Hanko Halla (ne demokraci)


Halla ka marr mashen, urat po i shkrep
Trungu i ullirit, digjet me gazep
Reth e rrotull zjarrit, nunuris njeriu
Si gjithkush te tijat, plaku dhe i riu
Erdhi kohe e keqe koha e flamosur
Na u prish dynjaja, bota eshte marrosur
Ku shkuan partizanet, qe sollen lirine
Pse e katandisen kaq keq shqiperin
Ku jan komunistat qe ngriten fabrika
Pse u ben pula, u struken nga frika
Ku jan ato zemra, qe bene hatan
Vec ne 20 vite ndryshuan vatan
Ndertuan uzina, ben hidrocentrale
I qendesien fushat me grure e kanale
Humbi ideali.puna ndershmeria
Tani per nje dite ndryshoi shqiperia
Mir per ne te vjetrit, s’mbeti fjale e vend
Po brezi ri c’pati qe u prish nga mend
Tani vjen hajduti me flori ne qaf
Te merr cupen nuse, te le si pilaf
Me i poshtri lagjes, eshte biznesmen
Burrit me te ndershem, I thone legen
Pulaxhiu i djeshem, eshte i persekutuar
Te shtyp me kembe, ndaj duhet nderuar
Harbuti eshte VIP, Maskarai, figure
Ah, vetem kjo dite, mos te vinte kurre
Tani opozita na behet pushtet
E pushteti iken, duke bere tatpiet
Cu ben demokratet, qe conin shkendija
I griu korrupsioni dhe fuqi e tija
Gjysma me dashnore, gjysma ndan grate
U ben hajdute, mal i vune parate
Humbi opozita, me burra azgane
Tani vec pushteti shine ane e mbane
ku vajti Fatosi, burri me i mire
nuk e mbajti Benca.lidhur me zinxhirre
cben Ilir Meta, trimi i Skaraparit
mbas bythes Saliut, si tope kandarit
ku eshte Neritani me flokun debore
kur peshurr Saliu, shkon jam ban me dore
ku shkoi Imami, te bluante me dhembe,
tani me proteza vetem leh si qen
Kacua i Corrushit, dy pellembe mbi toke
Truri i tij gjall, peshonte dy oke
Ku jan analistet, ku jan gazetaret
Gjith mbas pushtetit, ne rresht si ushtaret
Po personalitetet, po intelektualet
Lere mos i pyet, I mbyten kusaret
Ku shkoi demokracia, simbol i fjales lire
Njezet veta vjedhin, populli thote, bejne mire
Nga mbiu kjo fare, qe ska frike nga shteti
Qe nga pas si delet, u vete mileti
Ku ishin me pare. k’ta trima me flete
Para tyre ligji, dridhet si duan vete
Thashethemexhiu eshte i pari vendit
Grine para ekranit, grine para kuvendit
Po ku humbi fjala e dhene si burri
Mbreteron genjeshtra, perpara na vuri
Po ku vajti cipa e kuqe ne faqe
Tani vec po shpife, jeton ne paqe
Po ku shkuan burrat, me fjalen flori
Tani Kryeplaku eshte nje cilimi
C’fare behet me ne, c’eshte ky fat i zi
Ti flet me drejte .s’te beson njeri
Mashtrusi hiqet burr, I thon edhe doc
Te shjane nga nena, kur ze e flet troc
Kurvari te vin, e te ze qoshen
E mendje te jep, e shpine ta shkerdhen
Iken sekretaret e partise meme
Na mbine te rinj, ska me qen bir qen
per nje privilegj, ta bejne qederin,
O do japesh leke o do japesh nderin
I mbushen burgjet, dingas me qyqare
Drejtojne, qeverrisin, hajdute e kurvare
Po tani burrat, sjane zoter ne shtepi,
Se presin nga grate te ven pasuri
Iku brigadieri qe bridhte si hamshor
Tani burri gruan nxjerr ne semafor
Si u prish kjo rrace, qe mburrej me nderin
Tani per 5 leke, kalojme ylberin
Ku humbi frika nga ligji Enverit
Te fut tjetri plumbin, te con mbrapa diellit
Ku humbi respekti, dashuria fshace
Tani zen prej gryke, e bam me kopace
Po nga dolen vall, gjith keta shejtan
Qe nuk paska ligj e shtet qe i mban
Mire ne shqiperi, se themi s’ka shtet
Po keta Europen, kethyen me kembe perpiet
Flet halla me vete, fjalet si tespije
Mavri qenka sot, sterr ishte dhe dije
Nuk gjetem derman ne kete dreq vend
Ke denim te mencur, na doli pa mend
Per ate qe thonim, mart nga ditet tona
Na la fukarenj, vetem me tallona
