Horoskopi i javes se fundit te Shtatorit


Dashi Mars 21 – Prill 19
E kalove dhe Shtatorin pa problem. Se shpejti menyra se si ia hodhe do te harrohet.
 

Demi  Prill 20 – Maj 20

E vetmja ide e re qe do te te vije kete jave do te jete slogani per fushaten e ardhshme elektorale: “Qeverria po Ndryshon”.

 

Binjaket Maj 21 – Qershor 21

Kur te mendosh se sa shume njerez ta kane friken, do te tmerrohesh.

 

Gaforrja Qershor 22 – Korrik 22

Asnje ndryshim per gaforret kete jave, pervec atyre qe do te kene fatin e keq te ndodhen ne vendin ku do te bjere sateliti i NASES.

 

Luani Korrik 23 – Gusht 22

Do te te dale ne enderr kali i Katerines se madhe te Rusise. Behu gati per eksperiencat e reja seksuale qe do te kesh kete jave.

 

Virgjeresha Gusht 23 – Shtator 22

Kete jave, kur te te pyesin ato pyetjet standard “C’po ben?”, “Ku po vete?”, “Ku po vete?”, etj.. thuaju te verteten. Askush nuk ka per te te besuar.

 

Peshorja Shtator 23 – Tetor 23

Do ti harxhosh te gjithe leket qe do te fitosh ne Afganistan, per te paguar ata qe te çuan atje, dhe ato qe te lehtesuan stresin e shkaktuar nga qendrimi atje.

Akrepi Tetor 24 – Nentor 21

Thenia “Ka edhe me keq”, çuditerisht nuk do te te sjelle asnje lehtesim kete jave.

 

Shigjetari Nentor 22 – Dhjetor 21

Megjithese je promovor dhe mbeshtetes i fushates “Buy Albanian/Bli Shqip”, nuk do te te behet te shofesh asnje program ne keto televizionet tona kete jave.

 

Bricjapi Dhjetor 22 – Janar 19

 Dikush qe mendonte vrasjen tende me bombe kete jave, do te kete nje moment pendese dhe do te zgjedhe nje metode me pak brutale.

 

Ujori Janar 20 – Shkurt 18

 Do te vazhdosh te vuash nga pa-aftesia per te shijuar gje tjeter ne jete kete jave, pervec perkushtimit ndaj familjes, terrorizimin e kundershtareve dhe shperthimet verbale vulgare ndaj tyre.

 

Peshqit Shkurt 19 – Mars 20
Do te gjesh kete jave nje njeri, i cili te do per ate qe je, por fatkeqsisht ai eshte po aq i depresuar sa je edhe ti.
pregatitur sipas shijes suaj nga Gole Topi, ish provues ushqimi per udheheqjen e larte.
Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s