Ah.. Çna bere o Wikileaks! Po bota, çdo thot bota?


Me ne fund wikileaks u kujtua edhe per ne, po ndryshe nga te tjeret, shqiptaret ishin kombi qe u cuditen me pak nga zbulimet e diplomacise se holle amerikane. Ketu me poshte keni disa te verteta fale wikileaks per te cilat me te vertete nuk cuditemi aspak! Madje per disa prej tyre shprehim dyshime te forta dhe i bejme thirrje prokurorise sone ti hetoje te gjithe ata qe perhapin lajme degjeneruese per udheheqesit tane qe po heqin te zite e ullirit per te na cuar ne europe pa viza, pa lek e pa brek. Ambasadori Withers duhet ndjekur penalisht per prekjen e personalitetit te shume njerezve pa personalitet.

Gjithashtu kini parasysh se si politike standard, KokQepa nuk komenton wikileaks. Ju japim ketu vetem faktet permbledhese te kesaj “pasqyre te shtypur” me ane te se ciles jemi ne gjendje te shikojme nje parazit te llahtarshem qe jeton ne vrimen e bythes sone. Komentin mbi keto fakte bejeni vete. Varet nga konkluzioni qe arrini se cfare mund te beni me tej; minimi edhe me pas hedhja ne ere e parlamentit dhe kryeministrise eshte nje opsion i preferuar nga shume, ndersa ka dhe ndonje tek-tuk qe kerkon gjera me drastike, si per shembull dialog.

Nuk jane te gjitha faktet e publikuara ketu se skemi patur kohe te lexojme te gjithe ato kabellgrame se na duhet dhe ndonje pushim midis tyre per te pare lajmet. Deri me tani kemi arritur te nxjerrim keto:

  • Kur Saliu mori iPad-in e tij te pare, Rama u be xheloz dhe bleu iPod.
  • Saliu megjithese i thone njeri i shpelles, nuk i ka qejf shpellat, as minierat, as minatoret qe i germojne ato, as urithet.
  • Gjithe Tirana zyrtare falet tek ambasada amerikane kur kane ndonje hall. Ambasadori eshte orakulli qe i keshillon drejt te gjithe, megjithese ata jo gjithmone bejne si u thote ai, ngaqe kane frike nga njerez qe kane frike.
  • Ambasada amerikane mund te shpallet monument kulture dhe feje qe mbrohet nga shteti.
  • Shteti mund te shpallet monument qe mbrohet nga ambasada.
  • Pyetja me e shpeshte qe i vete ambasadorit si nga eksponente te opozites si nga eksponente te pozites eshte “po tani çte bejme?”.
  • Saliu ka thene “ca lesh Silvia Kondi. Te veme nje cupeline aty qe te merret gjith diten me floke e manykyr e te mos dije si te parkoje organin e akuzes ne bythen tone.”
  • Te pakten tre ministra aktuale kane qare ne prehrin e ambasadorit Withers.
  • Saliu i tha ambasadorit ne konfidence qe e kishte me shaka ate punen e shkuljes se dhembeve, megjithese ai rrallehere ben shaka.
  • Djali i Saliut u punon rrengje funksionareve te larte te shtetit duke i marre ne telefon nga telefoni i babit duke i bere shume prej tyre te bejne shurren ne breke, si rasti i Komandant Luanit, qe e hengri rrengun si te vertete dhe ashtu i shurrosur ia behu me vrap tek ambasadori. Gjate vrapit gjenerali trim i shqiperise ne Nato gjithashtu dhjeu ne brek. Ambasadori i rekomandoi prokurorine si vendin me te pershtatshem per te fshire bythen, po ketij te fundit nuk ia mbajti bytha dhe vazhdon dhe sot e kesaj dite te mos ia mbaje.
  • Kjo eshte gjithashtu loja me e preferuar edhe e niperve dhe mbesave te saliut.
  • Vajza e Saliut te “mbaron” pune. Se cfare pune, gjeje vet. Gjithashtu ajo di te lexoje filxhanin dhe sheron semundje. Semundjen ta gjen vet.
  • Rama ka penisin me te madh nga te gjithe ish kryetaret e partise socialiste si dhe funksonaret e larte te saj sot.
  • Basha fantazon per Ramen privatisht.
  • Berisha ka menduar per nje moment qe te shkoje ne Shkoder me not gjate permbytjeve per te kryer keshtu nje rekord te ri.
  • Te gjithe vjedhin. Ca vjedhin me shume ca me pak. Kush nuk di te vjedhe, eshte i pa afte.
  • Berisha dhe Rama kane menduar te vendosin si deputete njerez te cileve me pare u eshte hequr nje pjese e trurit dhe u eshte zevendesuar me nje pajisje e cila kontrollohet nga kryetari me ane te celularit.
  • Berisha ha kos per mengjes, Rama pi dhalle.
  • Berisha i ka thene Withers privatisht, qe po te fuste ndonje fjale te mire per te tek Obama, nje bust per Withers dhe Obamen do te ngrihej ne rrugen Xhorxh Bush.
  • Saliu ftoi vellain e Obames ne Shqiperi per ti bere te njejten oferte.
  • Bamir Topi ka fobi nga guret dhe nga topet e tij presidenciale.
  • Kreshnik Spahiu s’ka frike nga greket, dhe greket s’kane frike nga kreshnik spahiu. Vetem njeri nga keta te dy ka frike nga Saliu, dhe Saliu ka frike nga tjetri aq sa eshte gati ti shese dhe detin ku thyen gjithe rekordet e tij me not.
  • Nje nga kabllogramet me interesant te Withers shkruan qe ish ambasadori shpreson qe nje dite te gjithe keto kabllograme te behen publike. “Athere keni per te pare se çdo behet!”
Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s