Shejtan demokrati, nder nuk na la
Vodhi leke e vota, na dha arme ne krah
Tjetri behej tap, s, ngopej me raki
Tallej me pushtetin si nje cilimi
Qenkemi vertet, si prag prej fiku
100 sy te kesh s’dallon kush eshte miku
Dje na fliste njeri, te tjeret degjonin
Dhe po se kish mire, prap e aprovonin
Sot flasin te gjithe.njeri ulerine
Nuk e dallon dot, ujkun nga Saline
Vjen Hanko Xhixhija, te gjerbi kafen
filxhanet ne dore, nen sqetull xhezven
po cben moj moter, se me thave syte
po llafos me vete je bere si e dyte
eh moj moter xhani, mendja ku s’me shkon
s’le gje pa menduar, dite e nate punon
po rri moj lumadhe.se je pleqeri
si ty edhe mua, s’na degjon njeri
le te ngrysim ditet qe na kan mbetur
kur te na kujtojne, ne do jemi tretur
I degjove lajmet, u be skanadal prap
Iku Doris Paku nga mbledhja me vrap
Si futen nje hu, te mbaje bythen me dore
Ne kemi 20 vjet, ajo s’duroi dy ore
Po ketu ka ngelur.kush nuk iken dot,
E kush me Saliun, nuk behet dot shoke
Na vjen Dorisi me surrat si plisi
E thar, kembe e koke, si kercu prej lisi
Nje here ne 6 muja, vin e mburr Salin
Si kur se dime, kush na dhjeu shtepine
Kaq truthare jane, gjith keta europiane
Vertet se kuptojne, po na marrin xhane
Ketu po vidhet vendi, diten ashiqare
Nuk e marrin vesh!, ne po shkallojme fare
Po rri moj moter, mendjen mos e vri
Se njelloj do jet, kushdo qe te vi
Kur s’ngjallet ai, qe te kallte daten
Lere mos e nga, ka mar ferra uraten
Jo ai te vi, po NATO me topa.
Ketu dhe i vdekuri, nxjerr doren nga gropa
Moj po ai s’vjen, se te vinte dot
Dhe vrima e semes keta si nxe sot
Moj po une mbaj mend qe nga kohe e pare
Vidhnin nje, dy veta, ne gjith fshatin mbare
Kaq njerez bashk, bere per te vjedhur
Kjo tregon moj xhane se ketu kan pjerdhur
Ketu ka mbaruar, o moj halle xhani
Pa shiko nje here ca tregon filxhani
Vetem rruge shikon, hapur ne cdo ane
Dhe fundi filxhanit, nuk tregon dogane
Shikoje vetem njerez, qe ikin matan
Ca kerkojne femijet, ca nene e baban
Ketu fest e madhe kush eshte ne pushtet
Gezojne e shqyen e hidhen perpiet
Te lesh vendin tend, edhe te gezosh
Kjo tregon moj xhane, e ke koken bosh
Kosherja jone bosh, ka qene nga hera
Po neve dhe shpirtin, na e ka marr era
U themi femijeve ikni mos u ktheni
Se kete dreq vend, nuk e ha as qeni
Per te gjith ky vend, nuk u be nje here
As kur ishte Zogu, as Shoku Enver
Edhe kur mendonim, se jetonim mire
Na mbiu trahanaja, buka me shellire
Ama shpirti plot, me gaz e deshire
Gjithmon mendonim, neser eshte me mire
Po tani moj moter, per te ngren ka plot
Po shpirtin e zemren nuk e mbushim dot
Ca mbushin kuleten, po shpirti zeher
Prap nuk gezojne, nuk qeshin nje here
Dje buka me vaje, e dy kokrra kripe
Qeshje e gezoje, beje si garip
Sot me makine, xhepi para plot
Dashnoret si kenaq, gruan se mban dot
Ai qe deri dje, mezi fshinte qurret
Tani kapardiset, te shet mend e mburret
I biri filankes, tani benka tender
Ndaj nderron kostumet, e vishet si dhenderr
I biri fistekut, benka korrupsion
Ndaj ka pasuri e fjala i shkon
Djali qerrexhiut, eshte bere drejtor
I jati kish dy qe, ky dyqind puntore
Paraja para, makina makine
Ka dhe sekretaren, porsi trendeline
Kryeteret e bashkise, bejne nga dy mandate
Pastaj kur degjone po ngrejne pallate
I biri Xhemiles, eshte drogaxhi
Ndaj po ngre vilen, ka ven pasuni
Djali Myzaferit vjedh vila ne Greqi
Po ketu kur vjen, sillet si zoteri
Ka nusen te mire, te larten ka mbaruar
Po dhe ai zanatin, e ka te qeruar
Inat ta kesh, hakun mos ja ha
Se ne fund te fundit, me gjak ben para
