeriut, po prej tij mund te nxirret kripe, minerale te rralla dhe dna te paster shqiptare. Megjithese nuk jemi akoma ne nivelet e prodhimit te djerses ne vendet e Afrikes sub-sahariane, ne shqiptaret se bashku me greket, jemi ne pararoje te prodhimit te djerses ne kontinentin tone.

Te paret djersini ju!
Te paret djersini ju!

Aresyet e rritjes se prodhimit te djerses shqiptare variojne, qe nga rritja e stresit, temperaturat e larta, wikileaks, papunesia, varferia dhe faktore te tjere qe i detyrojne njerezit te prodhojne e me pas tregtojne djersen e tyre te ballit si dhe te cilesdo pjese tjeter te trupit.

Megjithese industria e prodhimit te djerses eshte e perqendruar kryesisht ne boshtin Tirane-Durres, qe quhet ndryshe zona gjenitale e Shqiperise, ka dhe zona te tjera si aksi Elbasan-Peqin-Rrogozhine-Kavaje i ashtuquajturi ulluku i bythes se kombit, dhe zonat e Fier-Vlore dhe Shkodra-nenShkodra-mbiShkodra  te njohur respektivisht si sqetullat majta dhe te djathta te kombit.

“Shqiperia eshte ulluku i bythes se Evropes” deklaron kryeministri jone uje ne djerse, “pasi eshte e vogel, strategjike sepse ndodhet fiks midis mullaqes se lindjes dhe asaj te perendimit, dhe eshte gjithashtu e pasur me djerse dhe kripera minerale. I kemi te gjitha mundesite qe pervec kromit, ullinjve, shegeve dhe portokalleve ta kthejme kete vend ne nje superfuqi te prodhimit te te gjithe llojeve te djerses.”

Duke iu pergjigjur akuzave qe djersa shqiptare “mban ere” ose nuk ka “pastertine e duhur” kryeministri shtoi qe ndersa parate e shqiptareve mund te jene te pista, djersa e ketyre te fundit eshte e paster, ashtu qe sic e njeh shkenca mjeksore e prodhojne gjendrat eccrine dhe apochrine qe jane pergjegjese per prodhimin e shumices se djerses ne trup, qe nga djerset e ftohta e deri ne ato te nxehta.

“E shikon kete shtepi! E kam te gjithe me djersen e ballit dhe te hallit! ” thote pronari i nje ndertimi pa leje mbi kolektorin e ujrave te zeza ne Vlore. “Nuk lashe zyre pa vajtur e rrote pa vajisur me djersen time derisa e fitova kete mut legalizim” perfundon Llesh Qimja, pronari i ri ne fjale ndersa djersa vazhdon ti rrjedhe çurk.

Nuk eshte e thene qe djersa e derdhur te shkembehet gjithmone me dicka.

Keshtu per shembull, mbas nje prodhimi masiv djerse qe ishte procesi i kaluar i zgjedhjeve lokale ne vend, shume njerez e tregtuan sukseshem djersen e derdhur e ca te tjereve u vajti dem.

“Kush shkel mbi djersen tone do te shkase dhe thyej qafen” thote nje ish komisioner votimi qe ben pjese ne kete trupin e dyte te djerses se derdhur kot. “Shume nga ne akoma presin punen e premtuar nga administrate. Kemi ngelur pa nje kokerr leku. Harram djersa jone!”

Duke parashikuar nje vjeshte te nxehte ne te gjitha aspektet, shumica e eksperteve bien dakord qe prodhimi i djerses do te vazhdoje me te njejtat ritme. Biles edhe ata qe jane nga me pesimistet pohojne qe “edhe ne mos rrjedhe, do pikoje.”

Advertisements

Një mendim mbi “rritet prodhimi bruto i djerses ne vend

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s