show i ri televiziv: “dancing with the star dasmors”


Dancing with the stars, ose “te kercesh me yjet” eshte bere tanime nje nga show-t me te ndjekur nga publiku teleshikues shqiptar. Kete vit ky publik te behet gati per nje version origjinal, ku te gjitha vallzimet qe konkurrentet do te performojne, jane marre nga dasmat dhe dasmoret qe marrin pjese ne to.

Keshtu lindi “Te vallzosh si ne dasem”, nje show ku mund te marresh pjese ti, gjyshi jot, krushku, vjehrri, vjehrra ose komshiu qe kerceu i dehur tap deri ne oren 4 te mengjesit ne dasmen tende dhe shume e shume te tjere, te gjithe si nje trup i vetem ne nje show qe do te quhet “Dancing with the Dasmors”.

Duke qene se dasmat kete vit kane qene te shumta, dhe repertori i vallzimeve ne to pothuajse identik, mendojme qe do te kemi shume konkurrent te kualifikuar dhe pak variacion.

Kjo garanton qe sikurse dhe dasmat e veres qe kaloi, nga ku pervec vapes se gushit nuk mbahet mend gje tjeter, edhe ky show do te lere pak mbresa ne memorien tone kolektive. Kjo eshte pikerisht dhe ideja. Nje show qe do te zgjase ne pafundesi, dhe do te harrohet ne cast.

“Ne e kemi ne video gjithe dasmen e motres. Eh, cte kercyer qe kam bere” – thote Arben Lepri, nje ish dasmor qe ka kercyer ne shume dasma, po qe eshte akoma i panjohur per publikun televizor-show-shikues. “Kam per ta djegur fare kesaj rradhe!” vazhdon Arbeni duke iu referuar Dancing with Dasmors.

Pergatitjet vazhdojne ethshem ne menyre qe te mos ngelet asnje dasmor pa u ftuar. Deri tani mbi 1 milion ftesa jane derguar dhe nje numer akoma me i madh eshte pergjigjur. Kjo mega-dasem do te na beje te gjitheve per nje cast te harrojme varferine, papunesine, pisllekun, korrupsionin, politiken, rregjistrimin e popullsise dasmore mbi baza etnike dhe fetare, argumentimin e gjithckaje pa baza logjike, vjedhjen e fondeve publike mbi baza te perkatsise partiake, zgjedhjet, zgjidhjet dhe veten tone.

“Derisa te vij Gushti i vitit 2012 hidhuni dhe perdridhuni ketu” eshte slogani i show-t. Juria e perbere nga Dashnor Bualli, Aqif Kopertoni, Shkurte Gjata, Llesh Qimja, Sahit Muja, Kasem Koqethati, Ramadan Derri, Kollokotron Preshi dhe Beso Kocka do ti jape fituesit ne fund nje shami me mbishkrimin “Qesh sikur te jete dasma jote dhe shfryji hundet ketu.”

 

 

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s