lepuri, dhe aventurat e tij ne bark.


lepuri qe u ka hyre ne bark
lepuri qe u ka hyre ne bark

Raporton nga zorra e trashe e kombit, Tan Lepri

Burime te besueshme nga policia e shtetit, pohojne ditet e fundit se titullarit te ketij institucioni, kolonelit Hysni Burgaj, i ka hyre lepuri ne bark.

Nje grup i posacem eshte nisur drejt shtepise se kryepolicit, ku edhe eshte akoma, dhe lepuri ne fjale me sa duket akoma nuk e ka nxjerre koken.

“Kur i ka hyre Hysniut, vaj halli per ne te tjeret” thote nje nga policet e rojes qe nuk desh te identifikohej. Kur e pyetem policin ne fjale nese ai vete e kishte pare kete lepur, ai ngriti supet, tundi koken, dhe me nje shikim te kujdesshem nuk tha me shume.

Nuk dihet asgje tjeter rreth lepurit, as ngjyra, as madhesia e tij, as lloji i barit me te cilin ushqehet, as maredheniet qe ka me lepujt e tjere, por dihet me nje siguri hamendesuese qe keto dite ky tip lepuri e ben folene kryesisht ne stomaqet e barqeve te ushqyera mire.

Ne barkun e njeriut barkthate lepuri rralle e ben folene, pervec koheve te diktatures kur prezenca e tij kerkohej me ligj ne cdo bark shqiptari.

Sot lepurin e ke me siguri ne cdo bark gjenerali, koloneli, gjykatesi, prokurori, politikani, gazetari dhe kujtdo tjeter qe di dicka rreth lepurit. Mirepo cdo njerin prej ketyre njerezve lepurmbajtes, e zene te prerat e barkut dhe dhitet ne breke sa here behet gati te thote dicka rreth lepurit, sic ndodhi kohet e fundit edhe me gjeneral Luanin.

Nje pyetje qe lind natyrshem nga fundi i barkut eshte qe: po kryeministri Sali, qe ne kete moment duke mare malet me vrap, a ka ndonje lepur ne barkun e tij? Nese po, kur te shkruhet epopeja “Saliu ne Mal, me ose pa kal”, a do te permendet lepuri ne fjale valle?

Pergjigjen e kesaj pyetje natyrisht nuk kemi per ta marre vesh derisa sa Saliu te zbrese nga mali apo kali apo kudo ndodhet keto dite, dhe barku i tij te ekzaminohet nga ndonje ekspert lepujsh.

Po qe dicka ka Saliu kohet e fundit tek barku i tij, qe nuk e ka nxjerre akoma bardhaku, kete e di cdo lepur.

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s