Edhe per Nexhon, qe vija doren ne zjarr
Me duket eshte prishur, thone eshte kurvar
Eh moj korbe, u prish dynjalleku
Humbi burreria, u zhduk baballeku
Tani te ulesh, ti zesh nji nga nji
Te kerkosh te ndershem, nuk gjen dot njeri
Ather zinim be, per koken e Agait
I thonim djalit.te mi ngjash babait
Edhe po nuk kishim ndonej burr te ndjer,
I thonim te be behesh, si shoku Enver
Po tani moj moter, shembull ke te marr
Gjysma jan hajdut, gjysma jan kurvar
Ashtu eshte moj moter, erdhi kohe e keqe
Bej sikur s’kupton, thuaj lepe peqe
Si po i shtyme ditet, nje zot e merr vesh
Shkoi jeta per shal, po ikim per lesh
Behari me dasma, s’di se ku te vesh
Dimrit vdesin pleqte, radhen mos ta kesh
Gjysem viti kenge, ha pi e kerce
Pastaj ne varreza, hidh nga dy grusht dhe
Ne kush do na qaj, se s’kemi njeri
Gjysma ne Greqi, gjysma ne Itali
Keta vine martohen, e ikin me vrap
Neve si kercunje, ketu na lene prap
Do na varros lagja, do na qajne komshinjte,
Do na humbas varri, porsi harixhinjte
I doja ketu tani qe jam gjall
Po pastaj po vdiqa, flaka le ti dale
Rri mos ma kujto se shpirtin ma plas
Po ma largon fare, dhe ate cike gaz
Ja ku po ta them dheu s’do me tres
Po s’me erdhi djali, ne varr te me qes
Ben vaki nuk vjen, se se le pronari
Keta shkojne mbas lekut, si koqe kandari
Eshte portokalle e gjith kjo dynja
Si po heqim ne, do heqin dhe ata
Kujtojne se pasuria, na beka gjithcka
Po kot nuk thone, s’ben nene e baba
Nuk gjendet e drejta, ne kete dynja
Te mpihen dhembet, e kur s’ke ca ha
Shiko Nazimen, djalin me nusen ka
Dite per dite zihen, sherr e shamata
Neve qe si kemi, themi kur do vine
Keta qe i kan, jeten po u nxine
Moj po le te vine, e druri te kercas
Se dhe kjo vetmia, shprtin po na plas
Me mire te zjeje, sherri e gjullurdia
Se sa si qyqe, te na haje vetmija
E sa per ate pune, mangut nuk jemi
Ndize telvizorin, se aty i kemi
Kemi shtepin e madhe qe zjen e valon
Ti kerkonke sherr, ne kasollen tone
Pak kemi Salin, qe na del per nate
Qe shan edhe shpif me keq nga grat
Ti numeron ai, nji edhe nga nji
Me keq nga djali, e nusja ne shpi
Une, nga njeher them, mire qe s’jan ketu
Se dite per dite, do kish sherr e dru
Moj kjo pune u pa, qe lumi na mori,
Po kush heq Salin nga televizori
Enverit i mbanim, portretin e shkrete
Po zen ja degjonim, nje here ne 5 vjet
Po ky na eshte bere posi burr i nenes
Kur ti qepet goja, te vjej ne te semes
U ben 20 vjet, na beri me hije
Ndaj ndonje here them, ishim me mire dije
Po ky moj moter eshte fare gomar
Ky hallet e shpise, ti nxjerr ne Pazar
Moj po edhe Serbi, te na kish pushtuar,
Si ky palaco, s’do na kish trazuar
Ky ne sherr na hodhi, nga vendi na ndoqi
Njerzit te gjall me barot i poqi
Thot u fus ne NATO, u coje ne Europe
Po ketu brenda, nuk po rrojme dot
Moj po ky ne krye, me gjith lukunine
E rropen e vodhen, gjith shqiperine
Burr me te poshter, s’me kan zene syt
Zor se ky truall.do nxjerri te dyte
Te mbrosh hajdutet, qe po vjedhin shtetin
E dite per dite te genjesh miletin
Kjo si ka bere vaki, me pare shqiperise
Edhe kur sundonin, Sulltanet e Turqise
Po ky paska qene, burre i pa fytyre
Kush vjedh me shume e ngre ne detyre
Lere moj xhane, nuk kan fat shqiptaret,
Jan qeverrisur vetem nga gomaret
Moj! luftuan njerzit, u vran me Gjerman
E nga nje kile mish, per 5 maj u dhan
Ata qe shpetuan, e moren shqiperin
Na conin ne Moske, na shpinin ne Kine
Tani c’te te them, aman moj e uruar
Na dolen ca te tjere, qenkan persekutuar
Kemi njezet vjet, jepu, prona e para
Paskan qene shume, s’mbarohen dhe keta
Dyzet vjet komunistet, nuk i ngopem dot
U keputem ne mes, sa vajtem dem kot
Tani prape vazhdon, e njejta histori
Shumica hiqet zvarre, ca bejne pasuri
Qenka pike e zeze, me ket popullin tone
Me shume prokopi, benka kush s’punon
Ketu po te vjedhesh, te bejne permendore
Pyet burri burrin, he ke zen dashnore
I vetmi qe s’vodhi, ish shoku Enver
Dhe bustin ja shkulen, e si lan me nder
Po lere firaunin, atij mire ja ben
Se na shkerdheu, me baba e nene
Ashtu si puna jote, e shava dhe une
Po tani se di, pse me dhimbset shume
Je pleqeri moj korbe, mendja po te le
Po ai shejtan, s’kish te mire asgje
Mos me ofendo e kam mendjen top
Si ti me luge boshe, une s’ngopem kot
Moj ai te ligat, I mori me vete
Edhe ne na la, me halle e derte
Po beri te mira, qe si mohojme dot
Qe keta palacot, nuk po i bejne sot
Nuk e di moj moter, po ai fukarallek
Ishte me i dashur, se sa ky bollek
Era e fasules ndizte fshatin mbare
Trahana e mengjezit, spaguhej me are
Nje, bremje vallzimi, bente koperativa
Grat mbas brigadierit.mblidheshin si miza
Dy topa hasyde, te haje ather
Te dukej vetja si shoku Enver
Te haje nje here mire.gjithmon e kujtoje
Kaposhin e vitit ri, se shqisje prej goje
Zogj ne sac, dit per dit ha sot
Shijen e asaj kohe, prape se arrin dot
Moj moter xhani.te ka marr koka ere
Lere ate kohe su ngopem nje here
Po ja te erdhi dita, ha !ngopu tani
Se dhe ti je fryre, je bere si fuci
Moj po une jam fryre, e shfryem perseri
Vetem ate kohe mos ma kujto ti
Se marr vesh me ty.pse e ke zili
Se te pyesesh njerzit, se do me njeri
Me eshte peshtirur ky bollek, prej koti
Ndaj rri e kujtoje si ishte qe moti
Cdo gje e asaj kohe, me duket e arrire
Nga cdo gje e sotme, kam te peshtire
Ishim te varfer, po kishim cilesi,
Cdo gje qe behej, te jepte kenaqesi
Konjaku Skenderbeu, te bente skenderbe
Jo si i shtrin burrat, sot ne mberdhe
Rakia e rrushit, te ndizte si prush
Jo si burri sot, hingellin si mushke
Vertet pinin burrat.po flisnin me mend
Jo si sot moj korbe, vec lehin si qente
Ather birre, rrall gjeje ndonje here
Kur e pije, thoje, rrofte! shokun Enver
At’her, sa bente, nje vazo gogoxhare
Qe kur e haje te ikte mendja fare
Lekuren te thar, e kishim si eshke,
Po zemren e madhe, te kuqe si pjeshke
Tani jemi zbardhur, jemi zbukurar
Po shprti katran e zemra sterruar
Ather burri, punonte ne kanal
Po vinte ne dark, me lopat te lare
Me djerse, pa shplare, te dukej pasha
Edhe fuqi kishte, te ngrinte ne krah
Sot krekoset burri, e del ne Pazar
Le leket ne bingo, pellet si gomar
Edhe pse vishen, edhe pispillosen
Trashur si dose, sa vin e qullosen
Ne kategori te 3-te, ndeshej Ballshi Ri
Dukej se kombetaria, po lozte ne Greqi
Sot ven ne stadium, jo per te berrtitur
Po te marrin vesh, kush ndeshjen ka shitur
Me forcat e tua, kur merje nje 10-te
Nga gezimi madh, hidheshe perpiet
Si ne ate kohe, qe mbanim tallona
Sot njerzit nga xhepi, te nxjerrin diploma
Ather nje asperine, ne 3 vjet pinim ne
Sot me shume ka farmaci, se sa kafene
Kafen kur e gjeje, e piqje ne shtepi
Era e qebabit, ndihej ne Greqi
Kjo sot moj moter, eshte si buke e thekur
Te pish nje kabash, te vjen per te fjetur

Moj Hanko xhani e ndjen lageshtin,
po ky shejatn uje, se nga po na vine!
ah moj korbe u permbys dynjaja
degjove Sali, te rente damllaja
po lere Salin se nuk ka faj fare
shiko te shpetojme.a ke komerdare
po kush e ka fajin, o hanko Xhixhi
po ti moj Hallo, qe s’ke skaf ne shpi
te rroje Jozefina me shokun Sali
pa nje mendje kemi, si une edhe ti

Advertisements

pergjigju

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s